LIVE UPDATES
Politike

REPLIKAT/ Rama mbron Lleshajn para opozitës në Kuvend: Ju flisni për shoferë me kapele, ministri s’është polic as he

18 Qershor 2020, 09:36 Nga DOSJA
REPLIKAT/ Rama mbron Lleshajn para opozitës në Kuvend: Ju flisni

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë sot në mbrojtje ministrin e punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, për të cilin tha se nuk është hetues që të përcaktojë sesi hetohen ngjarjet kriminale. Reagimi i Ramës u ngacmua nga denoncimi i deputetit Halit Valteri, i cili tha se kishte pamjet e atentatit të prokurorit Arjan Ndoja, dhe se institucionet nuk hetojnë pasi janë të kapura nga politika. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Lleshajt, i cili tha se nuk merret me raste konkrete.

DEBATI I PLOTË NË KUVEND: 

Halit Valteri: E keni karamelen në fut, ju dhe ata që ju kanë sjellë këtu, pengohet zbardhja e ngjarjes, nëse nuk doni ta zbuloni se keni hall se pas tyre fshihen ata që ju komandojnë juve, më mirë jepni dorëheqjen sa mos të turpëroheni më, se fole për shifrat e drogës, dhe kanë kapur më pak, kur të fillojë korrja nuk do dini ku të futni kokën, e ke të përfshirë të 12 drejtorët, po jua fshehin se ndodhta nuk keni marrë asnjë lekë, më dukesh burrë i mirë për tu përfshirë me këta masakrenjtë, po të përdonin, po bëjnë gjëra pas kurrzit, po fshehin vrasjen.

Sandër Lleshaj: Unë si ministër nuk merrem me raste konkrete. Nuk jam kryepolici i Shqipërisë. Nuk shoh as kamera. Policia i ka të përcaktuara procedurat. Ndërhyrjet e ministrit janë të paligjshme. Unë besoj që ju duhet ta dini kush është përgjegjës, prokuroria. Ju duhet t’i paraqisni provat në prokuror. Qoftë për rastin e Durrësit, qoftë për raste të tjera jam i angazhuar që policia të performojë. E ndiej keqardhjen për atë ngjarje dhe familjen e djalit.

Halit Valteri: Kuptova që je vetëm për tendera aty ose për emërime. Nuk ta ka shpjeguar kryeministri Rama që je personi përgjegjës për gjithçka ndodh. Të kam dëgjuar që ke thënë se policët janë fytyra jote…Llesh kam parë shumë polica që nuk do doja të ishin fytyra jote. Kam parë shumë policë të lidhur me krimin por nuk më duken si ti. Je gjë tjetër ti, unë nuk të kërkova asgjë personale, nuk të kërkova as të më bësh ushtarak. Për krimin nuk ke folur. OFL coja paraardhesit ti. Kaq qorra jeni bërë? Zoti Lleshi hajde këtu dhe fol për krimin, mos më bëj pallavra dhe propagandë qeverie.

Edi Rama:  E ndoqa me pezmatim këtë interpelancë, po mendoja lidhur me një debat që bëmë bashkërisht Valteri herën e shkuar kur ju ishit shumë i shqetësuar për dhunën dhe këtu ju bëtë përsëri dhunë, e stimuluat dhunë, frymëzuat dhunën, u dhatë të gjithë të rejave e të rinjve që mund të ishin duke ju ndjekur shembullin më të keq të mundshëm se si njeriu qëndron në një mjedis publik dhe mbron bindjen e tij, është e paimagjinueshme që një deputet të dalë në foltoren, të bëjë akuza penale të japë edhe detaje që lidhen me një hetim duke u shprehur se njeh vrasësit, atentatorët, viktimat, kush është me kapele e pa kapele dhe ende nuk keni shkuar në prokurori që të viheni në dispozicion të hetimit dhe të ndihmoni për zbardhjen e krimit.

Ju flisni për shoferë me kapele, për njërin që doli te kthesa, që ju e njihni që ishte fshehur pas ferrës, këtu nuk flitet kështu, është parlamenti i Shqipërisë. Ndërkohë që ministri nuk është as polic, as hetues, e as mund t’i tregojë specialistëve të hetimit se si të shohin kamerat.

Ju jeni zgjatimi i një falange që ka vite e vite që e ka marrë peng debatin publik, edhe kulturën e parlamentarizmit duke mos e lënë të zhvillohet sipas standardeve evropianë e duke kriminalizuar dynjanë. Ka një fjalë që thotë, politika me krimin është mbështetja më e madhe që i bëhet krimit, të flasësh në këtë farë feje do të thotë të ushqesh S’ka gënjeshtër më të madhe se gjysmë të vërteta që ju tregohen shqiptarëve përditë, por matet me fakte, nuk ka asnjë vend demokratik që të ketë zeruar vrasjet. Jo shumë larg në kohë, por pak kohë më parë drejtori i policisë i njërit prej vendeve që rankohen më lart botërisht prej vitesh, Finlanda. Doli se për vite kishte bashkëpunuar me krimin, e ca do të thotë kjo, unë besoj se fakti që gjatë qeverisjes sonë janë në numër të konsiderueshëm janë hetuar, përjashtuar nuk tregon bashkëpunim me krimin, një fakt si ai që përshkruani ju, tregon vullnet dhe angazhim për të luftuar përballë dhe brenda vetes. PS është sulmuar dhe është përbaltur në mënyrë të shfrenuar nga një strategji politike kriminalizuese, dhe e dini pse? Sepse ka qenë forca që i ka dhënë këtij vendi për afër 7 vite sot qeveri që e kanë zhvilluar luftën me krimin si asnjë herë më parë. Është fakt i njohur, jo opinion që kush e lufton seriozisht krimin, akuzohet për të kundërtën. Kush përballet me krimin merr baltë dhe goditje pikërisht si bashkëpunëtor i krimit. Kjo është e njohur botërisht. Nuk është opinion, por fakt që Shqipëria sot ka një bilanc pozitiv në luftën me krimin.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama halit valteri sander lleshaj seance plenare 18 qershor 2020 edi rama halit valteri sander lleshaj seance plenare 18 qershor 2020

Sondazh

Poll
Politike 18 Qershor 2020, 09:24

TIRANË- Pasi mori në mbrojtje ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me kriminalitetin që sipas qeverisë sa shkon dhe ulet, kryeministri Edi Rama v...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit