LIVE UPDATES
Bota

REPORTAZHI: Në këtë treg fshati nuk ekzistojnë tensionet etnike të Kosovës

14 Shkurt 2022, 22:01 Nga DOSJA
REPORTAZHI: Në këtë treg fshati nuk ekzistojnë tensionet

Në tregun popullor afër Gjilanit, serbët dhe shqiptarët janë shumë të zënë me tregti për t’u marrë se nga cili komunitet është secili prej tyre.

Nga Shkelqim Xhaqkaj

Në një mëngjes të ftohtë të dimrit, serbi i Kosovës Dobrivoje Gavriloviç ka zënë një tezgë në tregun e vogël të fshatit të tij të lindjes, Kmetovc, përballë rrugës së zhurmshme që shkon nga komuna e Gjilanit në Serbi. Ai var disa vargje me speca të thatë në derën e pasme të makinës së tij dhe disa thasë me qepë e patate në tezgën e tij buzë rrugës dhe pret klientët e tij të rregullt.

Ai është serb, por ata janë kryesisht shqiptarë, të njohur me llojet e produkteve që shesin serbët në tezgat e tyre. Komunikimi midis dy komuniteteve kryesore në Kosovë mbetet i tensionuar – por në tregun e Kmetovcit, si serbët që shesin, ashtu edhe shqiptarët që blejnë, e mbajnë politikën etnike larg tyre.

“Ne jemi fqinjë të mirë, kështu që nuk kam asnjë problem. Nuk kemi pasur kurrë. Ne mbajmë marrëdhënie të mira”, tha Gavriloviç për BIRN.

“Shqiptarët janë klientët e mi kryesorë dhe nuk e kam problem t’ua shesë prodhimet e mia. Ata nuk e kanë problem as të blejnë nga unë”, shpjegon ai.

Tregu, i ndërtuar në vitin 2018, është bërë një destinacion i rregullt për shqiptarët e Kosovës që kërkojnë furnizime me lakra, patate, domate, speca, karota dhe presh. Suncica Naskoviç ka më shumë se 20 vjet që shet mallrat e saj në këtë vend, duke siguruar një jetesë të mirë prej kësaj. Ajo punon tokën së bashku me burrin e saj. Përveç Kmetovcit, ajo i shet prodhimet e saj edhe në Gjilan dhe Kamenicë.

“Burri im dhe unë e fitojmë jetesën nga 60 hektarë lakra, 15 hektarë presh dhe gjashtë hektarë fasule”, shpjegon Naskoviç.

“Kam 20 vite që i shes produktet e mia këtu, në Gjilan dhe Kamenicë”, shton ajo.

Përveç shqiptarëve të Kosovës, klientët e saj vijnë shpesh edhe nga përtej kufirit, nga komuna e Bujanocit në Serbinë jugore. Një tjetër pronar tezge për një pjesë të vitit është edhe Zoran Naskoviç – nga korriku deri në shkurt. Stoqet e tij tani po mbarojnë dhe ka ardhur koha që ai të fillojë të planifikojë për pranverën dhe verën e ardhshme. 

“Shumicën e ditëve ne fitojmë 40 deri në 50 euro në ditë, por në kulmin e sezonit mund të fitojmë deri në 100 euro”, thotë Naskoviç.

Shqiptari i Kosovës Shemsedin Latifi, nga Kamenica, prej dekadash blen produkte të besueshme nga tregu.

“Unë blej kryesisht patate, por sot kam ardhur për lakra. Tani është sezoni i turshive”, vëren ai.

“Vij këtu sepse prodhimet këtu janë të sigurta. Unë e di se çfarë po marr”, thotë ai.

Latifi i njeh shitësit serbë këtu që nga fillimi i viteve 1990, madje as lufta brutale e Kosovës e viteve 1998-1999 nuk e prishi rutinën.

“I kam njohur që para luftës dhe marrëdhëniet kanë mbetur të njëjta. Unë kam blerë këtu për më shumë se 20 vjet tashmë … dhe nuk kam asnjë dyshim për cilësinë”, thotë ai.

“Pasi fillova të blija patate këtu, rekomandova të tjerë të vinin dhe t’i blinin këtu produktet e tyre. Të gjithë janë të kënaqur”, vazhdon Latifi.

Kadri Canaj ka ardhur nga Kamenica fqinje për të blerë lakra për sezonin e turshive dhe është gjithmonë i kënaqur me cilësinë. “Gjithçka këtu është prodhim shtëpie, bio. Ata nuk blejnë nga jashtë. Gjithçka është nga duart e tyre”, thotë Canaj. I riu Lazar Gavriloviç sot ka kaluar disa orë këtu, duke shitur prodhimet e familjes së tij së bashku me të atin. “Ne mbjellim lakra, speca, domate… Vitin e kaluar kishim një hektar lakra dhe 10 hektarë domate”, tregon 22-vjeçari.

Ndërsa dita kalon, prodhimet në tezga zhduken, ndërsa blerësit ngarkojnë bagazhet e makinave të tyre. Nga pasditja, lakrat e Lozica Jacimoviçit kanë mbaruar. Tani ajo duhet të presë që të shesë mjaltin, patatet dhe sallatën.

“Kjo është ajo periudhë e vitit kur lakra është më e kërkuara”, vëren ajo. “Kam gjashtë vjet që shes prodhimet e mia këtu. Ky ka qenë një vit i mirë, jam e kënaqur me shitjet”, shton Jacimoviç.

Dobrivoje Gavriloviç thotë se nuk do të mund të mbijetonte pa klientët e tij të rregullt shqiptarë. “Tetëdhjetë për qind e blerësve të mi janë shqiptarë. Pa ata, nuk do të mund të punoja dot. Ata janë shumica e konsumatorëve të mi”, thotë ai.

“Ne mund të komunikojmë në të dyja gjuhët. I kuptoj kur flasin shqip, por ata që flasin serbisht nuk hezitojnë ta përdorin atë”, përfundon ai.

Marrë nga BIRN

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosove serbi kosove serbi

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez