LIVE UPDATES
Aktualitet

REPORTAZHI: Fshati që nuk “trembet” nga Covid-19, jeta në Lusën të Kukësit…aty ku gjithçka vazhdon kur bota ka ndalu

12 Prill 2020, 11:03 Nga DOSJA
REPORTAZHI: Fshati që nuk “trembet” nga Covid-19, jeta në

KUKËS -Pandemia e Covid-19, bëri që e gjithë bota po ashtu edhe Shqipëria të izolohej, rrugët të mbetën bosh, dyqanet të zbrazen, shkollat të mbyllen dhe gjithçka tjetër të anulohet. E teksa të gjithë stresohen nga ankthi se kur do të mbarojë kjo luftë, stresohen nga izolimi apo ndenjia në shtëpi… kjo gjë nuk ndodh te disa fshatra të Kukësit e konkretisht në Lusën ku jeta vazhdon normalisht.

Një fshat në verilindje të Kukësit, ku banorët e kësaj zone, Covid-19 e njohin vetëm nëpërmjet televizorit. Edhe ata shqetësohen dhe e dinë se është një sëmundje vdekjeprurës dhe përpiqen që të zbatojnë me përpikmëri rregullat. Tashmë shkollat janë mbyllur, po ashtu dhe lëvizjet në qytet, por megjithatë këta banorë zgjohen me shpresë.

Nuk i shqetëson fakti pse kafet dhe restorantet janë mbyllur, për ta nuk ka më mirë sesa të nisin ditën me kafen turke të zier në sobën e drurëve. E më pas të dalin dhe të punojnë në tokat e fshatit, të bëjnë arat gati për mbjellje, tokën për të vendosur perimet, hardhitë për të krasitur, për të qethur të imta.

Lodhja i bën të harrojnë se çpo ndodh me virusin, distanca sociale është e siguruar kur të gjithë punojnë e me familjen i bashkon vetëm darka. Në fshat të gjithë i kanë punët e ndara, burrat punojnë tokat e ndërsa gratë gatuajnë dhe merren me bulmetin.

E duke qenë se për shkak të dyqaneve të pakta dhe izolimit të rrugëve të gjitha gatimet i përshtasin duke i kthyer recetat në tradicionale… kujt i mungon vaji kur mund ta ndërrosh me gjalp, thonë francezët…

Fëmijët merren me mësimet online ku ndonjëherë iu ikin dritat dhe interneti, por edhe kësaj ia kanë gjetur anën.

Në mungesë të teknologjisë, ato përpiqen që të mësojnë vetë, të jenë fëmijë pa kokëçarjet e baterive të “litarëve dixhitalë” që ua kemi lidhur pa vetëdije ne të rriturit.

Pasi mbarojnë dalin luajnë, mbledhin xixëllonjat e prillit… e në mungesë të maskave bën punë një shishe plastike e lidhur përreth fytyrës si “ninxha”.

E të mos harrojmë moshën e tretë, që janë më të rrezikuarit nga kjo pandemi, në këtë fshat ata pothuajse bëjnë sikur nuk janë të informuar fare dhe me aq fuqi sa kanë përpiqen që të bëjnë ndonjë punë të vogël dhe gjithçka ia kanë lënë në dorë kohës.

Disa pajtohen me faktin se një ditë do të largohen nga kjo botë. E pikërisht ndoshta kjo ide iu jep shpresë për t’i bërë gjërat ashtu siç ata duan por ndërkohë përpiqen të zbatojnë rregullat pasi frikësohen për familjarët dhe për nipat e mbesat.

Sakaq, ditët ikin njëra pas tjetrës, javë pas javës e befas kalendari ndërron faqe. Darka është momenti i tyre. Ata çlodhen duke luajtur domino duke parë lajmet e ditës dhe sigurisht nuk mungojnë diskutimet, bisedat, planet për të nesërmen dhe shakatë e ironitë e njohura të kuksianëve. Kjo është “karantina” e fshatit ku e vetmja gjë që mungon është udhëtimi në qytet dhe sigurisht bisedat e gjata me komshijtë te kroi i fshatit…. kush doli, çfarë tha, kë takoi?

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shiqperi kukes koronavirusi ne shiqperi kukes


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj