LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Rrëfimi i mbesës së deputetit që u dënua me varje në litar në 47’ nga diktatura: Ju tregoj vuajtjet e nënës

12 Korrik 2019, 17:42 Nga DOSJA

TIRANË- Ishte data 10 tetor 1947. Vera 7-vjeçare po luante e pashqetësuar në oborrin e shtëpisë së saj të bukur, në qytetin e Durrësit. E ëma, Mexhidja e shoqëronte me sytë e përlotur vajzën e vogël, tek luante në oborr. Me pafajësinë e një fëmije, Vera afrohet pranë së ëmës dhe e pyet: Nënë, pse po qan?! Por nëna nuk mund t’ia rrëfente lotët e saj. Atë ditë ishte varur në litar i ati i Verës, Shefqet Beja. Diktatori Enver Hoxha e kishte shënjestruar ndër të tjerë “Armiq të Popullit”, si më të rrezikshmin dhe kishte dhënë vendimin “varje në litar”. Shefqet Beja kishte qenë pjesë e grupit të deputetëve kundërshtar të diktatorit Enver Hoxha, një ndër më të spikaturit kundërshtar të regjimit komunist, që po vendosej ato kohë në Shqipëri. Pikërisht për këtë arsye, Shefqet Beja, vetëm 35 vjeç, ishte dënuar me varje në litar, ndërsa pjesa tjetër e grupit të tij, u dënuan me pushkatim. Si të tjerë deputetë të dënuar me vdekje, Shefqet Beja u ekzekutuan mesnatën e 10 tetorit të vitit 1947. Atë natë, Vera Beja mbeti vetëm me nënën e saj Mexhide Beja, e cila shpejt do të sëmurej rëndë. Vera ishte shumë e vogël për të kuptuar se çfarë gjëme i kishte ndodhur e shumë shpejt, do të mbetej edhe pa të ëmën. Pak ditë pasi Shefqet Beja u ekzekutua, e shoqja Mexhidja, u sëmurë rëndë nga mushkëritë, kur filloi të villte gjak, iu drejtua spitalit të Durrësit. Ishte koha kur “armiqtë e popullit” nuk kishin të drejtë të merrnin shërbime mjekësore. Kur Mexhidja shkoi të shtrohej në spital, atje u refuzua. Qëndroi për disa orë, në një shtrat të vendosur në oborrin e spitalit, në pritje për t’u pranuar të trajtohej si gjithë njerëzit e tjerë. Por ishte e kotë, asnjë mjek nuk guxonte t’i afrohej për ndihmë, sepse ishte dhënë urdhër i prerë që bashkëshortja e “armikut të popullit”, të mos i jepej ndihma mjekësore. Pas qëndrimit disa orë në shi, një e afërme e familjes Beja e mori në shtëpi dhe e ndihmoi me sa mundi. Pak ditë më pas, Mexhidja ndërroi jetë në moshën 35 vjeç, duke lënë Verën jetime dhe të vetme në moshën 7-vjeçare. Vera u rrit nga familja e xhaxhait të saj, Abdulla Bejës. U rrit me të njëjtën dashuri si dhe Met Beja, djali i xhaxhait të saj, me përkujdesjen e pakursyer të familjes së xhaxhait. Vera ishte një ndër vajzat më të bukura dhe më të kulturuara të Durrësit të viteve  ’50-’60. Por natyrisht, e kishte fituar qysh fëmijë statusin “armike e popullit”.

***

Ishte pranverë në vitin 1963, kur Oresti Dhonato, një ndër inxhinierët e paktë mekanikë të Shqipërisë së asaj kohe, u caktua të punonte si inxhinier në NISH Goma, në Durrës. Ishte djalë nga një familje përmetare, e shpërngulur prej vitesh në Tiranë. Sapo kishte përfunduar studimet në inxhinieri dhe ishte caktuar të punonte në qytetin e Durrësit. Atje u njoh dhe u dashurua me atë vajzë, që shquhej ndër të tjera vajza të qytetit, me Vera Bejën, të bijën e deputetit të ekzekutuar nga regjimi komunist. Pa marrë parasysh damkën që ishte shkruar padrejtësisht mbi shpatullat e saj të brishta, Oresti u dashurua me Verën dhe të dy vendosën të martohen. Çifti i ri e nisi jetën në vitin 1964, mes betejash të forta që nuk do të ndaleshin asnjëherë.

“Që prej ditës kur u martuan, nuk u ndalën presionet ndaj babit tim Orestit. I kërkonin papushim që të ndahej nga mami, nga “e deklasuara armike e popullit”. E kërcënuan ta hiqnin nga Tirana po s’u nda dhe ashtu bënë, meqenëse ai nuk e pranoi presionin. E çuan në Kavajë, sepse ishte ndër inxhinierët më të zot të vendit dhe i duhej në atë kohë, sepse po ndërtohej Fabrika e Letrës, e vetmja asokohe në Shqipëri dhe më pas Uzina e Gozhdës tek e cila punoi deri sa doli në pension. U mundua dy vitet e para, të kthehej në Tiranë, atje ku kishte shtëpinë e tij, por përgjigjja ishte e njëjtë: “Tirana s’është vend për armiken e klasës Vera Beja”. Në vitin 1967,  Oresti dhe Vera nisën jetën në Kavajë, ndërkohë kishte ardhur në jetë vajza e tyre e parë Dori dhe ishte 2 vjeç. Më pas, erdhën në jetë Ela, Ana dhe Xhilda. Familja jetonte në qytetin e Kavajës, rrethuar me mirësinë e banorëve të atij qyteti, por të sulmuar egërsisht nga diktatura. Vera nuk kishte pasur të drejtë të shkollohej e nuk kishte të drejtë as të punonte. Erdhi një moment kur pas shumë përpjekjesh, u pranua të punonte në lavanterinë e komunales së qytetit.

“E mbaj mend gjithmonë me çizme llastiku deri në gju, këmbë dhe duart gjak të kuqe gjithmonë në ujë dhe duke larë e shtrydhur kryesisht rrobat e ushtarëve. Nuk e di ku e gjente forcën dhe qeshte aq bukur kur me shihte, qeshte aq bukur sa e ndriçonte vendin kudo ku ndodhej. Dhe ato zonjat aq te mira të lavanterisë, e deshën aq shume. Por hallet dhe mundimet do ia ndalnin shpejt buzëqeshjen.

Në fillim të vjeshtës së vitit 1975,  Vera u sëmur rëndë, nga melanima, kanceri i lëkurës. U nda nga jeta në nëntor të atij viti në moshën 35 vjeçare, duke lene jetimë katër fëmijët e saj, Dorin 10 vjeçe, Elën 7 vjeçe, Anën 4 vjeç dhe Xhildën 4 muajshe. Familja e Reshat Bejës, të afërm të Vera Bejës, e morën Xhildën e vogël dhe e rritën si vajzën e tyre. Xhilda ishte vetëm katër muajshe kur e la nëna jetime, ndërkohë që i ati Oresti dhe vajzat e vogla Dori, Ela dhe Ana nuk kishin mundësi të kujdeseshin për të. Reshat beja dhe bashkëshortja e tij e morën Xhildën e vogël dhe e rritën me shumë dashuri. Oresti, 45-vjeçar, i brengosur për humbjen e dashurisë së tij të çmuar, nënën e fëmijëve të tij,  vazhdoi jetën i përkushtuar maksimalisht ndaj vajzave.

“Dashuria e babit për mamin ishte nga ato të rrallat që egzistojnë vetëm në përralla. Na rriti i vetëm dhe në mënyrë shëmbullore duke na përcjellë sa mundi edukatën, zgjuarsinë, maturinë, profesionalizmin e mirësinë. Ishte burrë me një karakter të përsosur dhe unik. Kavaja e njeh mirë. Unë jam shumë krenare që jam bija e tij. Unë mbarova shkollën me rezultate të shkëlqyera (gjatë gjithë historisë së shkolles qysh nga klasa e parë fillore deri në maturë kam patur vetëm një 9). Sigurisht asnjëherë s’më dhanë të drejtë studimi. Jo vetëm që s’më dhanë të drejte studimi por s’më jepnin as punë sepse kisha trashëguar titullin e mamasë: “armike e popullit”. Babai vdiq nga hemorragjia celebrale në 1993, në moshën 63 vjeçare. Ishte i pari Kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve të qytetit të Kavajës dhe anëtar i kryesisë së parë të të përndjekurve. Ishte ndër të zgjedhurit e parë, nga ata të merituarit, të ndershmit, të papërlyerit, idealistët, të paharrueshmit. Ai është heroi im. Ne emigruam në vende të ndryshme, të cilat na njohën dhe verësuan meritat intelektuale, të cilat vendi ynë nuk na i njohu kurrë në tre breza. Dua të theksoj se kemi qenë me shumë fat që jetuam në Kavajë ku patëm gjithmonë mbështetjen e banorëve të atij qyteti”, rrëfen Dori, bija e Vera Bejës dhe Oresti Dhonatos, mbesa e Shefqet Bejës.

(Marrë nga Kujto.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur denimi i deputetit dori dhonatos krimet e komunizmit shefqet beja denimi i deputetit dori dhonatos krimet e komunizmit shefqet beja

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje