LIVE UPDATES
Ekonomi

Kriza e tregjeve ndërkombëtare! Bizneset kërkojnë uljen e taksave

19 Mars 2022, 07:00 Nga DOSJA
Kriza e tregjeve ndërkombëtare! Bizneset kërkojnë uljen e

Çmimet e produkteve të shportës nuk e ndalin rritjen. Shtrenjtimi është ndikuar nga rritja e çmimit të naftës, energjisë, grurit dhe lëndëve të tjera në tregjet botërore. Shoqatat e bizneseve prodhuese dhe importuesit kërkojnë heqjen e taksave të karburantit dhe përgjysmimin e TVSH-së së shitjes, masë e menjëhershme fiskale që do të rrisë konsumin dhe do të mbajë fabrikat në punë

Kriza e shtrenjtimit të karburanteve dhe energjisë po vështirëson aktivitetin e prodhuesve, që sërish janë një hap para rritjes së çmimeve të produkteve, duke rrezikuar tkurrjen e shitjeve deri në mbylljen e fabrikave.

Kriza e tregjeve ndërkombëtare pas luftës Rusi-Ukrainë ka prekur edhe importuesit e mallrave të konsumit, të cilët po furnizojnë me vështirësi dhe kosto të lartë tregun vendas. Prodhuesit pohojnë se shtrenjtimi i çmimeve nga rritja e kostove (karburantet dhe energjia zënë 20-40% të kostos) ka ulur konsumin, ndërsa janë të pambrojtur nga luhatjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Për këtë arsye, shoqatat e bizneseve dhe sipërmarrës kërkojnë njëzëri ndërhyrjen e qeverisë në heqjen e taksave të naftës dhe uljen e nivelit të TVSH-së te mallrat bazë të shportës ushqimore. Përfaqësues të sektorit të blegtorisë kërkojnë ngrirjen e paketës fiskale deri në kapërcimin e krizës dhe rritjen e subvencioneve për fermerët.

Kërkesat për uljen e taksave

Presidenti i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, tha për “Monitor” se në këtë situatë, kur shtrenjtimi i çmimit të karburanteve dhe energjisë ka shtuar kostot e prodhimit dhe ulur konsumin, institucionet shtetërore duhet të ndërhyjnë me heqjen e taksave të karburanteve dhe TVSH-së për produktet e shportës.

“Në këtë situatë, qeveria duhet të heqë dorë nga koncepti i mbledhjes së taksave, që më pas do t’i përdorë ato për të mira publike ndaj qytetarëve. Sot qytetarit duhet t’i lihet më shumë para në dorë për të blerë produktet kryesore të shportës.

Sot kemi nevojë që paratë të mbeten në duart e njerëzve që të rritet konsumi, i cili ka rënë për shkak të ngritjes së çmimeve, që paratë e qytetarëve të shkojnë për blerjen e prodhimeve vendase, të cilat zënë pjesën kryesore të shportës ushqimore.

Kjo është e vetmja mënyrë që do të mbajë fabrikat në punë, do t’i shpëtojë ato nga mbyllja dhe nga shkurtimi i vendeve të punës.

Situata e shtrenjtimit të çmimeve nuk mund të zgjidhet me disbursime të buxhetit, pasi mekanizmat e tij janë shumë të ngadalshëm për të pasur efekte të menjëhershme te konsumi. Duke pasur më shumë para në duar, do të jetë vetë konsumatori ai që do të zgjidhë krizën.

Për këtë arsye është e domosdoshme që, për një periudhë 3-mujore, të pezullohen apo të zerohen taksat e produkteve të konsumit dhe të hiqen taksat e karburanteve.

Zbatimi i kësaj mase të jetë i përkohshëm, deri sa të kuptohet se çfarë po ndodh dhe të kapërcehet situata e rritjes së kostove të prodhimit dhe çmimeve për produktet e konsumatorit”, nënvizon z. Zusi.

Ulja e TVSH te produktet ushqimore

Përpunuesit e qumështit dhe sipërmarrës të importit të vajit të lulediellit kërkojnë uljen e TVSh-së së pagueshme nga 20% në 6% apo 10% si masë e menjëhershme për të shpëtuar prodhimin vendas dhe për të ulur çmimet e produkteve ushqimore.

Prej disa muajsh, Shoqata Industria e Përpunimit të Qumështit përsërit kërkesën për reduktimin e TVSH-së 6% në shitje, si masë fiskale që do të frenonte rritjen e çmimeve për konsumatorin dhe do të rriste shkallën e konkurrueshmërisë ndaj produkteve të importit.

Përfaqësuesi i kompanisë “Erzeni”, Saimir Begaj, tha për “Monitor” se ulja e TVSH-së në shitje ose kthimi i TVSH-së së kreditueshme, siç ka qenë më parë do të ishte një mundësi për të ekuilibruar rritjen e çmimeve, e ndikuar nga shtrenjtimi i kostove.

“Këtë vit ka rritje të lartë të çmimeve të qumështit, për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve të para të fermerëve dhe mungesës së subvencioneve ndaj tyre.

Çmimi i qumështit të deles është 20% më shumë se vjet, ai i lopës 30%, i dhisë mbi 30%. Rritja e çmimit të qumështit, të karburanteve, energjisë dhe lëndëve të para ka shtrenjtuar kostot e prodhimit të fabrikave të qumështit.

Në këtë situatë është e domosdoshme që institucionet shtetërore të rrisin subvencionet e fermerëve, pasi ushqimet për kafshët janë trefishuar. Skema e TVSH-së së kreditueshme ishte një masë fiskale që arrinte të ekuilibronte çmimet. Heqja e saj duhet të zëvendësohet me rritjen e subvencioneve të blegtorisë, të njëjta me skemat e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Një masë tjetër fiskale që do të ndihmonte sektorin dhe do të zbuste presionin për rritjen e çmimeve të produkteve të konsumatorit do të ishte ulja e TVSH-së në blerje nga 20% në 6%”, thekson z. Begaj. Shtrenjtimi i çmimit të naftës ka shtuar kostot e përpunuesve për shpërndarjen e produkteve të bulmetit në dyqanet e shitjes.

Për të amortizuar rritjen e kostove, bordi drejtues i kompanisë është duke shqyrtuar draft-vendimin për ndërprerjen e furnizimit një ditë në javë me produkte bulmeti.

Kjo masë mund të ndikojë te shitjet, pasi klientët nuk kanë mundësi magazinimi të bulmetit, për këtë arsye, furnizimet janë të përditshme me produkte të freskëta. Është e nevojshme që për të ulur kostot nga shtrenjtimi i naftës të ndërhyhet me masa të reja fiskale. Taksa e qarkullimit te karburantet duhet të hiqet”, thotë z. Begaj.

Aktorë të tjerë të tregut kanë paralajmëruar rritje tjetër 10% të çmimeve të bulmetit për të përballuar shtimin e kostove nga shtrenjtimi i naftës dhe energjisë. Çmimet e produkteve të bulmetit nisën rritjen 10% nga korriku 2021 për shkak të shtrenjtimit të energjisë dhe plastikës në tregjet e huaja.

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve fiskale për heqjen e skemës së TVSH-së së kreditueshme, shumë kompani përpunuese u përballën me shtrenjtim të çmimit të qumështit të grumbulluar nga fermeri 10%. Rritja e çmimit të qumështit të grumbulluar, të energjisë dhe karburantit i detyroi përpunuesit që nga 1 janari 2022 të ngrenë çmimet e bulmetit me 10%.

Pak ditë më parë, Shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit kërkoi heqjen e akcizës 6 lekë/litër për gazin që nis zbatimin nga 1 korriku 2022. Nga viti 2018, akciza ishte zero.

“Kjo është një taksë që do të rëndojë më tepër industrinë përpunuese të qumështit, pasi do të llogaritet mbi sasinë e përdorimit të gazit dhe çmimit. Nuk është çudi që nga ndryshimet fiskale, pas përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë, kur çmimi i gazit të stabilizohet, shkalla e akcizës do të jetë e njëjtë me çmimin e shitjes”, pohoi drejtori ekzekutiv i shoqatës, z. Aldo Hoxha.

Përpunuesit e qumështit kërkojnë edhe heqjen e 10% TVSH për inputet bujqësore të importit, që prej 2018-s ishte zero, pasi ato përfshijnë të gjitha lëndët e para që fermerët përdorin për kultivimin e tokës dhe mbajtjen e kafshëve, të cilat kanë ndikuar te rritja e kostos së prodhimit dhe tregtimit të qumështit.

Përpunuesit e qumështit kërkojnë që në sektorët që do të mbështeten nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2022, të përfshihen patjetër skemat e subvencionimit si: mbështetje direkte 10 lekë për litër qumësht pa limit, të dorëzuar në pika të licencuara grumbullimi ose përpunimi; 10,000 lekë për çdo krerë lopë pa limit të numrit të krerëve; 2,500 lekë për çdo krerë dele/dhi pa limit të numrit të krerëve; 4,500 lekë për krerë lopë pa limit, nëse e dërgon në thertore të licencuar; 800 lekë për krerë dele/dhi pa limit, nëse e dërgon në thertore të licencuar; 20,000 lekë/ha pa limit për tokë të mbjella me misër, grurë, etj. (plus 10,000 lekë nëse përdoret farë e certifikuar).

Edhe importuesit e vajit të lulediellit në vend e kërkojnë reduktimin e TVSH-së në shitjen e produkteve të shportës. Prej disa vitesh, rafineritë e prodhimit të vajit të lulediellit në Shqipëri nuk funksionojnë, për shkak të kostove të larta të vënies së tyre në punë.

Tregtarët e vajit furnizohen nga importi me vaj të përpunuar, që më pas ambalazhohet në vend. Tedi Maraj, drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Erbiron sh.p.k”, e cila ka ekskluzivitetin e importit të vajit të botiluar hungarez “Floriol”, tha për “Monitor” se në këtë situatë kur çmimet e furnizimeve janë shtrenjtuar, qeveria duhet të ndërhyjë për uljen e TVSH-së te mallrat e shportës.

“Çmimi i vajit të lulediellit nga Hungaria për muajin prill do të rritet në 2,8 euro/litër nga 1,8 euro/litër që është për marsin, pa përfshirë kostot e transportit që janë rritur 64% krahasuar me janar-shkurt 2021.

Për të përballuar shtrenjtimin e çmimeve, qeveria duhet të reduktojë TVSh-në e shitjes së produkteve ushqimore nga 20% në 10%, një masë e menjëhershme për të amortizuar rritjen e çmimeve, ndërsa TVSH-ja për produktet e luksit të mbetet e pandryshuar”, thotë z. Mara.

Për muajin mars, çmimi i vajit “Floriol” i importuar nga Hungaria u tregtua me pakicë 330 lekë/litër nga 249 lekë/litër në muajin shkurt (rritja 32,5%). Rritje në të njëjtat nivele shënoi edhe vaji i misrit, duke arritur çmimin rekord të 350 lekë/litër.

Sipas tij, rritja e çmimit të vajit të lulediellit në Hungari është për shkak të ndërprerjes së eksporteve të vajit nga Ukraina, Rusia dhe Serbia pas fillimit të luftës. “Kërkesa e lartë e vendeve të Europës, e ndikuar edhe nga paniku për mossigurimin e vajit, më tepër po përballohet nga Hungaria.

Shumë furnitorë nga Italia dhe Kosova janë në vështirësi për gjetjen e furnizimeve, për këtë arsye kanë kërkuar vajin nga ne, por e kemi të pamundur t’i furnizojmë, pasi parësor është tregu vendas, pavarësisht kostos së lartë”.

Rusia, Ukraina, Hungaria, Serbia dhe Bullgaria janë furnizuesit kryesorë të tregut shqiptar me vaj ushqimor luledielli. Më pas e ndjekin edhe shtete të tjera të Europës, si Italia, Gjermania dhe Greqia, por në sasi më të vogël.

Sipas të dhënave të INSTAT, importet e “Vajra dhe dhjamëra kafshore, apo vegjetale” nga Rusia u rritën me 11% në vitin 2021, në krahasim me një vit më parë, duke përbërë 17% të totalit. Në të njëjtën linjë u rritën importet nga Hungaria (3,5%), Italia (4%), ndërsa importet nga Ukraina pësuan rënie 7%.

Kërkohet ngrirja e Paketës Fiskale 2022

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH), Agim Rrapaj, ka kërkuar që paketa fiskale, e cila hyri në fuqi në janar 2022, duhet të ngrijë deri në normalizimin e pasojave të krizës, pasi po prek bujqësinë dhe sektorët e ekonomisë së ushqimit.

“Duhet të zbatohet paketa e mëparshme fiskale. Masa e propozuar eliminon një nga shkaqet kryesore të krizës që janë ndryshimet fiskale. Kthimi i taksave në nivelet e mëparshme është lehtësisht i zbatueshëm, por edhe e provuar që do të amortizojë rritjen e kostove të prodhuesit vendas nga shtrenjtimi i çmimeve”, thekson z. Rrapaj.

Kryetari i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Prodhuesve Vendas, Ervin Resuli, pohon se aktualisht fermerët kanë vetëm furnizime voluminoze të ushqimeve për kafshët (kashtë dhe bar) ndërsa u mungon soja dhe produkte të tjera, për shkak të shtrenjtimit të lartë të çmimeve.

“Kriza e rritjes së çmimeve ka rënduar më shumë situatën për sektorin e blegtorisë. Shumë fermerë, jo vetëm që gjenden në vështirësi për sigurimin e ushqimit për kafshët, por edhe po arrijnë t’i çojnë në thertore. Për të ndihmuar sektorin, qeveria duhet të ndërhyjë për vendosjen e një çmimi fiks për naftën e fermerëve në vlerën 1 euro/litri, sa në nivelet e vendeve të rajonit.

Të vendoset gjithashtu tavan për çmimet e inputeve bujqësore. Vendosja e TVSH-së 10% tek inputet bujqësore me paketën e re fiskale ka ndikuar te shtrenjtimi i çmimeve. Kërkohet edhe riformulimi i skemës mbështetëse dhe heqja e të gjitha skemave që nuk shkojnë drejtpërdrejt te fermeri.

Dyfishimi i financimit të skemës mbështetëse si Kosova dhe rajoni, si dhe heqja e dyshemesë e tavanit për skemat mbështetëse (numri i krerëve dhe sipërfaqja e të mbjellave).

Shoqata e Ndërtuesve: Të ulet taksa e infrastrukturës

Ulje të taksave për të përballuar shtrenjtimin 50% të kostove kërkojnë edhe ndërtuesit. Sekretari i Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervishi, pohon se rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit pritet të ndikojë te shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve dhe për pasojë, dp të shtojë stokun e ndërtimeve të pashitura.

“Rritja e çmimeve të apartamenteve, për shkak të kostos, do të ndikonte te kërkesa. Rënia e kërkesës do të krijojë stokun e pashitur të apartamenteve, ashtu siç ndodhi dhe me krizën financiare të 2008-s. Në atë periudhë, në periferitë e Tiranës, në qytetet e Durrësit, Vlorës u krijua stok i lartë i apartamenteve të pashitura”.

Sipas tij, në këtë situatë është e domosdoshme që qeveria të ndërhyjë me uljen e taksave. “Në sektorin e ndërtimit, duhet të hiqet taksa 3% e strehimit, si dhe të ulet koeficienti i taksës së infrastrukturës dhe taksave të karburanteve. Për marrjen e masave në tavolinat e diskutimeve duhet të jenë të pranishme edhe përfaqësuesit e bizneseve”, pohon z. Dervishi.

Për ndërtuesit është shqetësim edhe propozimi i qeverisë në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2022-2026 për vendosjen e TVSH-së në shitjen e apartamenteve. Ata pohojnë se, nëse miratohet propozimi, çmimet do të rriten edhe më shumë.

“Nëse qeveria vendos të përfshijë TVSH-në në shitjen e apartamenteve, atëherë e gjithë ekonomia duhet të përfshihet me TVSh, të mos ketë ndarje në biznese me TVSH dhe pa TVSH”, pohon Dervishaj.

Vjet, çmimet e apartamenteve të reja brenda vijës së verdhë të ndërtimit u rritën 10% krahasuar me 2020-n. Në zonat, si: Ish-Blloku, “Myslym Shyri”, Rruga Bardhyl rritja e çmimeve varion 15 deri në 20%.

Brenda vijës së verdhë të ndërtimit, sipas agjencive imobiliare, apartamentet e reja nuk ofronin çmime më të ulëta se 1500 euro/m², ndërsa te periferitë si “Porcelani” apo “Ali Demi”, nuk u shiten më shtëpi banimi me çmime nën 900 euro/m².

Vitin e kaluar, sipas ndërtuesve, u shtua kërkesa për blerje në fazën e hershme të ndërtimit në objekte me çmime të larta deri në 4,000 euro për metër katror, kryesisht kullat. Në të gjitha kullat që po ngrihen në kryeqytet, apartamentet po shiten me çmime nga 3,000 deri në 4,000 euro për metër katror.

Në anën tjetër, kostot e larta nga shtrenjtimi i çmimeve të materialeve të ndërtimit po prekin edhe kompanitë e ndërtimit që po kryejnë investimet publike në infrastrukturë dhe programet e rindërtimit. “Punimet për investimet në infrastrukturë dhe rindërtim janë tenderuar me çmime më të ulëta.

Çmimet po ndryshojnë dita-ditës. Shpenzimet e karburantit zënë 30% të kostove për kompanitë që po kryejnë investime publike, pasi karburanti shpenzohet për gërmimet e relieveve të vështira. Nga rritja e çmimeve, këto kompani janë të humbura apo me fitim zero. Ata kërkojnë që qeveria të marrë masa për situatën e krijuar nga rritja e çmimeve”, thotë sekretari i Shoqatës së Ndërtuesve./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi biznese taksa biznese taksa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet