Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
GREQI- Instituti Kombëtar i Statistikave ka bërë me dije mesditen e së enjtes se në tremujorin e dytë të këtij viti, ekonomia greke u tkurr me 15.2%, një shifër rekord madje më e lartë se në vitet e para të fillimit të krizës financiare greke në vitin 2010.
Qeveria greke deklaron se ky recension i ekonomisë ka ardhur si rezultat i tre muajve të karantinës në vend si masë për përballimin e pandemisë.
“Siç jeni në dijeni, tremujori i dytë në kuadrin e zbatimit të masave të karantinës është tremujori me recensionin më të thellë. Vlerësimet sa i përket gjithë vitit do duken kur të shohim dhe të dhënat e tremujorëve të tjerë para se të dalin edhe rezultatet e recensionit të përgjithshëm vjetor që pritet të jetë i madh, por që vjen si rezultat i këtij fenomeni botëror”, u shpreh Stelios Petsas, zëdhënës i qeverisë.
Ndërkohë Athina ndjek me shqetësim rritjen e numrit të vdekjeve dhe të të prekurve nga Covid-19 në prag edhe të hapjes së shkollave në 14 shtator. Vetëm në mëngjesin e së enjtes humbën jetën tre persona dhe numri i viktimave nga pandemia ka shkuar në total në 279, numri i rasteve në gati 11000 , 38 pacientë ndodhen në terapi intensive.
Gjithashtu ka shqetësim të madh për infektimin e shumë personave në një azil pleqsh në Marusi të Athinës, të mbi 15 punëtorëve në Veria, në një fabrike të përpunimit të frutave, por edhe për rastet në kampin e refugjatëve në Moria të ishullit Lesvos. Ndërkohë edhe tre ministra të qeverisë, midis tyre i Financave dhe i Marinës Detare, kanë hyrë në karantinë, pasi kanë pasur kontakte me persona që janë gjetur orët e fundit pozitive nga Covid-19 dhe për këtë arsye është boshatisur deri në zbatimin e protokollit përkatës për dezinfektim gjithë ndërtesa e Ministrisë së Financave.
Goditje për turizmin grek që është gjunjëzuar sivjet nga pandemia është edhe vendimi i fundit i kompanisë ajrore TUI, që ka ndërprerë përkohësisht fluturimet për në zonën turistike Langana të Zakinthos nga Britania, pasi klientët e saj nuk duan të zbatojnë masat për koronavirusin. Në të njëjtën kohë, masa të reja për udhëtarët që vijnë nga Greqia kanë marrë edhe autoritetet skoceze dhe uellsiane, pas zbullimit të dhjetëra rasteve me Covid-19, që u gjetën në një fluturim nga ishulli turistik grek i Jonit drejt Londrës.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– David Graeber, antropolog dhe autor anarkist i librave më të shitur mbi burokracinë dhe ekonominë, duke përfshirë “Bullshit Jobs”, ka ndërrua...
SHBA– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shoprehur se në dokumentin që I është paraqitur në Uashington, asnjë pikë nuk flet për njohjen...
SHBA– Takimi pesë orësh me dy raunde në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar për t’u rikthyer sërish ditën e nesërme, ku pritet të jetë preze...
TURQI– Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka telefonuar psditen e sotme kancelaren gjermane Angela Merkel, për ta kritikuar në lidhje me faktin që Gje...
ITALI– Ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi ka falenderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar afër dhe i kanë shprehur dashamirësi, tashmë që rezultoi...
SHBA-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë përfunduar takimin e tyre në Shtëpinë e Bardhë.Hoti në ...
SHBA– Mediat serbe po ndjekin nga afër takimin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Serbi, ndërs akanë zbuluar detaje nga takimi me Kosovën i nd...
RUSI– Konflikti mes Greqisë dhe Turqisë është një ndër temat më delikate që ka përfshirë këto dy shtete muajt e fundit. Ditën e sotme zëdhënësja e Ministr...
ITALI– Vetëm një ditë pasi ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi rezultoi i infektuar me Covid-19, mediat italiane kanë shkruar se janë infektuar me virusi...
SHBA-Në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve qendrore, ai ka treguar se në pjesën e parë të takimit është biseduar kryesisht për çështje ekonomike.“...