LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Është i imi, më mirë vdis’, kur vajzat rrihen për një djalë. Ai: Punë grash!

7 Nëntor 2021, 14:32 Nga DOSJA
‘Është i imi, më mirë vdis’, kur vajzat rrihen

Një studente pretendon se është rrahur nga një inxhiniere dhe shkaku i sherrit midis të dyjave është një mashkull. Por teksa të dyja vajzat kanë përfunduar në polici, i riu ka refuzuar të paraqitet pranë drejtorisë vendore përmendi një burim i sigurt i Gazetasi.al duke thënë vetëm kaq në telefon: “Nuk vij në polici për punë grash”.

Mbasi kanë marrë dëshmitë, policia ka ngritur ndaj të dyja vajzave nga kryeqyteti akuzën e kanosjes së rivales. E akuzuara e parë, me profesion inxhiniere është ish e fejuara e H. , një 33 vjeçari i cili e braktisi atë mbas një lidhjeje disa vjeçare. Ndarja ndodhi për shkak të një tjetre, që është e akuzuara e dytë dhe që ndjek arsimin e lartë për infermieri. Sipas materialeve hetimore dhe denoncimeve respektive të vajzave që janë rrahur sapo kanë zbuluar njëra tjetrën, historia u bë e komplikuar mbas justifikimeve të të riut i cili asnjërës nuk i kishte treguar për ekzistencën e tjetrës

“Bëj kallëzim për K.P – thotë në polici studentja – mbasi ajo më kanosi seriozisht për jetën duke më thënë në mes të shkollës ‘kurvë do të shqyej, ti më ndave në prag të dasmës” .

E reja insiston në polici se një skenë e tillë ka ndodhur edhe pranë shtëpisë dhe lagjes ku ajo banon. ”Erdhi me makinë të bardhë, gjendesha në lokal, ishte me një mjet audi, dhe mu afrua duke thënë ‘do të vras k…., prostitutë’. I erdhi lagjes vërdallë duke bërë xhiro me makinë dhe më të njëjtin fjalor u sigurua që ta mësonin të gjithë historinë e time”- thotë në polici studentja

Por rezulton se edhe inxhinierja ka bërë disa herë kallzime ndaj studentes. Edhe së fundmi ajo nuk ka hezituar të tregojë në polici se është kanosur nga e dashura e re e ish të fejuarit

“Kam bashkëjetuar me të për 10 vite, po bëheshim gati për martesë. Historinë paralele dhe vajzën që hyri midis nesh e kam zbuluar përmes rrjeteve sociale. Ajo kishte dijeni për marrëdhënien e H. dhe bashkëjetesën e tij sepse e takova dhe ja vura në dijeni faktin e fejesës. Nuk u tërhoq, përkundrazi hapi rrjete sociale dhe nisi sulmet direkte duke më konsideruar si një grua që nuk e linte të lirë një burrë që të zgjedhë. Këtu nisëm dhe fërkoheshim të dyja dhe nuk vonoi ajo më kanosi duke më shkruar ‘është i imi, më mirë vdis’ më shkroi”. Inxhinierja tregon se realisht mbas grindjeve në çift, dhe përpjekjeve të të fejuarit që e kategorizonte studenten “ si njëra që i ishte qepur se ishte e fiksuar” , ajo e la atë, por nervat nuk i zbritën.

“Studentja u fiksua megjithëse e mori çfarë deshi, e mori H. I jepte kënaqësi t’më kërcënonte duke ekspozuar vendet që frekuentonim ne si çift dhe kjo është një tjetër lloj kanosjeje, së bashku me ofendimet se midis një të reje dhe një të ‘moshuare’ si unë, ai do zgjidhte patjetër atë. Por unë jam 33 vjeçe, dhe e kam takuar këtë vajzë që në nerva e sipër mund ti kem thënë çdo gjë. Por ajo vazhdon të më kanosë”. Por studentja nga ana e saj insiston se nuk mund të jetë ajo fajtore për të histori që kishte marrë fund.

Megjithatë pyetjes nëse kishte apo jo informacion për bashkëjetesën e të dashurit ajo i përgjigjet: Kjo është një pyetje që duhet t’ia adresoni të dashurit tim.

Policia thotë për Gazetasi.al se me gjithë kallëzimet e herëpashershme të të dyja vajzave që pretendojnë se tjetra është një rrezik real, konflikti nuk është mbyllur. Disa herë të dyja vajzat rezultojnë të kenë depozituar kallzime për palën tjetër për kanosje, jo vetëm përballë por edhe përmes e-maileve dhe në telefona. Në përfundim policia ka administruar çdo gjurmë të kërcënimeve të palës tjetër dhe veç veprës së kanosjes do t’i hetojë të dyja edhe për akuzën e ndërhyrjes pa të drejtë në jetën private, të parashikuar nga neni 84 dhe 121 i Kodit Penal. Të dyja pritet të referohen në gjendje të lirë, por përpara se kjo të ndodhe, do të merret edhe një deklaratë nga i riu, që megjithëse është molla e sherrit, duket se nuk ka lëvizur gishtin ta administrojë situatën.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet sherr mes vajzave tirane sherr mes vajzave tirane

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës