LIVE UPDATES
Aktualitet

Reagimi i Shehut! Bejko: Vendimi i Bashës e paska mërzitur, Triti shkruan paçavure

27 Janar 2022, 06:48 Nga DOSJA
Reagimi i Shehut! Bejko: Vendimi i Bashës e paska mërzitur, Triti

TIRANË– Roland Bejko ka reaguar pas shkrimit të deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehut, i cili shprehu revoltën për vendimin që mori ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha. Bejko shkruan në një postim në Facebook, se Shehu qeka mërzitur shumë nga vendimi mirëpo ka qënë njeriu më pak i votuar nga anëtarët e partisë, ndaj sipas tij kjo lëvizje ishte e vonuar. Ndër të tjera, ai thekson se deputeti shkruan paçavrue, e se prej 9 shtatorit ka marrë ushtën e mburojën e po lufton me mullinjtë e erës së bashku me Berishën.

POSTIMI:

Të nderuar miq,Vura re se caktimi im si Drejtues Politik i Qarkut Gjirokastër sot nga Kryetari i PDSH z. Lulzim Basha e paska mërzitur shumë Tritan Shehun, deputetin e emëruar dy herë në krye të atij Qarku në mënyrën më spekullative të mundshme nga dy bashkëkryetarët e PD gjatë këtyre tetë viteve në opozitë. Si në 2017, ashtu edhe në 2020, Tritan Sheu ka qenë njeriu më pak i votuar nga anëtarët e partisë në Gjirokastër si kandidat për kandidat për deputet. Ndërsa unë kam qenë më i propozuari prej tyre. Po edhe të tjera figura lokale e qëndrore kanë qenë para tij. Por edhe në mos të isha unë në atë pozicion, dikush tjetër duhet të ish në krye të atij Qarku, por ai, jo. Ky ishte një gabim i korrigjuar me të drejtë nga z. Basha, por vonë e me shumë kosto për PD-në.

Pastaj se kush është Don Kishoti e Sanço Panço që shkruan Triti në paçavuren e vet, këtë më mirë se vet ai e di gjithë opinioni publik.
Don Kishoti në fakt, është shefi i Tritanit, Ai pra, që, qysh prej 9 shtatorit ka marrë ushtën e mburojën e po lufton me mullinjtë e erës anëembanë Shqipërisë me idenë se do mundë SHBA-të që e kanë shpallur “Non grata” familjarisht dhe që e bëri PD-në e demokratët katërqindcopash duke i çuar deri edhe në përplasje fizike për intetesat e tij.Ndërsa Sanço Panço, është ky i mërzituri që fyen mua, ky pra që i ka hipur gomarit të politikës shqiptare që kur e emëruan kryetar të PD-së (nga ku vet shefi i tij e përzuri me shkelma pak vite më vonë. Thonë se ishte mërzitur ngaqë e imitonte keq në gjuhë e gjestikulacione kur flistE), si dhe president të firmës “Shqiponja” e akuzuar kjo mediatikisht për thyerjen e embargos ndërkombëtare duke furnizuar me naftë Millosheviçin që i kish vënë flakën Ballkanit.Sanço Pançua është mërzitur sot dhe ka sulmuar fort atë që para zgjedhjeve i lëpihej në mënyrën më të neveritshme, por drithëruese në sy të demokratëve të jugut për një vend deputeti, duke e quajtur “lider perëndimor, vizionar, të ardhmen e politikës shqiptare, dhe ndaj të cilit betohej se do i ishte mirënjohës për besimin që pati treguar ndaj tij”, pra Lulzim Bashën, i cili e caktoi për të keqen e tij dy herë, kundër vullnetit të demokratëve në krye të listës në Gjirokastër.Ikja e Tritit nga ai Qark është e vonuar, pak rëndësi ka nëse duhet të isha unë a një demokrat tjetër në vend të tij.Ky është në fakt edhe fundi i një kaste politikanësh të korruptuar që e kanë parë politikën si monopolin e tyre, ndaj edhe zëvendësimin nga vendet që i patën vjedhur me hile, e shikojnë si padrejtësi. Ne “punonjësve të përkushtuar të partisë” na kanë parë qysh nga vitet 90 si shërbëtorët e tyre,që kishim për detyrë vetëm t’u mblidhnim vota për t’u siguruar atyre pushtetin e përjetshëm në këtë botë, por dhe në botën tjetër.Kthimi im në Gjirokastër, në fakt është kthim në shtëpi. PD-në në atë zonë, ne do përpiqemi ta ringremë më të fortë.

Kush do të iki, i qoftë rruga e mbarë. Të mirëseardhur janë të gjithë ata që u qëndronin larg varmihësve të politikës së vjetër, të dhunshme dhe të korruptuar, qofshin të rrinj a të vjetër në moshë.Koha është të shikojmë drejt të ardhmes. Të shkuarën ta lëmë në punën e vet. Atë nuk e ndryshojmë dot.Ps. Këtu poshtë është fyerja që ka përdorur ndaj meje z. Shehu për turpin e tij, që në fakt ka që nga 1997 që nuk e njef se çfarë është turpi.Është bela kur e vret turpin, s’të bën më asgjë përshtypje, as skuqesh, as zverdhesh.

Ditën e djeshme deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu reagoi pasi kryedemokrati Lulzim Basha mori vendimin që ta largonte nga Gjirokastra si drejtues politik e ta zëvendësonte me Roland Bejkon. Në një postim në Facebook, pas marrjes së këtij vendimi, Shehu shkruan se Basha, të cilin e quan deputet po kërkon tu imponohet demokratëve, kur në fakt është shkarkuar me vendim të Kuvendit të mbajtur më 11 dhjetor.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndryshuar edhe drejtuesin politik në Gjirokastër. Pasi i besoi Shkodrën nënkryetarit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, në Gjirokastër Basha ka vendosur të dërgojë Roland Bejkon. Ky i fundit zëvendëson Tritan Shehun në këtë post, i cili i është bashkuar ish-kryeministrit Sali Berisha dhe është pjesë e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Më herët Basha caktoi Alibeajn drejtues politik në Shkodër. Ky vendim erdhi pas largimit të Helidon Bushatit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha roland bejko tritan shehu lulzim basha roland bejko tritan shehu

Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Janar 2022, 22:09

VIDEO/ Kaprolli filmohet në rrugën e Qafshtamës

BURREL- Një kaprollë është parë ditën e sotme në rrugën e Qafshtamës. Në një video të publikuar nga JOQ, shihet një kaproll, i cili ndodhej në rrugë.Ndërkohë që...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet