Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë një shënim një ditë pas rrëzimit të qeverisë Kurti, teksa në Koosvë ka shpërthyer dhe një valë akuzash ndaj Mustafës. Në një status në faqen e tij zyrtare, Mustafa shkruan se po orkestrohet një fushatë kundër tij nëpër media. Ai përdor fjalët e Jezu Krishtit dhe të Ibrahim Rugovës teksa shkruan se ‘Fali o Zot. Nuk janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre’ dhe ‘ Mos të merremi me ta. Të rinj janë. Kanë kohë të piqen’. Mustafa shton se nuk ka ndërmend t’ua kthejë sulmet me të njëjtën mpnedhë tashmë që Kosova po përballet me armikun e shëndetit.
“Të dashur miq, Besoj e keni vërejtur që nëpër media, e sidomos në rrjetet sociale, po zhvillohet një fushatë e orkestruar kundër LDK-së dhe strukturave të saj drejtuese. Jezu Krishti do të thoshte: Fali o Zot. Nuk janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre. E Ibrahim Rugova sigurisht do të shtonte: Mos të merremi me ta. Të rinj janë. Kanë kohë të piqen.I vëmendshëm për situatën në të cilën ndodhemi shkaku i pandemisë, ju drejtohem me lutjen për ta injoruar këtë propagandë, që përveç se përhapë të pavërteta, tenton të krijoj përçarje në këtë kohë të vështirë për qytetarët e vendit tonë. Vendimet e LDK-së, si gjithmonë, janë në të mirë të LDK-së, dinjitetit të saj, në të mirë të Kosovës dhe në funksion të ruajtjes së raporteve të Kosovës me partnerët tanë amerikanë dhe me vendet e BE-së. Duke mos dashur të ngarkojmë qytetarët e Kosovës në këtë kohë kur të gjithë po ballafaqohemi me armikun e shëndetit dhe jetës sonë, ne nuk po ua kthejmë me të njejtën formë sulmet që po na bëhen si LDK.
LDK-ja, si gjithmonë, do ta ruaj nivelin e saj të komunikimit korekt me qytetarët dhe me oponentët politik. Jo sepse nuk jemi më të zotët se ata që na sulmojnë. Por, sepse jemi të bindur se kështu i kontribuojmë unitetit të kombit dhe qytetarisë që përpiqemi ta kultivojmë. Kërkoj nga bashkëpunëtorët e mi në LDK që në paraqitjet e tyre publike, në media apo përmes rrjeteve sociale, ta ruajnë gjakftohtësinë dhe t’i kontribuojnë menaxhimit sa më të mirë të gjendjes në të cilën ndodhemi. Nga të gjithë përfaqësuesit e LDK-së në institucionet qendrore dhe lokale, pavarësisht vështirësive me të cilat ballafaqohen, kërkoj të jenë në krye të detyrës dhe t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve, pavarësisht çdo lloj përkatësie që mund t’i takojnë. Me shpresën për mirëkuptim, besoj që pajtohemi se në këtë situatë, ne duhet të ruajmë unitetin e LDK-së dhe të mos lejojmë që agjendat kundër LDK-së dhe kundër interesave të Kosovës të mundin të vërtetën për ne, për Kosovën dhe për domosdoshmërinë e ruajtjes dhe kultivimit të raporteve speciale të Kosovës me SHBA-të dhe aleatët tjerë të Kosovës. LDK-ja ka ditur gjithmonë ta ruaj veten dhe Kosovën nga agjendat e dëmshme. Ndaj ju ftoj që edhe këtë herë ta bëjmë detyrën tonë. Kosova është atdheu ynë i shtrenjtë. Kosova është e sigurt vetëm kur LDK-ja është e fortë dhe e udhëheqë atë. Me njerëzit e saj të mirë dhe me miqtë e saj të dëshmuar. Ju uroj të gjithëve shëndet. Shpresoj ta kalojmë këtë pandemi, me kujdes, durim dhe besim në Zot. Me angazhimin tuaj të përkushtuar, LDK-ja do ta kaloj edhe këtë stuhi e do t’i ndihmoj Kosovës të imunizohet prej virusit të përçarjes dhe ta shpërthej izolimin e saj prej botës. Besoni. Ka shpresë. LDK-ja është shpresa e Kosovës. Me respekt, Isa Mustafa, kryetar i LDK-së,”– shkruan Mustafa.
Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua 51 ditë pas mandatimit. Mbrëmjen e kaluar Kuvendi i Kosovës vendosi me 82 vota pro që qeveria të largohet si shkak i mocionit të mosbesimit të organizuar nga partia në koalicion, LDK-ja. Shkak u bë shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga radhët e LDK-së dhe moshpallja e gjendjes së emergjencës. Por Kurti pretendoi se shkak për rrëzimin e qeverisë së tij ishte një marrëveshje e fshehtë Msutafa-Thaçi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Tanimë LVV-ja do të duhet të propozojë një tjetër emër për kryeministër dhe do të rinisin negociatat për formimin e një tjetër koalicioni. Nëse nuk ndodh mund të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme, që me koronavirusin duken një skenar i pamundur.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
INDIA-Në të gjithë botën janë marrë masa nga më të ndryshmet për parandalimin e koronavirusit. Por ndryshe nga të gjithë masat që janë marrë nepër botë India ka...
Shtetet e Bashkuara theksuan të ënjtën se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se bisedimet ndërmjet të dyja v...
BRITANI- Ditën e sotme qytetarët në të gjithë Britaninë e Madhe kanë bërë një shfaqje duke duartrokitur në shenjë falenderimi të gjithë stafin mjekësor, të cil...
FRANCË– Edhe pse nuk ka ende prova se kafshët shtëpiake mund të transmetojnë Covid-19, ekspertët francezë kanë thënë se ato nuk mund të mbajnë virusin, pra...
SHBA- Seketari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka reaguar pas vendimit te Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veri...
SKOCI-Amber Cowan, e cila është infermiere në Skoci ka deklaruar se i kanë thënë që të përgatis testamentin përpara se të futet që të trajnojë pacientët e infek...
KINË- Një vaksinë për të mposhtur koronavirusin është gjetur në Wuhan. Bëhet fjalë për acidin nukleik, i cili është zhvilluar nga Akademia e Shkencave Usht...
TIRANË- Britania duket se po gjen zgjidhjen për të luftuar me sa më pak pasoja koronavirusin. CNN shkruan sot se qeveria Britanike ka porositur 10 mijë res...
KANADA-Pasi hoqi dorë nga statusi mbretëror Dukesha e Sussex, Meghan Markle, mesa duket i është rikthyer pasionit të saj të vjetër. Mediat e huaja, kanë bërë me...
SHBA- Eksperti kryesor i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive paralajmëroi se shpërthimi i tanishëm i koronavirusit mund të bëhet ciklik dhe të rikthehet ...