LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëmbimi i 3-vjeçares Madeleine, flet ish-e dashura shqiptare e të dyshuarit kryesor

7 Nëntor 2021, 14:48 Nga DOSJA
Rrëmbimi i 3-vjeçares Madeleine, flet ish-e dashura shqiptare e

GJERMANI– Ish-e dashura e Christian Brueckner, të dyshuarit kryesor për zhdukjen e Madeleine McCann nga një vendpushimi portugez, ka rrëfyer se ai pranoi të ketë qenë afër aparatamentit të të miturës kur ajo u zhduk. Nakscije Miftari tregoi në një intervistë për Daily Mail, se ish-i dashuri i saj heshti kur kjo temë u përmend mes miqsh gjatë një feste në vitin 2014. Prokurorët gjermanë janë të bindur se Brueckner, 44 vjeç, rrëmbeu Madeleine, atëherë tre vjeç, nga resorti Ocean Club në Praia da Luz më 3 maj 2007, por po luftojnë për të mbledhur prova të mjaftueshme për të ngritur akuza.

“Mbaj mend që ai nuk iu përgjigj pyetjes. Pasi miqtë u larguan, e pyeta për Maddie pasi nuk dija asgjë për të. E pyeta për këtë dhe ai tha: E di për Maddie, unë isha afër hotelit në atë kohë. Jetoja në atë zone. Nuk do të them asgjë më shumë. Unë nuk jam një djalë budalla, unë jam një biznesmen.” tregoi Miftari.

Dëshmia dramatike e zonjës Miftari, të cilën ajo e ka ndarë tashmë me policinë gjermane, është e para në të cilën Brueckner thuhet se ka rrëfyer të ishte në vendin e krimit. Nakscije Miftari, 25 vjeç, tregoi se sa e tmerruar ishte nga dhuna, kontrolli i Brueckner-it dhe nga zbulimi i interesit të tij mbi pornografinë e fëmijëve me vajza të reja bjonde. Ajo ishte vetëm 17 vjeç në vitin 2013 kur takoi pronarin, në dukje simpatik dhe bujar të një dyqani kioskash në Braunschëeig, ku kishte shkuar për të blerë ëmbëlsira.

“Herën e parë që e pashë, ai po qëndronte në në celularin e tij në kioskë. Ai hoqi telefonin dhe tha: Përshëndetje zonjë, si mund t’ju ndihmoj? U habita pasi askush më parë nuk më quajti zonjë. Ai më kërkoi të hidhja një sy dhe të zgjidhja atë që doja. Pastaj, kur e pyeta se sa duhet të paguaja, ai tha: Asgjë, një zonjë nuk duhet të paguajë në kioskën time,” tha Miftari.

Pavarësisht se ajo ishte më pak se gjysma e moshës së Brueckner-it, ata filluan të takoheshin dhe Miftari madje mendoi të martohej me të. Por rreth një vit më pas në lidhjen e tyre, ajo gjeti pornografi me fëmijë në celularin dhe laptopin e tij, në pjesën më të madhe të saj shfaqeshin vajza bjonde. Brueckner ishte në disa nga videot. Kur ajo u përball me të, Brueckner filloi një sulm të egër ndaj saj.

“E pyeta për videot dhe fotot dhe atëherë ai më goditi me grusht. Unë rashë nga shkallët dhe isha pa ndjenja për rreth dhjetë minuta,” tha ajo.

Miftari dhe nëna e saj raportuan sulmin në polici dhe oficerët bastisën banesën, duke rikuperuar pajisje elektronike të cilat më vonë u zbuluan se përmbanin 391 fotografi pornografike të fëmijëve dhe 68 video, duke përfshirë imazhet e Brueckner duke abuzuar me vajzën pesëvjeçare të një prej të dashurave të tij të mëparshme. Duke injoruar lutjet e nënës së saj, Miftari, një muslimane gjermane me origjinë nga Kosova, mbeti në kontakt me Brueckner edhe kur ai iku në Portugali. Ai u kthye përfundimisht në Gjermani me një urdhër-arresti evropian në vitin 2017 dhe më vonë u dënua me 15 muaj burg për abuzim me pesë vjeçaren. Policia gjermane njoftoi në mënyrë dramatike se ai ishte i dyshuari kryesor në rastin Madeleine në qershor 2020, ndërsa ai ishte ende duke vuajtur dënimin.

Madeleine u zhduk nga apartamenti i pushimeve të familjes së saj ndërsa prindërit, Kate dhe Gerry McCann, po darkonin me miqtë në një restorant tapas aty pranë. Policia gjermane ka vërtetuar se Brueckner, i cili mohon çdo përfshirje në zhdukjen e Madeleine dhe ka refuzuar të flasë me policinë ose prokurorët, jetonte në Algarve. Sinjalet e telefonit celular tregojnë se ai ishte pranë resortit Ocean Club në mbrëmjen e 3 majit 2007.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet christian brueckner madeleine mccann nakscije miftari christian brueckner madeleine mccann nakscije miftari

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës