LIVE UPDATES
Aktualitet

Enigmat e COVID-19/ Viktimat që nuk priteshin, ‘neglizhenca’ e qeverisë dhe virusi që po “bën kërdinë”

12 Prill 2020, 08:33 Nga DOSJA
Enigmat e COVID-19/ Viktimat që nuk priteshin, ‘neglizhenca’ e

Nga Janula Vila

Covid-19, virusi që ka ‘paralalizuar’, frikësuar dhe ka ngritur shumë pikëpyetje në mendjet e njerëzve. Shumë pak dihet për të, që tashmë është përhapur kudo, madje ka ‘gjunjëzuar’ edhe kombet më të fuqishme në botë. Ende mjekët nuk kanë një ilaç në duart e tyre. Tek pacientët bluzat e bardha bëjnë kombinime medikamentesh, ose përdorin antibiotikë, që kanë mundur ‘armikun’ në murtajat e mëparshme. Duke iu referuar shkencëtarëve, vaksina e parë mund të jetë e disponueshme, pas afro një vit. Kërkimet për të vijojnë.

Por, sa jetë njerëzish mund të shpëtojë ajo? A thua se mund të presin për të, më shumë se 1 milionë  të infektuar që çdo ditë luftojnë me vdekjen? A thua se do të shpërndahet në të gjithë globin në kohë rekord?  Më tej ngremë dhe pyetjet: Çfarë është ky virus? Nga se erdhi? Pse fillimisht u përhap në Wuhan të Kinës? A thua se virusi “u gatua” në laborator? Këta edhe shumë pyetje të tjera, po mundojnë sot jo vetëm njerëzit, por edhe krerët e shteteve, madje dhe vetë shkencëtarët. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka një përgjigje për to. Thuhet se COVID-19 mund të jetë një kombimin gjenesh, të një lakuriqi nate me ato të gjarpërit, por asgjë nuk është konfirmuar shkencërisht.

Thirrjet e vetme për njerëzimit janë: Izolohuni, kufizoni maksimalisht lëvizjet, respektoni distancimin social, kujdesuni për higjenën, vendosi maska dhe doreza nëse dilni nga banesat. Nuk kanë munguar as reagimet nga përfaqëesusit e feve në botë, priftërinj, hoxhallarë, madje edhe Papa  Francesku për këtë situatë. Të gjithë i kanë drejtuar sytë nga Zoti.

Çfarë simtomash ka COVID-19 dhe si paraqitet situata në Shqipëri?

Simptimat e COVID-19 janë: dhimbje koke, kollë e thatë, dhimbje muskujsh, temperaturë të lartë, mbi 38 gradë, vështirësi në frymëmarrje. Në pamje të parë duket si një grip i zakonshëm, por fatkeqësisht merr jetë njerëzish. Më të rrezikuar janë moshat e treta dhe personat që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera.

Ndërkohë, edhe Shqipëria vijon luftën me COVID-19, që prej fillimit të muajit mars. Numri i të infektuarve ka shkuar në 433 dhe 24 prej tyre kanë humbur jetën. Por, lajmi i mirë është se 197 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. ‘Vatra të nxehta’ infeksioni janë, Tirana, Shkodra dhe Durrësi.

Si nisi e gjitha? 

Virusi fillimisht u përhap në Wuhan të Kinë.  Personi i parë që rezultoi me COVID-19 në këtë shtet, ishte një grua që shiste karkaleca në tregun e kashëve në Wuhan. Gruaja e quajtur Wei, jetonte në një banesë me qira 500 metra larg tregut dhe për herë të parë kishte pasur ethe më 11 dhjetor të vitit të kaluar. Në ditët në vijim ajo pati temperaturë dhe u diagnostikua me virusin e quajtur COVID-19.  Pas saj, në Wuhan rezultuan edhe 26 pacientë të tjerë të infektuar. Fatkeqësisht nurmi nga dita në ditë po rritej shumë.

Më pas, COVID-19 “mori dhenë”, filloi të përhapej me shpejtësi edhe në Europë. Vendi i parë, ku u konfirmuan të infektuar me COVID-19 ishte Italia.  Në këtë shtet, të premten e 21 shkurtit, u identifikuan tre persona me koronavirus, të cilët ishin të moshuar. Kryeministri i Italisë, GiuseppeConte deklaroi se virusin në këtë shtet e “kishin sjellë” dy turistë kinezë.

Ndërkohë, në Shqipëri, ministria e Shëndetësisë dhe kryeministri Edi Rama në komunikimet zyrtare bënin me dije se nuk rezutonte asnjë infektuar, por lëvizja e njerëzve me shtetin italian nuk ishte kufizuar. Por, gjithçka ndryshoi më 9 mars, pasi në Tiranë rezultuan të infektuar me COVID-19 2 persona, babë e bir. I riu , vetëm 28-vjeç, kishte një histori udhëtimi në Itali. Ai kishte infektuar të atin dhe më pas rrethin e tij shoqëror dhe klientët e lokalit të tij.

Në kryeqytet filloi që numri i të infektuarve të rritej nga dita në ditë. Më pas, ai u përhap në Durrës, Fier, Korçë, Vlorë, Shkodër, Elbasan dhe tashmë gjendet në 11 qarqe të vendit. Fatmirësisht, nuk ka asnjë të infektuar në qarqet Gjirokastër dhe Dibër. Virusi është një kërcënim serioz në Shkodër, Tiranë dhe Durrës.  Aktualisht në Shkodër ka 57 të infektuar, në Tiranë, 221 dhe në Durrës 45.

Emigma e disa viktimave

Më të rrezikuar nga COVID-19 janë të moshuarit. Por, në Shqipëri mes viiktimave të COVID-19 ka pasur edhe persona të cilët nuk ishin të moshuar. Rasti i vdekjes së 43-vjeçarit nga Kavaja, ka ngritur shumëpyetje. Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 23 mars se ndërroi jetë 43-vjeçari infektuar nga Kavaja, pasi vuante edhe nga obeziteti. Por, Dosja.al publikoi disa foto të viktimës, ku ai shfaqej në formë të mirë trupore, ku përveç barkut, nuk vihej re asnjë shenjë tjetër obeziteti.  Po kështu edhe një biznesmen nga Puka, vetëm 48-vjeç humbi jetën pasi u infektuar me koronavirus. Sipas ministrisë, viktima vuante edhe nga diabeti.  48 vjeçari nga Puka ishte bashkëpronar në një biznes në zonën e Unazës dhe ishte babai i 4 fëmijëve.

Masat e marra nga qeveria

Një ditë, pasi në Shqipëri rezultuan dy persona të infektuar me COVID-19, më 10 mars, qeveria shqiptare mbylli kufijtë me Italinë. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se qytetarët nga Italia nuk do të lejohen të vijnë në Shqipëri më as nga deti dhe as nga ajri. Ajo sqaroi se kompanitë që ishin të interesuara që të marrin pasagjerë nga Shqipëria, mund të sjellin avionë, apo tragete bosh nga Italia, për t’i marrë ata. Ministrja nënvizoi se transporti i mallrave gjatë kohës së pandemisë nuk do të preket. Pak ditë më vonë, Shqipëria mbylli të gjithë kufijtë. Më 15 mars, vendi u fut në karantinë dhe kryeministri Edi Rama publikoi masat për COVID-19. Fillimisht qeveria futi Tiranën në karantinë, më pas bllokoi lëvizjet interurbane, derisa vuri edhe orare për lëvizjen e qytetarëve.

Aktualisht qytetarët mund të lëvizin për të bërë pazar nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të mesditës.  Lejohet të dalë nga banesa vetëm një familjar, i cili ka marrë edhe autorizimin. Duke iu referuar masave të reja. Nëse dikush merr në makinë një pensionit, përballet me ligjin dhe rrezikon burgosjen. Kryeministri  Edi Rama së fundi ka deklaruar se që nga hëna do të zgjerohet fasha e orareve të shërbimeve ushqimore, farmaceotike dhe bankare, dhe sipas tij ato do të jenë hapur deri në 17:30. Po kështu, pritet që në seancën plenare të 16 prillit të miratohen ndryshimet në kodin penal dhe rrugor.

Ndryshimet

Kush shkel rregullat e karantinimit dënohet jo më vetëm me një gjobë prej 700 mijë lekësh, por rrezikon deri në 10 vjet heqje lirie. Nëse thyerja e karantinimit shkakton pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burg nga 3 deri në 10 vjet. Por nëse nga thyerja e karantinës shkakton vdekjen e personit tjetër, dënimi mund të shkojë nga 5-15 vite burg.

Ku gaboi qeveria? Çfarë duhet të ishte bërë më mirë?

Numri i të infektuarve dhe viktimave nga covid-19 rritet nga dita në ditë. Shqiptarët vijojnë të jenë të izoluar dhe ende nuk dihet se kur mund t’i kthehemi normalitetit.  Kurba e të infektuarve luhatet çdo ditë, herë rritet dhe herë ulet. Mjekët vijojnë me thirrjet që respektojmë masat e marra për COVID-19. Por a mund të ishim në një situatë ndryshe? Sigurisht, nëse qeveria shqiptare do të kishte mbyllur më herët kufijtë me Italinë, sot do të kishim më pak të infektuar. Rama vendosi të mbyllë kufijtë me Italinë, pas afro 3 javësh, ndërkohë që virusi në këtë shtet po “bënte kërdinë”. Mijëra shqiptarë apo edhe italianë hynin dhe dilnin nëpër doganat e vendit, ndërkohë ‘sillnin’ edhe virusin. Ndërkohë edhe në kontrollet në pikat kufitare  kishte probleme, pasi ishin sipërfaqësore dhe termometrat ishin jashtë funksionit.

Po kështu, problem tjetër në vend është mungesa e maskave, dezinfektantëve. Gjatë ditëve të para të përhapjes së virusit, qytetarët nuk gjenin nëpër farmaci maska dhe doreza. Më pas ato  filluan të tregëtoheshin, por me çmime shumë të larta.

Një tjetër shqetësim është edhe problemi me dezinfektimin e rrugëve, edhe hapësirat publike. Në këtë kohë pandemia nuk ka vend për propagandë, duhet të dezinfektohe jovetëm rrugët kryesore të qyteteve, por edhe lagjet, madje edhe hyrjet e pallateve.

Po luftojmë me armik të padukshëm, që merr jetë njerëzish dhe sigurisht që duhet të jemi shumë vigjilent dhe të kujdesësh. Nuk dihet sesa do të vazhdojë kjo pandemi. As qeveria, apo edhe OBSH ende nuk ka një përgjigje për të. Shumë enigma përban ky virus, që do i tregojë koha. Dëshira e çdo njeriu në botë është zbulimi i vaksinën. Kur do do të jetë në treg ajo? Nuk dihet ende ….

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama viktimat e covid ne shqiperi edi rama viktimat e covid ne shqiperi


Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale