LIVE UPDATES
Politike

Rrëfehet Meta/ Presidenti tregon përfshirjen në lëvizjen e dhjetorit: Doja të hyja në ambasada por kisha frikë për famil

4 Janar 2021, 21:30 Nga DOSJA
Rrëfehet Meta/ Presidenti tregon përfshirjen në lëvizjen e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur së fundmi në lidhje me jetën e tij dhe përfshirjen në politikë ndër vite. Në një intervistë për emisionin “Opinion” ai ka folur edhe për pjesmarrjen e tij në lëvizjen studentore, ku dhe ka treguar dhe takimin me Ramiz Alinë, i cili ishte përfaqësues i lëvizjes.

Në intervistë ai ka thënë se asokohe ka dashur shumë të largohej me ambasadat por megjithatë ka bërë një hap pas duke qenë se sipas tij familja e tij do të përballej me pasoja.

PJESW NGA INTERVISTA: 

Fevziu:  Zoti Meta ju u gjendët në Lëvizjen Studentore dhe u bëtë pjesë e delegacionit të studentëve që shkoi të negocionte me Presidentin e asaj kohe, Ramiz Alinë, i cili e kishte zyrën në këtë godinë. Si u përfshitë në atë delegacion, në Lëvizjen Studentore?

Presidenti Meta: Lëvizja Studentore erdhi si një lloj procesi. Protesta e studentëve kishte filluar përpara 8 dhjetorit ‘90 po të kemi në konsideratëdisa takime të zhvilluara nëfakultete të ndryshme, nga eksponentë të udhëheqjes së asaj kohe, që synonin të testonin dhe mbajtur nën kontroll rininë apo elitën e rinisë studentore tëasaj kohe. Unë kisha marrë pjesë në disa debate të organizuara në Fakultetin e Ekonomisë me disa eksponentë të Komitetit Qendror që vinin në atë kohë.

Fevziu: Ishin disa tentativa për ta zbutur situatën.

Presidenti Meta: Unë isha edhe Sekretari i Rinisë i degës së Ekonomisë Politike në atë periudhë, isha një person i njohur dhe debatet e mia krijuan një efekt me këta drejtues, me këta eksponentë. Për më tepër bëra një mbrojtje të profesor Gramoz Pashkos pas një interviste që ai dha në “Zërin e Amerikës”.

Fevziu: Pati kontenstim ndaj regjimit komunist.

Presidenti Meta: Po, patjetër. Krijoi një përshtypje të fortë dhe disa…

Fevziu: Si e mbrojtët ju Gramoz Pashkon? Ju ishit student, ndërsa Gramoz Pashkoja profesor. Në çfarë konteksti?

Presidenti Meta: Po, unë isha student dhe një nga sekretarët e Komitetit Qendror në atë kohë dhe disa eksponentë të tjerë të Komitetit Qendror erdhën dhe bënë një takim, si rastësisht në Fakultetin e Ekonomisë, ku kuptohet se të gjitha insinuatat apo shigjetat ishin kundër profesor Pashkos për arsye se ai kishte dhënë një intervistë te “Zëri i Amerikës” dhe kishte bërë kritika mjaft të forta.

Fevziu: Ju e njihnit personalisht apo vetëm si Sekretar Rinie?

Presidenti Meta: E njihja si pedagog, por ai nuk më kishte dhënë mua mësim deri në atë kohë.

Ishte një figurë simpatike për studentët në përgjithësi, sepse ishte një pedagog interesant, ishte liberal dhe erudit. Por më e rëndësishme ishte ajo që ne kishim dëgjuar prej tij, kritikat për vetë sistemin, për papunësinë dhe probleme të tjera.

Fevziu: Ishte edhe Pashkoja i pranishëm gjatë mbrojtjes suaj?

Presidenti Meta: Po, ishte edhe Pashkoja i pranishëm. I pari që u përpoq t’i mbronte idetë e tij ishte profesor Ylli Vejsiu. Mbajti një reagim shumë të ashpër për të frenuar këtë sulm ndaj Pashkos.

Pastaj bëra një ndërhyrje aty paksa si spektakolare që i vuri në një situatë shumë të vështirë, se kishte ndodhur ngjarja e ambasadave dhe unë u them: “Nuk duhet të hezitojmë për të pranuar problemin e papunësisë, sepse ky është një problem real. Ata që ikën, ne i njohim, ishin të papunë. 80% e tyre nuk mund të jetojnë normalisht me 3 mijë apo 4 mijë lekë në muaj. Prandaj i them unëzotërisë që ishte sekretar i Komitetit Qendror…

Fevziu: Për të përditësuar një njeri sot: 3 apo 4 mijë lekë ishin 3 ose 4 dollarë në muaj.

Presidenti Meta: Po, ishin pak fare, prandaj unëme ironi ju them: “Këtë problem, pra papunësinë, mund ta zgjidhë Partia. Si mund ta zgjidhë Partia? Partia mund të bëjë një marrëveshje me shtetet e tjera, në mënyrë që këta të papunë,të mund të shkojnë andej dhe nuk kanë përse tëhyjnë në ambasada.

Fevziu: Me siguri kjo ishte një herezi jo e vogël?

Presidenti Meta: Aty u krijua një situatë shumë e vështirë, sepse të thoje që ta zgjidhë Partia do të thonte për ta që ti ende kishe besim. Që Partia ta zgjidhte në atë mënyrë do të ishte e pamundur, por problemi ishte ky dhe duhet zgjidhur.

Fevziu: Po vetë Pashkoja, çfarë reagimi pati?

Presidenti Meta: Ai ka qenë në një pozicion paksa të vështirë, por asnjëherë nuk u tërhoq nga pozicioni i tij. Kini parasysh ato ishin testime. Ishin momente për të parë se si ishte raporti i forcave. Deri ku kishte qëndresë.

Fevziu: Ndërkohë që edhe ju kishit një dyzim, kam përshtypjen, në korrik të vitit 1990 të largoheshit me ambasadat?

Presidenti Meta: Unë kisha shumë dëshirë që të largohesha. Është shumë e vërtetë.

Fevziu: Donit realisht të largoheshit?

Presidenti Meta: Po, realisht doja të largohesha, por mendoja gjithmonë pasojat për prindërit, për familjen, dhe kuptohet se ato do të ishin sipas…

Fevziu: U afruat deri te ambasadat?

Presidenti Meta: Jo. Por një shoku im shumë i ngushtë hyri në ambasadë dhe ky ishte një moment, që më tundoi për të bërë një veprim të tillë, por gjithmonë duke menduar pasojat për familjet. Ky ishte problemi kryesor.

Fevziu: Ndërkohë ju u zgjodhët përfaqësues i delegacionit të studentëve që do të takoheshin me Presidentin Alia.

Presidenti Meta: Po, një nga tri përfaqësuesit e Fakultetit Ekonomik, sepse përfaqësimi u nda në bazë fakulteti.

Fevziu: Dhe u takuat në Pallatin e Brigadave në atë kohë. Si e kujtoni takimin me Ramiz Alinë? Kishit frikë? Kishte tension? Ishit të bindur se do ta merrnit pluralizmin?

Presidenti Meta:Ajo që kujtoj më shumëështë momenti për të vajtur te takimi, sepse ekzistonte një ide e përgjithshme që mund të jetë një kurth.

Fevziu: Po, patjetër.

Presidenti Meta: Ndaj dhe si garanci, për të pasur njëqetësi e lehtësim psikologjik, bashkë me ne studentët, në autobusin për në Pallatin e Brigadave, erdhën si garantë zoti Gjinushi, Ministër i Arsimit dhe zoti Bashkurti, Sekretar i Parë i Rinisë në atë kohë. Pra e para ishte pasiguria se çfarë do të ndodhë. E dyta…

Fevziu: A kishit përgatitur një platformë për në bisedime?

Presidenti Meta: Po, besoj se diçka e tillë ishte dakorduar. Ishte diskutuar për çështjen e pluralizimit, sepse kjo ishte kthyer tashmë në kërkesën kryesore dhe kuptohet se kjo ishte platforma kryesore.

Fevziu: Vetëm pluralizimi?

Presidenti Meta: Po, kjo ishte çështja kryesore.

Fevziu: Dhe në Pallatin e Brigdave me Presidentin e vendit, i cili në fakt ishte Sekretari i Parë i Partisë së Punës…

Presidenti Meta: Ai sapo dilte nga pleniumi i Komitetit Qendror.

Fevziu: Ishte i hapur apo agresiv me ju Ramiz Alia?

Presidenti Meta: Ishte një politikan, që gjithmonë testonte.

Fevziu: E dinte Ramiz Alia që i kishte ardhur fundi Partisë së Punës atë ditë?

Presidenti Meta: Besoj se ka qenë i ndërgjegjshëm. Nga çfarë unë kam biseduar me Ramiz Alinë më pas, edhe pas 10 vitesh apo në periudha të mëvonshme mendoj se ai ishte i ndërgjegjshëm që ishte një proces që duhet të ndodhte.

A ka dashur ai ta ketë procesin sa më shumë nën kontroll? Padyshim që po, por ai shikonte raportin e forcave dhe i përshtatej asaj situate.

Fevziu:Ndërkohë qëtakimi me Ramiz Alinë konfirmoi atë që kishte vendosur pleniumi: Shpalljen e pluralizimit politik, pra krijimin e partive të tjera. Po atë mbrëmje në Qytetin “Studenti” u krijua Partia Demokratike. Pjesa më e madhe e pjesëtarëve në takimin me Ramiz Alinë u bënë edhe themeluesit e parë të Partisë Demokratike. Ndërkohë që ju, zoti Majko dhe ndonjë tjetër nuk u bashkuat me Partinë Demokratike, por pak muaj më pas, me Partinë Socialiste. Përse kjo zgjedhje?

Presidenti Meta: Nuk ka qenë një qëllim në vetvete pjesëmarrja në Lëvizjen Studentore apo dëshira për ndryshimin e sistemit me një objektiv për t’u angazhuar në politikë, përkundrazi.

Fevziu: S’ka qenë qëllim, por ju gjithmonë jeni gjetur diku: Sekretar Rinie diku, protagonist në takimin për Pashkon, pjesëtar në takimin me Ramiz Alinë. Jeni gjetur vazhdimisht.

Presidenti Meta: Është ajo që kemi mësuar në filozofinë e asaj kohe që “domosdoshmëria e çan rrugën përmes rastësisë”. Nganjëherë ajo që duket si rastësi është thjesht shprehje…

Fevziu: Rastësia është një herë, por jo dy herë, tre herë, katër herë!

Presidenti Meta: Unë si objektiv kryesor kisha çështjen e studimeve dhe mundësinë për t’i vazhduar ato jashtë vendit. Nuk kam pasur ndonjë objektiv për të qenë deputet. Maksimumi në atë kohë kisha dëshirëtë bëhesha pedagog. Ky ishte objektivi kryesor edhe pa ndryshuar sistemi, por edhe në atë moment që pati një ndryshim, përsëri ideja ishte për të ecur në këtë drejtim, pra gjithmonë për tëvijuar studimet në një vend mundësisht perëndimor.

Fevziu: Pra arsimin kishit prioritet?

Presidenti Meta: Po, kisha një mosbesim për cilësinë e njohurive që merrnim këtu.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale