LIVE UPDATES
Aktualitet

Regjisori i dokumentarit që shkaktoi përplasjen mes serbëve dhe shqiptarëve në SHBA: Po nxitet një ndjenjë anti-serbe

12 Tetor 2019, 17:42 Nga DOSJA
Regjisori i dokumentarit që shkaktoi përplasjen mes serbëve dhe

SHBA- Regjisori serb Boris Malagurski është kthyer në qendër të vëmendjes së fundmi, pas daljes në kinematë amerikane të dokumentarit të tij që flet për bombardimet e NATO-s në Kosovë. Në disa kinema të New York-ut, filmi u prit me protesta nga shqiptarët, sepse sipas tyre Boris keqpërdor në filmin e tij shqiptarët, duke u dhënë një rol negativ.

Në intervistën ekskluzive për dritare.net, Boris e mohon kategorikisht këtë gjë, madje thekson se shqiptarët dhe serbët janë viktima të NATO-s, të cilën e quan pushtuese, së bashku me SHBA-në e BE-në. Ai thotë se në dokumentar është fokusuar tek përdorimi në masë i uraniumit të varfëruar gjatë bombardimeve të NATO-s, gjë që ka çuar në trefishimin e rasteve me kancer në Kosovë dhe në Serbi, pretendon ai.

“The Weight Of Chains 3″ titullohet dokumentari i regjisorit dhe aktivistit 31 vjeçar, i cili pohon ne bisedën me gazetaren Kozeta Turishta, ne Nju Jork, se është i shokuar kur sheh sesi njerëzit protestojnë për diçka që nuk e kanë parë. Më tej ai flet për vizitën e tij në Korçë gjatë kësaj vere, ndërsa thekson se shqiptarët duhet të kuptojnë se “pushtuesi” shkon e vjen, por fqinji është aty përherë.

Boris, ka lindur në vitin 1988 në qytetin Subotica, në veri të Serbisë, në një familje intelektuale me dy prindër akademikë. Ai ka mbaruar studimet për regji filmi në Universitetin e Britanisë së Madhe “Columbia” dhe në Kanada, ku ka ndërtuar dhe jetesën e tij profesionale duke themeluar kompaninë kinematografike “Malagurski Cinema”. Filmi dokumentar i tij për momentin po shfaqet në disa shtete të Amerikës nga New York, Toronto, Chicago, Las Vegas, Miami, Washington etj. Ne Nju Jork pati reagime të forta kundër regjisorit, për të cilat dritare,net ju ka informuar. Ky fakt e bëri më të vështirë këtë intervistë, por jo të pamundur, për Kozeta Turishtën.

INTERVISTA E PLOTË

Si e nisët punën për dokumentarin tuaj “The Weight Of Chains 3″ dhe ku e keni përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën?

Unë nuk përmend Shqipërinë në këtë film, por kam folur për NATO-n dhe përdorimin e uraniumit të varfëruar në të gjithë Serbinë, duke përfshirë edhe Kosovën. Në fakt, Kosova u bombardua në shumicë nga municione me uran të varfëruar nga NATO. Kjo ka çuar në rritje të rasteve me kancer si tek serbët ashtu edhe tek shqiptarët. Sipas burimeve të inteligjencës, rastet e kancerit tek shqiptarët e Kosovës janë trefishuar qysh nga viti 1999. Ky fakt tregon se në fakt NATO nuk kishte si qëllim të ndihmonte shqiptarët, por thjesht të zaptonte tokën. Thjesht bëji vetes pyetjen: Nëse Kosova është e pavarur, a mund të bëjë dot diçka në mënyrë të pavarur nga SHBA dhe Europa?

Mendoni se shqiptarët e kanë keqkuptuar faktin që ju përmendni dy vendet në dokumentarin tuaj?

Unë nuk merrem me Shqipërinë, por fakti që njerëzit protestojnë kundër një filmi pa e parë fare është përtej imagjinatës sime. Shqiptarët për mua janë po aq viktima të NATO-s dhe të politikave të saj sunduese.  Elitat politike shqiptare po nxisin ndjenjën anti-serbe, për të fshehur faktin që dhe shqiptarët janë kolonizuar nga Perëndimi. Ju e gjeni këtë provë në New York. Një organizatë ka organizuar një protestë kundër një filmi, për të cilin nuk dinë asgjë. E vetmja gjë që dinë është se filmin e ka bërë një serb dhe kjo arsye mjafton për të protestuar. A nuk është e gjitha një marrëzi?

Kjo ndodhi disa ditë më parë, kur ju promovuat filmin në një nga kinematë e New York-ut. Në fakt duket se ju jeni pëpjekur të provokoni, duke i paraqitur shqiptarët në rol negative. Sa e vërtetë është kjo?

E theksova më sipër, sesa i shokuar jam kur shoh njerëz që protestojnë për diçka që nuk e kanë parë. Është shumë sipërfaqësore. Njëri nga protestuesit madje kishte sulmuar audiencën dhe ishte arrestuar nga policia. Shqiptarët që marrin pjesë në diçka të tillë i japin vetes një emër të keq, jo unë.

Çfarë dini për Kosovën dhe Shqipërinë, i keni vizituar ato më parë?

Në Kosovë kam qenë shumë herë, ndërsa në Shqipëri isha për herë të parë këtë verë. Isha në Korçë ku vizitova Kishën Ortodokse, si dhe shëtita nëpër qytet ku u takova me disa njerëz interesantë. Njerëzit janë shumë miqësorë. Fatkeqësisht nuk mund të shkoj më në Kosovë, pasi më është ndaluar hyrja nga qeveria e Haradinajt, ngaqë bëra një film për manastiret serbe në Kosovë. Nëse autoritet në Prishtinë e konsiderojnë kërcënim një film që që përkrah mbrojtjen e trashëgimisë së UNESCO-s, atëherë nuk mund t’u besoj atyre për të ruajtur të njëjtën trashëgimi. Trashëgimi, që i përket gjithë civilizimit.

Kosova sapo ka mbyllur me sukses procesin zgjedhor, duke dhënë një shembull të shkëlqyer të demokracisë. Albin Kurti i “Vetëvendosjes”, pas fitores tha se gjëja e parë që do të bëjë qeveria e re e Kosovës është nisja e bisedimeve me Serbinë për të njohur Kosovën si një shtet të pavarur. Çfarë mendoni rreth kësaj? Mendoni se është koha që Serbia të lërë pas të shkuarën, teksa shumica e vendeve njohin pavarësinë e Kosovës?

Para së gjithash pyetja juaj është e njëanshme, por do t’ju përgjigjem. Në vitin 2001 Kombet e Bashkuara deklaruan se nuk kishte patur gjenocid në Kosovë, ndaj nuk e kuptoj sesi ju flisni për diçka të tillë. Ju mund të shihni statistikat, ku popullsia shqiptare në Kosovë është rritur prej dekadash, ndërsa serbët janë tkurrur, ndaj është absurde të pretendosh të kundërtën. Pse serbët nuk mund të kthehen në Kosovë? Së dyti, pjesa më e madhe e popullsisë së botës jeton në vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, sepse nuk është. Kosova është formalisht një pjesë e Serbisë, sipas Kombeve të Bashkuara, por e pushtuar nga NATO. Sa për zgjedhjet, është komplet e parëndësishme se kush i fiton ato në Kosovë sepse vendimet në Kosovë nuk merren në Prishtinë, por në Uashington dhe Bruksel.

 Cili është mesazhi juaj për shqiptarët dhe Kosovën?

Uroj që shqiptarët në të gjithë Ballkanin dhe në të gjithë botën, një ditë të kuptojnë se pushtuesit vijnë e shkojnë, por fqinjët janë përherë aty. Mos luftoni më me fqinjët tuaj, respektoni ligjet ndërkombëtare dhe do kemi paqe në rajon.

(Marrë nga Dritare.net)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet boris malagurski dokumentari i trazirave sherri serbi shqiperi boris malagurski dokumentari i trazirave sherri serbi shqiperi


Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Tetor 2019, 13:01

TIRANË- Marrëveshja e firmosur nga kryeministri Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç për...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit