Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
TIRANË– Ndarjet janë të hidhura dhe të vështira. Në mënyrë të veçantë kur partneri ose partnerja zhduken pa dhënë asnjë shpjegim apo arsye. Kështu i ka ndodhur në kryeqytet një të riu, i cili pasi u braktis nga e dashura, shkoi në polici dhe kërkoi jo vetëm adresën e saj, por siç kishte vepruar më herët edhe një e re, kërkoi ndihmë që oficerët ta bindnin që të kthehet me të.
Burimet, tregojnë se denoncimi u paraqit në komisariatin numër katër nga shtetasi B.Q., i moshës 32 vjeç. I riu kishte zgjedhur si njeri të zemrës një 20-vjecare malazeze, me të cilën pas lidhjes së fshehtë, kishin vendosur që të bashkëjetonin.
“Ajo quhet Z.H., – pohon denoncuesi, sipas një burimi zyrtar të policisë, – dhe me këtë shtetase malazeze kam bashkëjetuar. Isha në punë kur ra zilja e telefonit dhe në këtë moment kur e hapa, ishte e dashura. Duke biseduar, më tha: ‘Unë kam ikur nga shtëpia dhe unazën e kam lënë në shtëpi’”, – kujton pranë oficerëve i riu i braktisur.
Policia, duke iu referuar dëshmisë së tij, shton sipas burimeve se teksa vajza ia ka mbyllur telefonin, ai është përpjekur që të kontaktojë me të. “Ajo ma hapi përsëri telefonin dhe e pyeta çfarë po bën kështu. Më tha vetëm kaq: ‘Unë po largohem, unazën e ke tek shtëpia’”.
Në denoncimin e tij, i riu insiston se nuk ka asnjë dijeni për adresën e 20-vjeçares
“Nuk e di ku mund të ketë shkuar dhe për më tepër nuk di arsyen se përse u largua”, – dëshmon B.Q., në Komisariatin numër 4, sipas burimeve policore që e administruan kallëzimin në datën 21 korrik. I pyetur se prej sa kohësh njihet me shtetasen e huaj, i riu shton: “Kam dy muaj që njihem me të dhe për këtë gjë kam vënë në dijeni edhe prindërit, nuk kemi kryer celebrim, por vendosëm që të bashkëjetojmë“.
Agjentët e pyesin më tej: a keni patur konflikte ditët e fundit me bashkëjetuesen? “Jo, asnjë konflikt dhe asnjë mosmarrëveshje, në asnjë moment nuk kemi pasur debate, – vijon ai. – Deklaroj se e kryej këtë kallëzim, pasi jam në merak për vendodhjen e saj, pasi që nga momenti që ka ikur nga shtëpia, nuk kam informacion për të”.
Pak muaj më parë, një histori e ngjashme braktisjeje u bë e ditur në polici dhe ky rast u bë publik nga Gazetasi.al. Një vajzë e re, iu drejtua policisë dhe kërkoi ndihmë prej agjentëve, pasi ishte braktisur nga i dashuri. “Bëni çdo gjë që ai të rilidhet me mua, ai më do, por nuk e di pse më la”, – deklaroi asokohe e reja, që pavarësisht pretendimit dhe qëndrimit ish i dashuri nuk u bë i gjallë“.
“Ajo e denoncoi më pas ish-partnerin për përndjekje, por ajo që ne kuptuam ishte që vajza me profesion arkitekte, kishte probleme me depresionin e shkaktuar nga ndarja dhe për këtë arsye këmbëngulëm që të kontaktonte një psikolog” – thanë burime policore.
Marrë nga GazetaSi.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Muhamed Rageh akuzohet për vrasje dhe që për shkak të rrezikimit të jetë së tij në vendlindje ekstradimi i tij ka ngecur pa afat! Gjykata e T...
TIRANË– Ministri Niko Peleshi ka fshirë nga profili i tij në Facebook, videon e publikuar ku shihej helikopteri në të cilin ishte lidhur një kovë e m...
MAMURRAS– Mamurrasi është një nga zonat më të përfshira nga flakët për momentin. Dosja.al ju sjell pamje nga pyjet në këtë zonë, kur shihet se tymi e mbul...
TIRANË– Ministri Niko Peleshi ka lajmëruar se situata me zjarret është mjaft e rënduar. Në një postim në Facebook, teksa ka publikuar një video ku sh...
TIRANË– Prej më shumë se dhjetë ditësh vendi ynë është në flakë dhe Ministria e Mbrojtjes ka menduar një zgjidhje ‘brilante’. Në helikopterin e vetëm që ka...
MAMURRAS– Situata në Mamurras është e rënduar. Një qytetar nga Mamurrasi, Alban Çakalli ka raportuar orë pas ore përmes videove në profilin e tij n...
FUSHË KRUJË- Shpesh marrëdhëniet në çift nuk shkojnë ashtu siç duhet dhe kjo gjë sjell pasojat e veta, të tilla si sherret në familje, d...
ITALI- Media italiane ‘Il Corriere’ i ka kushtuar një artikull bregdetit shqiptar nga veriu në jug.Në artikullin e shkruar, e cilëson Shqipërinë si ‘Tokën e shq...
MAMURRAS– Videoja që po shikoni tregon situatën e rëndë në Mamurras, vend që është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Një qytetar bërtet në sfond dhe ...
QAFË SHTAMË– Një rrugë që mund të çlirojë potenciale të rritjes ekonomike dhe mirëqenies të zonës është e shkatërruar! Një qytetar shkrua...