LIVE UPDATES
Aktualitet

Riatdhesimi i 5 grave dhe 14 fëmijëve nga Siria, VOA: Ende presin mbi 30 qytetarë të tjerë

1 Gusht 2021, 20:44 Nga DOSJA
Riatdhesimi i 5 grave dhe 14 fëmijëve nga Siria, VOA: Ende presin mbi

SHQIPËRI– Një grup prej 5 grash dhe 14 fëmijësh shqiptarë, mbërritën sot në Tiranë, pasi u riatdhesuan nga kampi “Al Hol” në Siri. Bëhet fjalë për familjarë të luftëtarëve shqiptarë të cilët u përfshinë në luftimet në Siri dhe Irak, në krah të grupeve ekstremiste islamike. Pas kthimit nga Libani, ku së bashku me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi pritën të evakuuarit, kryeministri Edi Rama, foli për një operacion të ndërlikuar i cili u realizua nga forcat e sigurisë së Libanit në bashkëpunim me oficerë shqiptarë të antiterrorit. Zoti Rama paralajmëroi dhe për mundësinë e një tjetër operacioni. Në kampin “Al Hol” mendohet se ndodhen edhe 30 shqiptarë të tjerë​.

Pesë gratë dhe 14 fëmijët shqiptarë e shpëtuar mbërritën sot në mëngjes në mëngjes në Tiranë, pas udhëtimit nga Bejruti, të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Riatdhesimi i tyre u bë i mundur falë një operacioni që kryeministri e përshkroi si të ndërlikuar dhe me jo pak rreziqe.

Operacionet e kësaj natyre janë shumë të vështira sepse nuk zhvillohen në një terren miqësor, zhvillohen në një terren forcash që janë edhe në luftë me njëra-tjetrëtn përveç të tjerash dhe kampet në luftë nuk janë kampe pushimi jo e jo, por as kampe shtetërore e të sistemuara sipas një rregulli të caktuar. Janë kampe lufte, janë kampe të sistemuara në mënyrë gjysëm të improvizuar dhe me autoritete që variojnë. Kështu që në këtë drejtim puna që bëhet është një punë e dyfishtë, është një punë me ata që administrojnë kampet, është dhe një punë inteligjente me personat e infiltruar për të mbledhur informacion. Pastaj brenda kampit ka dinamika nga më të ndryshmet, ka njerëz që nuk shfaqen fare, ka njerëz që janë pengje të të tjerëve aty brenda. Pra është vertetë një situatë ferri”, u shpreh zoti Rama.

Gratë dhe fëmijët e mbërritur nga Siria do t’i nënshtrohen një trajtimi të specializuar. “Do t’i drejtohen një stukture enkas të përgatitur për ta në Durrës, ku do të bëhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe ato psikologjike, ku do të kenë një periudhë të shkurtër karantinimi dhe pastaj sipas rasteve sepse një pjesë e tyre kanë familjarët, kanë adresa këtu, do të çohen ose në shtëpi ose do të qëndrojnë në struktura të posaçme. Por keni parasysh që bëhet fjalë për gra dhe për fëmijë. Kjo e bën më të lehtë këtë punë nga pikëpamja e sigurisë ndërsa nga pikëpamja psikologjike dhe nga pikëpamja shoqërore patjetër që kjo kërkon kujdesin e vet”, shpjegoi zoti Rama.

Kryeministri paralajmëroi dhe një tjetër operacion të mundshëm në të ardhmen, për shqiptarë të tjerë të mbetur ende në kampin Al Hol në Siri “një numër që ende nuk e dimë saktësisht sepse është një pune terreni për të gjetur personat në ato vrima të zeza ku gjenden, por llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin, në mos pak më i vogël, duke menduar që me shumë sesa gjysma tanimë është marrë dhe është në vendin tonë”.

Ky është operacioni i tretë për riatdhesimin në Shqipëri të grave dhe fëmijëve të mbetur në kampet e luftës në Siri, ku mendohet të jenë ende afro 30 familjarë të tjerë të shqiptarëve që ju bashkuan luftimeve të grupeve ekstermiste islamike.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria zeri i amerikes riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria zeri i amerikes

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez