Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
KAVAJË–Zbardhet dinamika e ngjarjes me një të vrarë dhe një të plagosur në Kavajë. News24 e “BalkanWeb” siguron të plotë dosjen e prokurorisë, e cila hedh dritë mbi gjithçka ndodhi të enjten pas mesnate në shtëpinë e Marsida Qatjas në lagjen nr.2 të këtij qyteti.
Në dokumentin zyrtar të institucionit të akuzës thuhet se Qatja i kërkoi ndihmë mikut të saj, Bledar Toçi, shef i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit, që të ndërhynte për t’i zgjidhur një problem që kishte me ish-të dashurin e saj, Dritan Haxholli. Toçi i ka premtuar asaj se do ta ndihmonte dhe kanë lënë të takohen në shtëpinë e gruas.
Zyrtari i burgjeve ka mbërritur në shtëpinë e Marsida Qatjas rreth orës 20:30 të mbrëmjes, bashkë me dy miqtë e tij Xhulio Biturku dhe Ermir Çela. Këta dy të fundit kanë qëndruar në shtëpinë e Qatjas, ndërsa Toçi ka dalë dhe është kthyer pas 30 minutash me disa doza kokainë, të cilat nga hetimet paraprake rezulton t’i ketë marrë nga i vëllai Benardi.
“Në mbrëmje- theksohet në dosje,- Marsida Qatja, Bledar Toçi dhe dy të tjerët kanë konsumuar alkool dhe kokainë. Pak minuta pas mesnate, tek shtëpia e gruas ka shkuar Dritan Haxholli, i cili ishte në kërkim nga policia për dy akuza. Ai ka goditur dritaren e katit të parë me qytën e automatikut që kishte fshehur poshtë xhaketës’, dhe siç thuhet në dosje, “nëna e tre fëmijëve e ka ftuar të hyjë në shtëpi”.
Në dosje po ashtu thuhet se fillimisht Dritan Haxholli i ka drejtuar armën Xhulio Biturkut, duke i thënë se “me ty kam punë pastaj”. Ndërsa Bledar Toçit i është drejtuar me fjalët “pse ma bën ti këtë” dhe menjëherë ka qëlluar me automatik në drejtim të tij, duke e plagosur lehtë në qafë. Zyrtari i burgut të Durrësit i është kundërpërgjigjur dhe me armën e shërbimit ka derdhur plot 17 plumba mbi Dritan Haxhollin.
Me urgjencë, Toçi ka dalë nga ‘dupleksi’ dhe me makinën e tij ka shkuar në spitalin e Kavajës për ndihmë, ndërsa Qatja ka njoftuar policinë. Nisur nga provat e siguruara në vendngjarje dhe dëshmitë e personazheve të përfshirë, prokuroria ka dalë në konkluzionin paraprak se Bledar Toçi nuk e vrau Haxhollin për vetëmbrojtje, ndaj për këtë shkak ndaj zyrtarit të burgjeve është ngritur akuza e vrasjes me dashje. Gjithashtu mbi supet e zyrtarit të burgjeve dhe vëllait të tij Bernard Toçi është ngritur edhe akuza e mbajtjes së lëndëve narkotike. Për të dy vëllezërit nga prokuroria është kërkuar masa e arrestit me burg. Masa për ta do të zhvillohet të dielën në gjykatën e Kavajës.
Marrë nga BalkanWeb
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Problemet me linjat urbane në kryeqytet vijojnë prej kohësh ndërkohë që nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e kësaj gjendje.Por ditën e sot...
TIRANË- Presidenti Meta këtë fundjavë ka zgjedhur ta kalojë në bregdet. Përmes një fotoje të publikuar në Instagram, Meta është në shoqërinë e aktorit të h...
KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar 5 punonjës të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura pasi akuzohen për “shpërdorim detyre.”Funksio...
VLORË- Segmenti rrugor Orikum-Palasë do jetë i bllokuar për të gjitha llojet e mjeteve nga sot në orën 21:00 deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit. Lajmi ë...
TIRANE- Ambientalisti Sazan Guri denoncon se është kërcënuar me jetën mbrëmjen e djeshme, pas protestës që është zhvilluar tek Astiri, ku sipas tij, një nga pol...
DURRËS– Një 25- vjeçar është arrestuar në një lokal tallavaje në zonën e Shkozetit pasi u kap në flagrancë duke pirë. Gjithashtu i riu kishte edhe d...
TIRANË– Kushërira e parë e viktimës së ngjarjes së ndodhur në Kavajë, Dritan Haxhollit ka pranuar se mes tij dhe Marsida Qatjes ka pasur një lidhje sentime...
GREQI- Lirohen tre shqiptarët e arrestuar gjatë megaoperacionit të zhvilluar në ujrat greke pranë kufirit me Turqinë në detin Egje.Pavarësisht se skafistët shqi...
Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë çështjen penale të nisur ndaj 28 personave të proceduar për akte të dhunshme gjatë protestës opozitare të 26 majit 2...
TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën “arrest me burg” për pedagogun Denis Himçi, i cili i kërkoi favore seksuale n...