Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHQIPËRI– Niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit në muajin maj me 1.8 për qind, ku peshën kryesore e patën çmimet e vajit, zarzavateve dhe shërbimeve e transportit. INSTAT raportoi se, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1%, ndërsa ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2021, krahasuar me prill 2021 është -0,9%.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,26 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,11 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Maj 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,7%, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 2,8%, “Transporti” me 2,2%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5%, “Argëtim dhe kulturë” me 1,4%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,1%, “Veshje dhe këpucë” me 1,0%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,8 %, “Shëndeti” me 0,5 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3% dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 10,1%, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 6,2%, “fruta” me 4,0%, “peshk” me 2,5%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 1,8%, “mish” me 1,5%, etj.
Krahasuar me muajin Prill 2021, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 2,8%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,3% dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 1,2%, pasuar nga grupet “Shëndeti” me 0,4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2%, “Veshje dhe këpucë”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili.
Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje në inflacionin e majit. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje.
Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Argëtim dhe kulturë”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje.
Marrë nga Monitor.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHQIPERI– Banka Botërore në raportin e saj të fundit të qershorit të perspektivës ekonomike globale ka rishikuar me ulje pritshmëritë për rritjen ekonomik...
TIRANË– Projekti i shumëpërfolur i ndërtimit të linjës 400 kv mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me kosto 70 milionë euro duket se do të nisë ko...
TIRANË– Për vitin 2020, bashkitë në vend kanë ndjerë goditjen e pandemisë dhe gjithashtu të tërmetit. Në një raport të Ministrisë së Financave dhe Ek...
SHQIPËRI– Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka publikuar rezultatet e anketimit vjetor për klimën e biznesit dhe investimeve në...
Kompania austriake që menaxhon Lotarinë Kombëtare pritet të largohet nga Shqipëria pas përfundimit të vlefshmërisë së licencës së fituar në vitin 2012.Burime pr...
VLORË– Vlora ne kaos/ Rruge te prishura e plehra, pensionisti italian ngre alarmin.Në prag të sezonit turistik dhe kur vendi ynë pret një bum turistësh edh...
TIRANË- Fiks Fare trajtoi problemin e zonjës Resmija Hasa, nga fshati Grekan Belsh, e cila ankohej për avokatin Nazmi Dervishi, që sipas saj po e zvarriste...
TIRANË– Sektori i ndërtimit është përfshirë në zhvillime të vrullshme prej rindërtimit të pasojave të tërmetit dhe banesave në Tiranë, por kostot po ...
TIRANË– Numri i personave që kërkojnë të punësohen nga Zyrat e Punës shënoi rritje të shpejtë gjatë pandemisë Covid-19, nga marsi 2020 në marsin 2020...
TIRANË– Zhvillimi i ndërmarrjeve të mikro, të vogla dhe të mesme është në qendër të një projektligji të hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomi...