EMRAT/ Vrasja e Lulzim Vishës, në banesë iu gjetën armë zjarri automatike me silenciator dhe gëzhoja, arrestohet 3...
Politike
Projekti Vlorë-Orikum përplas Kryeministrinë me Presidencën/ Rama: Meta bllokon fondet, presim të lexojë sqarimet! Kreu i
4 Janar 2021, 12:04Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministria dhe Presidenca janë përplasur ditën e sotme për projektin Vlorë-Orikum. Ishte kryeministri Edi Rama, ai që hodhi ‘spicat’ nga Vlora, ku deklaroi se fondet oër rehabilitimin e këtij aksi rrugor po bllokohen nga vetë Presidenti Ilir Meta.
Në fjalën e tij gjatë inspektimeve, Rama tha se qeveria e tij kishte bërë gjithë negociatat me fondin saudit por kreu i shtetit nuk u jepte plotëfuqinë për të nisur punën.
“Kemi debat publik të politizuar për këtë. Presim plotfuqinë një autorizim formal të presidentit pasi kemi bërë gjithë negociatën me fondin saudit. Presim që në nëntor. Është bllokim total sepse po nuk u dha plotëfuqia nuk e materializojmë dot. Është fond i konsiderueshëm për të çliruar projektin në dy drejtime. E ka marrë vesh gjithë Vlora se e bllokon Ilir Meta. Dua të bëhet kjo punë sepse po bllokohet projekti,”-tha Rama.
Kjo deklaratë e bërë mëngjesin e sotëm, mori përgjigjen e Presidencës këtë mbrëmje. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta ka publikuar një shkresë mbi qëndrimin zyrtar të Metës ku saktësohet se nuk e ka miratuar lidhjen e marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për Projektin e ‘Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)’”, pasi ka konstatuar shkelje të Kushtetutës.
Sipas Blushit, Kryeministri ende në detyrë synon, që në shkeljet e rënda për këtë marrëveshje, të përfshijë dhe Presidentin e Republikës, me qëllim, që këtë model antikushtetutshmërie, ta përdorë edhe në praktika të tjera të ngjashme. Ai shton më tej se Presidenti Ilir Meta është i vendosur të mos i lërë shteg Kryeministrit Rama, që të shpërdorojë fondet shtetërore për qëllime selektive elektorale, siç, sipas tij, do të bëhet në këtë rast.
Pas këtij reagimi, kryeministri Rama ka reolikuar sërish. Ai ka deklaruar se do të vijojë të presë që Presidenti Ilir Meta të zhbllokojë fondet për projektin Vlorë-Orikum. Në një status në rrjetet sociale, Rama, pas akuzave të Presidentit se fondet do përdoreshin për qëllime selektive elektorale, kryeministri shton se këto fjalë janë ‘të qash e të qeshësh’. Ai shton se ka durim dhe se do të presë që Ilir Meta të lexojë sqarimet që i ka nisur në lidhje me këtë projekt.
(k.m;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të vijojë të presë që Presidenti Ilir Meta të zhbllokojë fondet për projektin Vlorë-Orikum. Në një s...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditët e fundit është fokusuar në Vlorë, ku ka vizituar dhe inspektuar disa kantierë ndërtimi. Edhe sot, i shoqëruar nga...
TIRANË – Pasditen e sotme, Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar ministrat e rinj të emëruar nga Edi Rama dhe ...
TIRANË– Presidenca u është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi sot nga Vlora se është Presidenti Ilir Meta ai që, që nga muaji në...
TIRANË– Në seancën e jashtëzakonshme që ka zhvilluar pasditen e sotme Kuvendi ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga Rama dhe të dekretuara ng...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit ku u njoh me shkarkimin e tij si Ministër i Jashtëm, vend të cilin ia pasoi Olta Xha&c...
TIRANË– Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka përshëndetur emërimin e Olta Xhaçkës si Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe të Niko Peles...
Politike 4 Janar 2021, 16:57
TIRANË- Në senacën e jashtëzakonshme që është zhvilluar pasditen e sotme për emërimin e Olta Xhaçkës dhe Niko Peleshin, deputeti Kujtim Gjuzi ishte ...
Politike 4 Janar 2021, 16:33
TIRANË– Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme që ka zhvilluar pasditen e sotme ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga Rama dhe të dekr...