Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Policia e shtetit ka vënë në pranga vëllain e autorit të vrasjes së biznesmenit Rruzhi Hoxhës. Pajtim Rrushi, vëllai i autorit të dyshuar Ferdinant Rrushi është arrestuar pasi akuzohet për bashkëpuntor në ngjarje, duke u akuzuar për ‘veprime që pengojne zbulimin e të vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësim i kufomës’.
Autori i krimit, Fredi Rrushi është arrestuar më datë 26 tetor si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve. Gjithashtu, ai dyshohet dhe si porositësi dhe organizatori i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ballenj. Rushaj do të akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Fshehja e kufomës’.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Ruzhdi Hoxha. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Sektori i Krimeve të Rënda nën drejtimin e Prokurorisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Qafë Molla”, është vënë në pranga vëllai i autorit të dyshuar të krimit. 42-vjeçari i dyshuar si bashkëpuntor në krim. Në vijim të punës intensive hetimore dhe profesionale me qëllim dokumentimin e autorsisë së rrëmbimit, vrasjes dhe më pas zhdukjes së kufomës së shtetasit Ruzhdi Hoxha, prej disa ditësh ka vijuar operacioni policor i kodur “Qafë Molla”. Në operacion u përfshinë Strukturat Hetimore të DVP Tiranë dhe të Komisariati i Policisë Nr.4, Fnsh dhe Institutit të qenëve të Policisë nën koordinimin e Deparatamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke kryer kërkime masive në të gjithë zonën e Dajtit. Si rezulat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës, në Qafë Mollë, mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbulur me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha.Në kuadër të veprimeve hetimore të kryer nga Sektori i Krimeve të Rënda kundër Jetës, është bërë e mundur zbardhja e autorsisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi, është autor i rrëmbimit dhe i vrasjes së shtetasit Ruzhdi Hoxha.
Shtetasi Fredi Rrushi është arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.Gjithashtu, ky shtetas dyshohet dhe si porositësi dhe organizatori i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ballenj, me datë 31.10.2021, ku u vunë në pranga shtetasit A. D dhe G. K.Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit Pajtim Rrushi 42 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojne zbulimin e të vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës“, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.Si dhe u bë vendimi i ndalimit në ambientet e burgimit i shtetasit Fredi Rrushi për veprat penale “Vrasje me paramendim” “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Fshehja e kufomës”.Nga ekspertiza paraprake rezulton se shtetasi Ruzhdi Hoxha është vrarë me armë zjarri.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
LAJMI KRYESOR: VRASJA e Rruzhdi Hoxhës! U telefonua 4 herë nga Rrushi, miku e qëlloi me 2 plumba
(A.B)/Dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Synimi i institucioneve është vaksinimi i 70% të popullatës deri në mesin e vitit 2022. Në interpelancën e fundit ministrja e Shëndetësisë tha, se po shqyrtohet...
TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se rreth orës 11:50 në rrugës Hoxha Tahsim një makinë me drejtuese 26-vjeçaren me i...
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi me anë të një mesazhi publik, ka reaguar pas ngjarjes së ngacmimit seksual që u bë publik ditën e djeshme në ...
TIRANË- 13 kilogram kanabis janë sekuestruar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se në flagrancë është arrestuar 45-vjeçari me iniciale A.B, pasi gjatë ...
DURRËS– Gjatë operacionit “Fati i lojërave”, dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Mësohet se dy personat që janë vënë ...
GREQI- Një video e kapur nga burgu i Kordhalos në Greqi është publikuar në rrjetin social TikTok. Videoja është kapur me telefon nga një shqiptar i burgosur në ...
TIRANË– Telefoni i biznesmenit Ruzhdi Hoxha ishte ai që dërgoi në gjetjen e trupit të tij në Dajt. Telefoni i viktimës ishte gjetur përtokë në zonën ...
TIRANË– Sherri që la të plagosur Ilir Shkurtin mbrëmjen e djeshme nga Kridenc Meçollari, dyshohet se ka nisur që në Angli. Dy personat që u pë...
TIRANË– Renis Selimaj është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për moskallëzim krimi në lidhje me plagosjen e Ilir Shkurtit në zonën...
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i akordon Certifikatë për Shërbime të Dalluara Drejtorit të Drejtorisë Hetimore në Depa...