Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
SHQIPËRI– Rëndohet sërish bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë. MSH bën me dije se ka humbur jetën mjeku 69-vjeçar Hysni Shkjau, një 63-vjeçar nga Lezha dhe një 65-vjeçare nga Tirana.
Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë konfimuar 87 raste të reja. Harta është zgjeruar me 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.
Sakaq në spitalin Infektiv, po marrin mjekim 87 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje të rëndë, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë orëve të fundit kanë fituar betejën me COVID-19 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i ministrisë:
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 71 raste të reja, 3 humbje jete në 24 orët e fundit Rritja e numrit të testimeve nuk ka sjellë rritje të përqindjes së pozitivitetit, e cila mbetet e qëndrueshme. Dr. Eugena Tomini Instituti i Shëndetit Publik.
Trendi i shtuar i rasteve të konfirmuara me Covid19 ka vijuar dhe gjatë javës që lamë pas, por njëkohësisht epidemia ka paraqitur një numër më të lartë të rasteve që janë hospitalizuar dhe të rasteve që kanë humbur jetën.
Është vënë re një numër më i lartë i testimeve por përqindja e pozitivitetit është reflektuar me një nivel qëndrueshmërie pothuaj të njëjtë gjatë gjithë javës. Prezenca e rasteve me COVID19 është e lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me vetëndërgjegjësimin dhe zbatimin në mënyrë rigoroze të protokolleve higjieno sanitare të sigurisë.
Në 24 orët e fundit 3 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm, mes tyre një mjek 69-vjeçar nga Puka, i cili luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin infektiv. Dhe dy qytetarë, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve. Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rënde. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 459 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë institucioneve, subjekteve dhe gjithë popullatës të ndjekin rekomandimet e autoriteteve shëndetësore duke respektuar distancimin fizik në 1.5 metër dhe nëse nuk respektohet distanca përdorimi i maskës është i detyrueshëm. Gjithashtu përdorni maskën në të gjitha ambientet e mbyllura, respektoni etiketen respiratore duke u kollitur dhe tështirë në këndin e brrylit. Të gjitha këto masa duhen të kombinohen me higjienën personale dhe kolektive.
Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
COVID-19 – Statistika (6 Korrik 2020)
Testime totale 29260
Raste pozitive 2964
Raste të shëruara 1702
Raste Aktive 1183
Humbje jete 79 (Qarku Tiranë 44, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 453
Durrës 213
Shkodër 168
Vlorë 116
Lezhë 64
Fier 48
Korçë 31
Kukës 25
Elbasan 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 10
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Një grupim i quajtur “Guard Tower” apo “Kulla e rojes”, dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zhaneta Josifit dhe...
Sarandë-Vijon operacioni policor i koduar “Tushemishti”. Si rezultat i operacionit në prangat e policisë ka rënë 38-vjeçari me iniciale A. P nga Pogradec...
Ervin Hajdaraga, psikolog në QSUT ka qenë i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” duke folur për gjendjen psikologjike të qytetarëve për shkak të situatës së ...
BURREL– Dy persona janë arrestuar në Burrel pasi akuzohen për moskallëzim krimi në lidhje me plagosjen e një 30-vjeçari disa ditë më parë. Policia ...
TIRANË- Radhë të gjata pranë zyrave të ADISA-s në Gjirokastër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se qytetarët janë në radhë për shërbime të ndryshme, por a...
KORÇË- Konfirmohet një rast i ri me COVID-19 në Korçë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka rezultuar e infektuar...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se lajmi për vdekjen e mjekut Hysni Shkjau i ka trishtuar të gjithë. Nëpërmjet një postim...
PËRMET– Koronavirusi ka “detyruar” mbylljen e sportelit të pagesave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin e Përmetit.Mësohet se s...
ELBASAN- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në Elbasan. Mësohet se një makinë tip Fuoristradë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Nënkalimi i Urës së ...