LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e kostove të energjisë me 2.5 herë më shumë se në 2021 “dëmton” biznesin

20 Mars 2022, 09:19 Nga DOSJA
Rritja e kostove të energjisë me 2.5 herë më shumë se

Rritja e çmimeve të energjisë dhe lëndëve djegëse e kanë bërë biznesin edhe më pesimist për të ardhmen. Industri të ndryshme si tullat, çimento apo turizmi, raportojnë për rritje të kostove deri në 2.5 herë në raport me një vit më parë. Problemi më i madh që ata konstatojnë sot është paqartësia se sa do të zgjasë kjo situatë që “të vegjlit” mund t’i çojë drejt mbylljes. Viti 2022 nuk pritet të jetë pozitiv edhe në aspektin hidrik, ku sipas të dhënave zyrtare, rezerva në kaskadën e Drinit ishte 361 GWh, e papërfillshme për periudhën në të cilën ndodhemi. Qeveria parashikon që importet për të plotësuar konsumin në vend të kapin vlerën 320 milionë euro një rekord historik  për vendin.

Nertila Maho

Ende pa e marrë veten nga goditja e parë e çmimeve të rritura të energjisë, që filluan nga shtatori i vitit të shkuar, biznesi po përballet me një dallgë të re edhe më të vështirë.

Lufta Rusi-Ukrainë ka përçuar tensione në çdo qelizë ekonomike, duke dhënë efekte të menjëhershme që po transmetohen deri te konsumatori fundor, ndërkohë më problematike mbetet paqartësia mbi atë çfarë pritet në vazhdim. Dinamika e ndryshimeve ka qenë e shpeshtë dhe dramatike. Fillimisht, mosreagimi i institucioneve vendase për ditë të tëra, e më pas daljet në seri të kryeministrit me ministra të kabinetit, e kanë shtuar panikun.

Bizneset, në varësi të sektorit ku operojnë, ndonjëherë janë munduar ta amortizojnë këtë panik me deklarata qetësuese, por së fundmi duket se janë dorëzuar dhe pranojnë se nuk shohin dritë në fund të tunelit.

Kostot e tyre, që deri në fund të vitit ishin rritur me 50-70 për qind, tashmë janë dyfishuar apo trefishuar dhe kjo është një barrë që nuk dinë sesa gjatë mund ta mbajnë.

 

Tullat: Kostot janë rritur me 2.5 herë, peshën kryesore energjia

Asllan Baraj, i cili operon në sektorin e prodhimit të tullave prej afro dy dekadash, shprehet i shqetësuar për mënyrën sesi po precipitojnë zhvillimet në ekonomi dhe rritjen e madhe të çmimeve në energji e lëndët djegëse që zënë një pjesë të rëndësishme në aktivitetin e fabrikës.

Ai kishte parashikuar që të vinte në punë në prill një fabrikë të dytë moderne të ngritur së fundmi, por e ka shtyrë pas përfundimit të luftës, sepse situata po ndryshon nga dita në ditë dhe nuk di çfarë të presë. Sipas tij, nuk është momenti ta zgjerojë aktivitetin, kur edhe atë që ka në punë po përpiqet ta mbajë në këmbë me vështirësi të madhe.

“Çmimi i energjisë në tregun e lirë është 10-fishuar. E gjitha kjo që po ndodh është  çmenduri, pasi çmimet po rriten nga sekonda në sekondë, diçka që nuk e kam hasur ndonjëherë në kaq vite.

Ne kishim parashikuar që së shpejti të nisnim punën në fabrikën e re që kemi ngritur, por do ta shtyjmë deri në mbarimin e luftës, pasi nuk mendojmë se është një moment i përshtatshëm. Gazi i lëngshëm që  përdorim është rritur 2.5 herë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Koksi i naftës ka shënuar rritje gjithashtu me 2.5 herë në raport me 2021-shin. Na janë shtrenjtuar lëndët e ambalazhit. Ndërkohë kemi presionin e rritjes së pagave të punonjësve. Është bërë shumë e vështirë të gjesh punonjës dhe ne jemi detyruar të rrisim pagat me 30-40 për qind, që të tërheqim nga tregu apo të mbajmë ata që kemi.

Si industri për prodhimin e tullave kemi rritje të kostove për 2022-shin në raport me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar me 2.5 herë. E njëjta situatë vërehet edhe në industri të tjera si materialet e ndërtimit, çimento, përveç inerteve që janë një aktivitet ndryshe nga ne të tjerët.

Mund të them se nga gjithë kjo rritje, shtrenjtim me 2.5 herë, peshën kryesore, rreth 80 për qind, e mban energjia e lëndët djegëse, ndërsa pjesa tjetër janë lëndët ndihmëse ambalazhuese dhe pagat. Lëndët tona të para, argjila apo guri, nuk kanë ndonjë peshë të madhe në këtë shtrenjtim të përgjithshëm.

Mendoj se kompanitë e mëdha po përpiqen të mbijetojnë, ndërsa për ato më të vogla, nëse situata vazhdon gjatë, mbyllja do të jetë e afërt. Problemi që shoh sot nuk ka të bëjë vetëm me rritjen, por me faktin se askush nuk e di sa do të zgjasë e gjithë kjo dhe nuk shohim dritë në fund të tunelit” – tha Baraj.

 

Industria e çimentos përballet me kosto të rritura, efekti te çmimi final

Fabrikat e çimentos, të lidhura në tension 110 kilovolt, janë prej vitesh pjesë e tregut të lirë të energjisë. Kjo do të thotë se në çdo moment, ato janë të ekspozuara ndaj ndryshimeve të energjisë në bursa.

Përfaqësues të Aneta Cement, thanë për “Monitor” se kostot e energjisë janë rritur këtë vit, ashtu sikurse edhe lëndët djegëse dhe normalisht të gjitha transmetohen te çmimi final i produktit.

“Te ne ndikon sigurisht ndryshimi i energjisë, pasi ne jemi në treg të lirë dhe çmimit të bursës i shtojmë edhe një tarifë shërbimi dhe marrim finalen. Jemi tek linja e zjarrit dhe ndikohemi drejtpërdrejt. Me zhvillimet që ka pasur tregu, kostot na janë rritur edhe ne.

Di të them që çmimet e energjisë nga fundi i vitit të kaluar me sot janë në rritje dhe në produktin final janë reflektuar me 30 euro shtesë për çdo ton çimento të prodhuar. Çdo ditë për ne që jemi në treg të lirë është si të jesh tek Wall Street dhe të presësh ku do shkojë.

Parashikimi i fundit që kanë dhënë është që mund të shkojë 1 mijë euro MWh, por ajo që vihet re është që ndryshimi është shumë i shpeshtë dhe ecurinë nuk e parashikon dot.

Është një situatë përtej çdo parashikimi. Nuk është vetëm energjia që është rritur. Kostot e tjera të mëdha lidhen me lëndët djegëse apo koksin e naftës, që shënojnë rritje shpesh, por sigurisht nuk janë në nivelin e energjisë elektrike” – thanë përfaqësues të Antea Cement.

 

Turizmi, edhe një herë në udhëkryq, kostove shtesë u bashkohet edhe pasiguria 

Operatorët e turizmit kanë ngritur vazhdimisht muajt e fundit shqetësimin për koston e rritur të energjisë. Të nxjerrë në treg të lirë me grupin e dytë të bizneseve që po trajtohen me  çmim preferencial prej 18.8 lekësh që është më i ulët se tregu i lirë, por më i lartë sesa e kishin më parë, ata raportojnë për fatura të kripura që u rrezikojnë aktivitetin.

Një pjesë e mirë e operatorëve po shohin mundësinë e instalimit të impianteve fotovoltaikë, ndërkohë që një pjesë tjetër kanë avancuar me këto projekte duke i vënë edhe në punë.

Gjithsesi, ashtu si për gjithë bizneset, edhe për turizmin mbetet problem  bilanci, aktualisht mujor, por është kërkuar të bëhet vjetor. Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës nënvizoi vetëm pak kohë më parë se do të merrte në shqyrtim disa rregullime të nevojshme për energjitë e rinovueshme, por deri tani nuk ka një përgjigje përfundimtare se ku konsistojnë ndryshimet që do të bëhen.

Operatorët e turizmit nënvizuan se me kostot e rritura të energjisë, që mbajnë peshën kryesore, por edhe me kostot e disa segmenteve të tjera, përfshirë edhe produktet ushqimore, paketat këtë vit janë shitur më shtrenjtë. Tensionet që ka shkaktuar lufta Ukrainë-Rusi, gjithsesi e kanë vënë sërish turizmin mes pikëpyetjesh mbi ecurinë e përgjithshme të turizmit të organizuar.

“Lufta në Ukrainë solli një pështjellim të ri të situatës. Rriti pasigurinë në BE dhe rajon. Solli shtrenjtimin e lëndëve djegëse si burim i rëndësishëm për prodhimin e lëndëve të para, por automatikisht po rit çmimet e produkteve bazë të konsumit familjar dhe te çmimet në përgjithësi.

Kjo ka kompromentuar kontratat e lidhura për vitin 2022, jo vetëm për turistët rusishtfolës (Ukrainë, Rusi e Bjellorusi që  përbëjnë rreth 2% të numrit total) por dhe kontratat me kompanitë ndërkombëtare për konferenca, trajnime” – pohoi Zak Topuzi nga Shoqata Shqiptare e Hotelierëve.

 

Bizneset në tension të mesëm do të paguajnë 18.8 lekë/kWh edhe në shkurt 

Mbi 7440 biznese në tension të mesëm 20,10,6 kilovat do të paguajnë në shkurt 18.8 lekë për një kilovat/orë energji, njëlloj sa çmimi i janarit.

Burime pranë Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, pjesë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, thanë se kjo do të jetë tarifa që do të mbahet deri në momentin që do të merret një vendim i ri.

Ky çmim është brenda marzhit që deklaroi më herët ministria, gjatë diskutimeve me palët e interesit, ku nënvizoi se luhatja do të ishte mes 18-22 lekë/kWh.

Biznesi në tension të mesëm po trajtohet me çmime preferenciale, që janë produkt i mesatarizimit të blerjeve nga Korporata Elektroenergjetike shqiptare me 12 lekë/kWh dhe blerjeve nga tregu i lirë, që janë, në rastin më të mirë 3-4 herë më të shtrenjta se marrëveshja me prodhuesin publik.

Qeveria vendosi që për këtë grup biznesi, të bënte liberalizim të pjesshëm në kushtet kur shoqatat e biznesit shprehën shqetësimin se do të shkonin drejt falimentimit, nëse nxirreshin në treg të lirë në këtë moment.

Liberalizimi i pjesshëm nënkupton që këto biznese po furnizohen nga kompanitë publike, me çmime preferenciale, por jo të rregulluara.

Ndërkohë, në çdo moment që secili prej tyre siguron një marrëveshje me një furnizues privat me çmim më të mirë, mund të lërë lirisht furnizuesin publik.

Qeveria ra dakord të mbante 7440 biznese deri në qershor të këtij viti me çmimin preferencial, me shpresën se çmimet e energjisë do të uleshin duke i hapur  rrugë daljes së tyre në treg të lirë. Por kushtet e reja ku energjia në bursa mbetet në nivele rekord, e bëjnë të paqartë mbështetjen që do t’i jepet kësaj kategorie dhe çfarë do të ndodhë pas qershorit.

Bizneset e tjera, që kanë dalë më herët në tregun e lirë, siç janë ato në 35 kilovolt, po vazhdojnë të furnizohen me çmimet reale që rezultojnë nga ankandet, të cilat janë dukshëm më të larta. Muaji me tarifat më të shtrenjta, deri më tani, ka rezultuar nëntori, me tarifë 38.7 lekë/kWh, ndërsa në dhjetor kishte një ulje të lehtë të këtij çmimi, duke u stabilizuar në 31.7 lekë.

Çmimet e energjisë kanë shënuar  rritje të shpejtë nga shtatori i këtij viti, duke arritur nivele që nuk ishin më parë. Përveç rritjes së kërkesës post-pandemi ndikuan edhe një sërë faktorësh, si mungesa e qymyrit, kufizimet në prodhim nga termocentralet, në funksion të objektivave të klimës, si dhe prodhimi më ulët i energjisë eolike në 50 vjet.

Marrë nga Monitor. 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi rritet çmimi i energjisë rritet çmimi i energjisë

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës