LIVE UPDATES
Aktualitet

“Rrinim te hoteli se vajzës i pëlqen dhoma me vaskë”, zbardhet DËSHMIA, si u mbrojt para GJKKO gjyqtarja e arrestuar pë

12 Shtator 2020, 15:38 Nga DOSJA
“Rrinim te hoteli se vajzës i pëlqen dhoma me vaskë”,

TIRANË- Mimoza Margjeka, e komanduar si gjyqtare në Apelin e Durrësit, u arrestua disa ditë më parë bashkë me të shoqin, Arben Cara, pasi akuzohet se mori 6 mijë euro për të nxjerrë nga burgu një të arrestuar, Orion Balin.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dëshminë e plotë në GJKKO të gjyqtares, e dila pretendonte se nuk ka marrë para nga askush. Ajo shprehet se bashkëshorti i saj nuk ka pasur ndonjëherë kontakt me personat që ajo ka gjykuar, ndërsa tregon edhe historinë e njohjes me personin e liruar.  Në rrëfimin e saj, ajo tregon se me të liruar janë takuar rastësisht në kohën kur akomodohej në hotel gjatë “delegimit” të saj në Korçë.

Klodi a Klajdi si e ka emrin se nuk ma dinte emrin, sic ia mësova unë tani. Ai ka një fëmijë të vogël, ka edhe ai një fëmijë të vogël. Bëjnë ata ca petulla me mjaltë dhe djathë, aty se rrinë fëmijët, për hallin e fëmijës që rrinë aty, kaq e njoh unë. Kaq njoh unë se vajza ime luan me fëmijën e tyre aty te lokali. Këto janë hallet dhe problemet tona. Të thonë që ike e dole, me atë person kjo është imagjinatë. E kanë njerëzit imagjinatë në mendje. Ndoshta janë nisur se këta janë pjesë të hotelit vijnë këtu, pse të mos ia them një gjysmë fjalë. Beni bashkëshorti im duke qënë profesor e ka frikë ligjin, s’besoj se e ka gjetur koifidencën ai me Benin. Nuk e merrte persipër, nuk do guxonte të merrte përsipër një gjë të tillë, të më thoshte mua. Nuk do guxonte,“-është shprehur ajo ndër të tjera. 

DËSHMIA E PLOTË

“Në lidhje me këtë ngjarje, emrin e shtetasit që ka qënë në hetim dhe çështjen nuk e kujtoj fare, por del se unë kam qënë anëtare e trupit gjykues dhe është dhënë një vendim me trupin gjykues për garanci pasurore. Doja të sqaroja se Gjykata e Rrethit Korçë për shkak të situatës Covid, për shkak të udhëzimeve të ministrisë dhe situatës në përgjithësi është praktikë që nëse vetë personi kërkon një garanci pasurore dhe garancia është në një masë që gjykata e vlerëson të arsyeshme nuk është i pari vendim, por mund të jenë 10 apo 20 vendime që kalojnë në Gjykatën e Lartë.

Është praktikë që unë nuk e kam bërë, e gjeta aty. Unë jam gjyqtare e Shkallës së Parë e deleguar në Gjykatën e Apelit Korçë. Kam shkuar për shkak të pandemisë deri në muajin korrik për masat e sigurisë.

Praktikat janë të Gjykatës së Apelit, kjo pak a shumë është një praktikë, për mua është vendim i drejtë, dmth për çështjen konkrete. Nuk e mbaj mend fare. Nga vendimi që është dhënë kam qënë unë aty. Unë quhem Gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës por me skemë delegim shkoj aty.

Shkoj në Gjykatën e Apelit bashkë me vajzën e bashkëkshortit, jashtë cdo mundësie, detyrohet ai të bëjë shoferin.

Bashkëshorti im detyrohet të vijë me mua, flemë në hotel që është në qendër, marrim edhe fëmijën 3-vjeç me ne. Flemë aty, pronari i hotelit na ka mirëpritur, na ka respektuar. Unë s’kam kushte, detyrohem të marr familjen aty që të mos rrimë jashtë. Se jam në atë punë dhe nuk kam siguri. Klajdi këtë gjë ka bërë i merr numrin e telefonit dhe i thotë na rezervo një dhomë, vetëm njëherë është ulur në tavolinë me ne. Nuk e njoh, se jam e ngarkuar shkoj në mëngjes dhe dal në 6 nga gjykata.

Unë jam super e ngarkuar me gjyqe, cështjen në fjalë nuk e dija që ekzistonte. Më ka thënë relatori për cështjen ti mëso faktet dhe provat. Më pas e kam parë kush është cështja dhe rasti konkret. Është ajo ideja që Shkalla e Parë është pak më e ashpër, ndërsa në rastin konkret vlerëson relatori e vendos ai, ne hedhim firmat.

E dyta, askush, as bashkëshorti im s’ka tagër të më tregojë mua cfarë do bëhet me një të gjykuar. Bashkëshorti im as dorën nuk ua jep personave që kanë gjyq me mua. Në momentin që e di, as dorën nuk ua jep, nëse nuk e di kjo është gjë tjetër. Ai e ka frikë këtë pjesë. Ke gjyq me bashkëshorten time, ai i thotë zotëri mos komuniko me mua. Besoj që ka qenë krejt naivitet aty në ambientin ku rri.

Unë u shqetësova shumë që m’u zgjat mandati në Korcë se jam shumë e ngarkuar, kisha edhe 100 cështje në Durrës. Jam e deleguar në Gjirokastër dhe në Vlorë. Shteti nuk na siguron asgjë, as strehim asgjë, ndaj detyrohet bashkëshorti të kërkojë një vend stabël ku të qëndrojmë. Ne familjarisht jemi në makinë. Kemi frikë të rrimë derë më derë ne rrimë stabël aty tek ai hotel. Vajza ime do të rrijë në atë hotel se ka një vaskë. Korca ime thotë, por Korca na doli problem. Pra ne do mbijetojmë jo të presim këto gjëra.

Klodi a Klajdi si e ka emrin se nuk ma dinte emrin, sic ia mësova unë tani. Ai ka një fëmijë të vogël, ka edhe ai një fëmijë të vogël. Bëjnë ata ca petulla me mjaltë dhe djathë, aty se rrinë fëmijët, për hallin e fëmijës që rrinë aty, kaq e njoh unë. Kaq njoh unë se vajza ime luan me fëmijën e tyre aty te lokali. Këto janë hallet dhe problemet tona. Të thonë që ike e dole, me atë person kjo është imagjinatë. E kanë njerëzit imagjinatë në mendje. Ndoshta janë nisur se këta janë pjesë të hotelit vijnë këtu, pse të mos ia them një gjysmë fjalë. Beni bashkëshorti im duke qënë profesor e ka frikë ligjin, s’besoj se e ka gjetur koifidencën ai me Benin. Nuk e merrte persipër, nuk do guxonte të merrte përsipër një gjë të tillë, të më thoshte mua. Nuk do guxonte.

E thonë avokatët, më cojnë mesazhe. Është pjesa joetike e atij që më thotë, nuk është personi im. Kanë një mendim njerëzit ndërhynë. S’ka asnjë logjikë që unë të ndikoja te gjyqtarët e tjerë, janë korrekt dhe strikt e më kanë respektuar edhe mua. Me ata gjyqtarët aty marrëdhënia ime nuk është konfidente.

Se cfarë ndodhi, nuk e kuptoj. Nuk guxon kush të ma bëjë këtë. Nuk mbaj përgjegjësi për mesazhet që mund të më dërgojë një avokat. Kaq kisha, doja ta vlerësonit vetë. Unë të marr “arrest shtëpie” që jetoj me një fëmijë 3 vjec? Ajo është në kopsht. Më gjeni një person të na sjellë bukën, të ma çojë në kopësht se nuk do ta mbaj aty të më ikë truri i kokës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce mimoza margjeka korce mimoza margjeka

Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Shtator 2020, 15:27

KAVAJË- Drejtori i një banke private në Kavajë ka rezultuar pozittiv me Covid-19. Dosja.al mëson se është infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse edhe gruaja ...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më