LIVE UPDATES
Aktualitet

Dom Gjergj Meta reagon për vrasjen në Lezhë: Hija e gjakmarrjes u çua

26 Janar 2022, 22:25 Nga DOSJA
Dom Gjergj Meta reagon për vrasjen në Lezhë: Hija e gjakmarrjes u

RRËSHEN- Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit Dom Gjergj Meta ka reaguar vrasjen që ndodhi dy ditë më parë në Lexhë ku 17-vjeçari Florian Përvathi vrau fqinjin 65-vjeçar Lek Lekgjonaj për hakëmarrje. Me anë të një postimi në Facebook, Ipeshkvi Meta shkruan se gjakmarrja është forma më e skajshme e hakmarrjes. Në lidhje me këtë ngjarje, ai ka deklaruar se më parë askush nuk kishte folur me adoleshentin dhe se nuk e dinin se çfarë bluante ai përbrenda. Ai ka shtuar se situata do të ishte më ndryshe nëse 17-vjeçari do t’ja kishte treguar dikujt traumën që kishte.

Postimi i plotë:

GJAKU I BABËS DHE TRAUMA GËRGASËSE* Në ka një gjë në “botën” e Masmedias me të cilën jemi mësuar, ajo është pa dyshim kronika e zezë, aq sa krime të ndryshme dhe ngjarje të rënda të gjithfarllojshme janë bërë normale për sytë dhe veshët tanë. Megjithatë, ajo që ndodhi me datë 24 janar në Lezhë, nuk është thjesht një ndër to. Nuk është nga ato lajme, të cilat na serviren çdo ditë me motivacione të tipit: “larje hesapesh”, “hakmarrje mes bandash”, “vrasje mafioze”, etj., etj. Këtë herë arsyeja e krimit ishte krejt “e pastër”: marrja e gjakut të babës. Me ta marrë vesh atë që kishte ndodhur, u informova menjëherë në lidhje me të nëpërmjet njerëzve që njihja dhe më rezultoi se kishim të bënim pikërisht me atë që shkruhej në media: me një vrasje për gjakmarrje. Kur dëgjova lajmin, për një çast mendova se hija e gjakmarrjes u çua edhe një herë nga barku i territ, nga thellësitë e nënvetëdijes, si një Leviatan, për të na thënë: “Jam këtu, nuk liroheni lehtë prej meje”.

E imagjinova atë Leviatan me dhëmbë të zgërdheshur, njësoj si armiku i natyrës njerëzore, i cili pasi të ndodhë krimi, këndon këngën e fitores së vdekjes mbi jetën, duke u kthyer rishtazi në thellëtirën e errësirës prej nga vjen. Atij as që i bëhet vonë se në fushë të betejës ka lënë një burrë të vdekur dhe një djalë të ri që do të kalojë shumë nga ditët e tij në burg. M’u bë si një ngjarje kohësh të tjera, e dalë nga novela “Gjaku” e Ernest Koliqit te “Hija e maleve”, ku Doda e bluan ndër vete vendimin e gjakmarrjes dhe më pas e kryen atë. U mundova të merrja me mend sa e sa zëra që me siguri kanë ushtuar në veshët e atij djali ende të parritur, zëra të zvetënuar gërgasësish, të cilët e shoqëruan kur ai mori një armë dhe shtiu mbi gjaksin e tij. Në kësi rastesh, ne të gjithë nisim të gjykojmë faktet, jemi kureshtarë të dimë si e ka bërë krimin i pandehuri, përgatitim versionet tona, por shumë pak e shtrojmë pyetjen: “Pse ndodhi?”.

Nuk e pyesim veten se sa e thellë mund të ketë qenë trauma e një djali, që në moshën 5 vjeçare ka parë të vdekur brenda një dite të dy prindërit e tij. Ajo tronditje e fortë, ajo plagë e rëndë shpirtërore, ajo thyerje e madhe, duket që nuk është shëruar kurrë, përkundrazi, është përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Askush nuk ka folur me të, nuk e ka dëgjuar traumën brenda tij, nuk është marrë fare me të. Me siguri ai djalë ka dëgjuar mjaftueshëm histori “burrash” që e kanë marrë gjakun ose që janë korit se nuk e kanë marrë dot atë, por ai asnjëherë nuk e ka dëgjuar traumën që po rritej brenda tij, e cila i shtrinte dhunshëm metastazat në të gjithë ekzistencën e tij, duke ia vrarë çdo qelizë të shëndetshme si një sëmundje e keqe.

Po ashtu, ai i i ka dëgjuar të tjerët duke folur për “nder” e “faqe të bardhë”, por askush prej atyre “të tjerëve” nuk e ka dëgjuar traumën e një fëmije, pale më të orvatej për t’i dhënë një përgjigje ose së paku për të ngjitur çka ishte e mundur prej asaj krisjeje. Nuk e di nëse kjo histori ka gërgasës të jashtëm (jam i tunduar të mendoj se po), por me siguri gërgasësi më i madh gjendej brenda tij. Trauma ka qenë gërgasësi i tij i stërmadh. Gjakmarrja është forma më e skajshme e hakmarrjes. Kjo e fundit është një nga përbindëshat që banon brenda njeriut. Ajo duket sikur fle, e mbuluar me tisin e harresës. Rri aq urtë, sa thua nuk ekziston, por në të vërtetë thjesht po pret momentin e duhur për të shpërthyer.

Dhe si gjithmonë, shpërtheu në mënyrën më të keqe të mundshme, duke marrë jetën e një njeriu. Po me datë 24 janar, Papa Françesku shpërndau mesazhin e tij të përvitshëm për Ditën botërore të Komunikimeve shoqërore. Në qendër të këtij mesazhi ishte fjala “dëgjim, me dëgju”. Cilësia e komunikimit është pikërisht aftësia për të dëgjuar e jo për të përgjuar nga kurioziteti apo për të shpifur nga dashakeqësia. Dëgjimi ka të bëjë me cilësinë e jetës dhe të marrëdhënieve tona. Duke cituar Ditrish Bonoferin, Papa Françesku na sjell ndërmend se: “Kush nuk arrin ta dëgjojë vëllanë e tij, shumë shpejt nuk do të jetë më i aftë ta dëgjojë as Zotin”. Mënyra më e mirë për ta treguar dashurinë ndaj dikujt, është duke e dëgjuar, duke patur durim për ta dëgjuar deri në fund historinë dhe jetën e tjetrit, sidomos plagët dhe traumat e tij.

Një shoqëri e mësuar me zhurma e ka të vështirë të dëgjojë. Pikërisht mungesa e kësaj të fundit ia ka krijuar rrethanat e favorshme krimit të paralajmëruar të ditës së djeshme: nuk është dëgjuar klithja e traumës së një fëmije. Nuk ka proces pajtimi të jashtëm, pa u pajtuar njeriu përbrenda vetes. Ja çfarë ka ndodhur atë ditë në Lezhë. Tanimë vendimi i mbetet gjykatësit. Ne të tjerëve nuk na takon gjykimi e aq më pak paragjykimi, por na takon vëmendja ndaj shumë traumave të tjera që janë vullkane aktive, të cilat ndodhen krejt pranë nesh, dhe si të tilla mund të shpërthejnë nga momenti në moment, duke shkaktuar dëme të mëdha.

17-vjeçari vendosi të merrte hakun e të atit, Gjon Përvathi, i cili u ekzekutua nga Ndue Lekgjonaj në vitin 2009, me motivin se i kishte bllokuar rrugën. Pasi kreu vrasjen, Lekgjonaj u vetëdorzua në Polici, duke pranuar edher plagosjen e dy personave të tjerë po në të njëjtën ngjarje. Lekgjonaj, teksa tentonte që të largohej nga skena e krimit, kishte aksidentuar edhe djalin e madh të viktimës e të afërmin e tyre, por fatmirësisht kësaj here pa i kushtuar jetën. Megjithatë drama në jetën e 4-vjeçarit (asokohe) nuk përfundoi këtu. Në gjendje të rënduar psikologjike, nëna e 17-vjeçarit, Martine Përvathi vendosi që të ndërmerrte një akt të rëndë duke i thënë fund jetës, po të njëjtën ditë me vrasjen e të shoqit, pasi mendoi se edhe i biri kishte ndërruar jetë. Duke lënë kështu jetimë 4 fëmijë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dom gjergj meta florian pervathi lek lekgjonaj dom gjergj meta florian pervathi lek lekgjonaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Janar 2022, 22:09

VIDEO/ Kaprolli filmohet në rrugën e Qafshtamës

BURREL- Një kaprollë është parë ditën e sotme në rrugën e Qafshtamës. Në një video të publikuar nga JOQ, shihet një kaproll, i cili ndodhej në rrugë.Ndërkohë që...

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci