LIVE UPDATES
Editorial

Reagimi i pështirë kundër Mingës dhe Petros i ka rrënjët te perceptimi foshnjor i “demokracisë” së shijeve

28 Dhjetor 2019, 06:06 Nga DOSJA
Reagimi i pështirë kundër Mingës dhe Petros i ka

Fillova ta ndjek pak me vonesë protestën që shoqëroi Festivalin e Këngës 58 dhe zhurmën në rrjetet sociale e në disa media, kundër Mikaela Mingës dhe Rita Petros që, si anëtare të jurisë, nuk i dhanë pikë mjaftueshëm të preferuarës së publikut Elvana Gjata; madje Mingën e akuzuan deri edhe se, duke i dhënë Gjatës votë qëllimisht tejet të ulët, kish mundësuar që fitorja t’i kalonte këngëtares tjetër konkurrente, Arilena AraAfshi i marazit që ushqente revoltën e anonimëve online kish të bënte drejtpërdrejt me rolin e jurisë, ose atij grupi ekspertësh të zgjedhur, për të përcaktuar fituesen e festivalit, në kuptimin: “si guxoni ju të dilni kundër popullit”, ose “kush jeni ju…” etj.; shoqëruar edhe me teorinë konspirative përkatëse, se vota e këtyre dy anëtareve ishte manipuluar, për t’ia hequr fitoren nga goja Elvanës (edhe pse deri pak para Festivalit thuhej, nga të njëjtat media dhe zëra, se fitorja e Elvanës ishte vendosur tashmë).

Ende nuk kam arritur ta sqaroj nëse publikimi i fletë-votimeve personale të anëtarëve të jurisë së Festivalit parashikohej apo jo nga kontrata mes entit organizator dhe anëtarëve vetë. Kur kam marrë pjesë unë vetë në juri të ngjashme (për vepra letrare dhe autorë), më kanë siguruar se vota ime nuk do të bëhet publike; sipas një logjike, që më duket e drejtë, se anëtari ekspert i jurisë duhet të votojë i lirë nga trysnia e konformimit me shijet e publikut. Por e kam të qartë se ky kriter nuk është universal.

Prej jurisë të një eventi me valenca kulturore të spikatura, si Festivali i këngës, pritet që, me profesionalizmin dhe integritetin e saj, të kompensojë entuziazmin folklorik të publikut përkatës – p.sh., në rastin e tanishëm, Minga është ndoshta e vetmja specialiste muzikologe në Shqipëri që i ka kartat në rregull (dhe e ka provuar gjerësisht që i ka), për të vlerësuar objektivisht një vepër të muzikës pop; ndërsa Petro ishte thirrur në juri jo si “botuese” (siç e lexova në ca media) por si poete e njohur. Pa u zgjatur më tej në kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve, dua vetëm të vë në dukje se juri të tilla nuk zgjidhen si përfaqësuese të shijeve të publikut, por në bazë të kompetencës profesionale. Ato zgjidhen, por nuk janë organe të zgjedhura; votojnë, por nuk japin llogari për votën e tyre.

Me aq sa munda të shoh, reagimi – në shumë raste brutal, në mos thjesht i pështirë – kundër Mingës dhe Petros i ka rrënjët te perceptimi foshnjor i “demokracisë” së shijeve; ose te moskuptimi, për shkak të padijes, se evente të tilla kombëtare, si Festivali, synojnë jo thjesht dëfrimin e publikut të muzikës pop, por edhe edukimin e tij muzikor; prandaj edhe juria do të përpiqet të shpërblejë jo pritjet e masës së fansave të kësaj apo asaj këngëtareje, por cilësinë mirëfilli artistike të këngëve dhe të interpretimit të tyre në skenë.

Duke lexuar reagimet dhe ofshamat kolektive, të përcjella edhe nga mediat, m’u krijua përshtypja se ka një lebeti ndjekësish të kësaj muzike, që u qasen aktiviteteve si Festivali me bindjen se atje do të konfirmohen edhe pritjet e tyre; dhe, çfarë është edhe më e rëndësishme, duan që ta zgjedhin fituesin me votën e tyre, duke e përjashtuar deri edhe mundësinë që fitorja të përcaktohet edhe me kritere jo-demokratike.

Me këtë lloj mendësie “demokratike” foshnjore dua të bashkëlidh edhe dyshimin e shprehur nga po ato zëra “nga poshtë” se, diçka që ndodh larg a që mbahet larg syve të publikut – si në rastin kur vota individuale e një anëtari të jurisë mbetet e fshehtë – është, ipso facto, e pistë, e manipuluar, e pandershme; dhe se bërja publike e votës individuale garanton “transparencën” e procesit përzgjedhës. Pa çka se i manipuluar në këtë mes më rezulton më shumë publiku vetë.

Çështjen do të doja ta formuloj kështu: Festivali i këngës pop është sa event kulturor, aq edhe spektakël, aktivitet argëtues, për një publik sa më të gjerë; por ndryshe nga ç’ndodh me evente të ngjashme, përfshi këtu edhe Eurosong-un aq të lakmuar (pa harruar konkurset televizive për amatorët dhe talentet), te ky Festival yni procesi i përzgjedhjes së këngës fituese nga juria nuk është pjesë e spektaklit. Publikut i ofrohen për argëtim këngët dhe gjithçka tjetër që ndodh në skenë, përfshi edhe shpalljen e rezultateve (e cila mund të jetë zbavitëse gjithashtu) – por procedura e punës së jurisë duhet të mbetet jashtë skenës.

Nga histeria me të cilën u sulmua, në publik, veçanërisht Minga – e cila m’u duk deri edhe e braktisur nga institucioni që e kish ftuar të merrte pjesë në juri – nga kjo histeri, pra, m’u duk sikur kjo masë anonimësh, që i qaset Festivalit si të ishte ndonjë mishërim i demokracisë dikrekte nëmos palestër e muskujve identitarë dhe patriotikë, nuk ka më lidhje me kulturën, dhe as me traditën muzikore qytetare në Shqipëri. Por kjo nuk mund të kuptohet deri në fund, jashtë kontekstit të dyshimit masiv se çdo ekspert, që ftohet të vendosë për një punë me impakt kolektiv dhe interes masiv, është vetvetiu për shitje; ose vjen me etiketën e çmimit të ngjitur në pallto. Ose të diskreditimit të përgjithshëm institucional, për çka një pjesë të fajit e ka media, e cila gjithnjë akuzon dhe ndot, por rrallëherë arrin të provojë akuzat e veta.

Por, pa dashur të tingëlloj edhe unë konspirativ, nuk rri dot pa përmendur interesat e mëdha ekonomike dhe të imazhit, që i çiftohen konkurrimit të Shqipërisë në Eurosong (sikurse nuk e heq dot nga mendja spektaklin qesharak të votës për këngën fituese të atij eventi tjetër). Dhe pikërisht për këtë arsye, prania e ekspertëve si Minga dhe Petro, në juri, më jep një farë sigurie se, përveç spektaklit dhe cirkut, do të mbetet pak vend, në eventin tonë, edhe për riprodhimin dhe avancimin e kulturës muzikore përkatëse.

Por institucionet, të cilat e organizojnë këtë Festival dhe përfitojnë rëndshëm prej tij, duhet t’u garantojnë dinjitetin dhe integritetin të gjithë atyre ekspertëve, që i ftojnë për t’u bërë pjesë e procedurave përzgjedhëse. Këto dy ditë kam parë në mediat dhe në rrjetet vetëm akuza, kërcënime dhe zgërdhitje kundër Mingës dhe deri diku edhe Petros, por jo ndonjë deklarim a qëndrim dalzotës, dinjitoz, prej kujt dje pati aq nevojë për ekspertizën dhe autoritetin dhe reputacionin e këtyre të dyjave. Efekt afatgjatë i kësaj braktisjeje në mëshirën e turmës linçuese do të jetë – ma merr mendja – që ekspertët, në të ardhmen, do të stepen para se të angazhohen në punë të tilla ingrate; sa kohë që ky shtet dhe këto institucione publike nuk arrijnë dot as të mbrojnë publikisht asetet e veta, ndaj pasioneve të vulgut.

Marrë nga Peisazhe të Fjalës

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial ardian vehbiu festivali i 58-të i rtsh ardian vehbiu festivali i 58-të i rtsh

Sondazh

Poll
Editorial 27 Dhjetor 2019, 13:03

Opereta shqiptare dhe një konflikt i papërfunduar

Kosova, ajo që është identifikuar me votën e 6 tetorit, nuk ka mundur të marrë pjesë në iniciativën mini-Shengen. Dhe rrjedhimisht, çfarëdo përshkrimi pë...

Editorial 26 Dhjetor 2019, 12:32

Një avantazh i ri gjeopolitik i Rusisë në Ballkan

Projekti serb i krijimit të një blloku të ri ekonomik të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor krijon një situatë të re gjeopolitike si një avantazh i g...

Editorial 26 Dhjetor 2019, 11:17

Tek e fundit, le të shkojmë në zgjedhje

LDK në njërën anë thotë që nëse nuk arrihet marrëveshja atëherë fajin për këtë e ka LVV si fituese e zgjedhjeve, kurse në anën tjetër e kërkon gjysmën e pushtet...

Editorial 24 Dhjetor 2019, 05:42

ZZ Post Test

TesttttTirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View Results...

Editorial 20 Dhjetor 2019, 13:44

Festa e parakohshme e SPAK

Opozita e dalë nga sistemi, dje tregoi se, jo vetëmë shtë kthyer në sistem, por është gati të pranojë edhe atë që nuk e pranonte kur ishte në sistem. Arsyet e m...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj