LIVE UPDATES
Politike

VIDEO- Rama për RTVE: Shqipëria ka zgjedhur Evropën, nuk ndikohet nga Kina e Rusia, njohja e Kosovës i jep fund kapitullit t

10 Tetor 2021, 06:21 Nga DOSJA
VIDEO- Rama për RTVE: Shqipëria ka zgjedhur Evropën, nuk ndikohet

SPANJË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çështja e Integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nuk është më në dorën e Shqipërisë apo të vendeve të tjera në rajon, por në mënyrën se si ka vendosur vetë Evropa që të punë me ta. Në një intervistë për televizion publik spanjoll, kryeministri Rama tha se Shqipëria nuk ndikohet aspak nga influencat e mundshme ruse e kineze, pasi ka zgjedhur rrugën e saj: Evropën.

Por, kreu i qeverisë shtoi se Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga kufij evropianë dhe se nuk ka kuptim as për sigurinë dhe as për të ardhmen e Evropës që kjo pjesë e trupit, të mos jetë i integruar po të jetë një zonë gri si të thuash, ku aktorë të tjerë mund të zhvillojnë lojën e tyre.

I pyetur për tensionin mes Kosovës dhe Serbisë, Rama tha se një paqe nuk arrihet qetësisht dhe pa tensione. Sipas tij, tensionet treten pasi të dy palët komunikojnë dhe tentojnë të gjejnë zgjidhjet e nevojshme për njerëzit. Kosovën, Rama e konsideroi si problemin e fundit, ende të hapur dhe të pazgjidhur nga shpërbërja e Jugosllavisë. Njihja e Kosovës, sipas Kryeministrit është kapitulli i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë.

Përsa u përket vendeve që ende nuk e njohin Kosovën, mes tyre edhe Spanja, Rama tha se dihet shumë mirë se pozicioni i Spanjës nuk ka fare të bëjë me asnjë problem që ka lidhje me shqiptarët apo me vetë Kosovën, por ka të bëjë me historinë e me problemet e veta të brendshme.

Intervista e plotë:

Intervistuesi: Nëse flasim për një vend si Shqipëria, flasim për Edi Ramën, kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ka qenë kryebashkiak i kryeqytetit, Tiranës, në periudhën 2000-2011 dhe që prej vitit 2013 është kryeministër i qeverisë së vendit, që do të thotë pra që për më shumë se 20 vjet ju keni qenë dëshmitar, por njëkohësisht pjesë e evoluimit të Shqipërisë. Përshëndetje, si jeni?

Kryeministri Edi Rama: Mirë, faleminderit. Dhe faleminderit për ftesën.

Intervistuesi: Ju sapo keni zhvilluar një takim me kryetarin e qeverisë spanjolle dhe keni nënshkruar disa marrëveshje.

Kryeministri Edi Rama: Po, është vizita e parë zyrtare e këtij niveli, dhe ndihem mirë sepse besoj se ka një potencial të madh në marrëdhëniet tona të ndërsjella. Kam një admirim të madh lidhur me çka Spanja ka arritur, si një model që duhet ndjekur, për mënyrën se si një ka mundur ta kapërcejë një të kaluar aq të errët dhe të shndërrohet në një shembull të shkëlqyer për vendet e tjera. Dhe, nga ana tjetër, do të doja të vija në dukje faktin se kryeministri Sanchez, në të shkuarën i ka njohur nga afër periudhën e tmerrshme të historisë konflikteve në rajonin tonë dhe e ka ndjeshmërinë e duhur për ta mbështetur ndryshimin. Në fakt ai kërkon që Spanja të jetë më e pranishme në zonën tonë dhe ky është një lajm shumë i mirë për ne.

Intervistuesi: Ashtu si dhe ju sapo theksuat, qeveria e Spanjës mbështet pa asnjë lloj dyshimi aderimin, procesin e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por duhet të themi gjithashtu që presidentja e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen ka thënë se vendi juaj ka përmbushur detyrat e tij. Çfarë hapash po hedh Shqipëria për t’ju përshtatur kërkesave të Brukselit?

Kryeministri Edi Rama: Mund të them se tashmë nuk flitet më për çfarë duhet të bëjmë ne, por për mënyrën si kanë vendosur të punojnë ata me ne dhe në rajon.

Intervistuesi: Ndoshta duhet të zhvishemi nga disa perceptime negative që kemi lidhur me atë zonë të Evropës…

Kryeministri Edi Rama: Sigurisht që jemi vende të cilët do të duhet të bëjmë shumë më shumë për të përmbushur të gjitha kushtet për të qenë anëtarë të Bashkimit Evropian. Por e meritojmë të hedhim tashmë hapa të tjerë përpara dhe të fillojmë negociatat formale. Perceptimet kanë të bëjnë me të shkuarën, me nje informacion që ende nuk është fluid, i rrjedhshëm. Por mund t’ju them se tashmë po e thonë të gjithë, edhe një numër përherë e më i madh turistësh spanjollë që vijnë në Shqipëri, se ka një ndryshim të madh midis asaj që perceptohet nga larg për Shqipërinë dhe realitetit të saj. Sigurisht që duhet të përparojmë më tej me reformat tona për modernizim, me përmirësimin e qëndrueshëm të ekonomive dhe shoqërive tona, me fuqizimin institucional dhe, në fund të fundit, të shkojmë drejt një mjedisi më të mirë ekonomik dhe social rajonal por këto janë sfidat e vendeve që janë në rrugëtim e sipër.

Intervistuesi: Nëse tashmë hedhim sytë nga rajoni, shohim tensione që kanë rinisur midis Kosovës dhe Serbisë. Do të doja të kisha opinionin tuaj, analizën tuaj mbi këtë situatë.

Kryeministri Edi Rama: Tensionet janë pjesë e atij procesi. Nuk mund të presim që një proces paqeje të përparojë qetësisht dhe pa tensione. Këtu lajmi i mirë është që tensionet lindin po edhe treten pasi të dy palët sidoqoftë komunikojnë dhe tentojnë të gjejnë zgjidhjet e nevojshme për njerëzit. Pra nuk është më si në të shkuarën. Ka një diferencë të madhe pasi tashmë kemi bashkëpunim rajonal, me takime e mbledhje të shumta, vajtje-ardhje, samite të çdo lloji. Sigurisht që Kosova është problemi i fundit, ende i hapur dhe i pazgjidhur nga shpërbërja e Jugosllavisë e pa dyshim, njohja e Kosovës si shtet sovran e i pavarur nga Serbia është kapitulli i fundit i historisë plot dhimbje të shpërbërjes së Jugosllavisë.

Intervistuesi: Pa dyshim, z. Rama, një nga çështjet kryesore është njohja e Kosovës si komb, i panjohur ende nga të 27 vendet, ndërmjet tyre dhe Spanja.

Kryeministri Edi Rama: Është e vërtetë, por e dimë fare mirë se pozicioni i Spanjës nuk ka fare të bëjë me asnjë problem që ka lidhje me shqiptarët apo me vetë Kosovën, por ka të bëjë me historinë e me problemet e veta të brendshme. Dakort, por duhet të jemi në fakt shumë të qartë këtu, pasi nuk ka asnjë  lloj krahasimi të mundshëm ndërmjet problemeve të brendshme të Spanjës, lidhur me lëvizjet independentiste apo separatiste dhe ndarjes së Kosovës nga Serbia.

Intervistuesi: Në fakt, një nga shqetësimet e Bashkimit Evropian sa i përket Ballkanit Perëndimor është influenca si e Rusisë ashtu dhe e Kinës, në këtë rajon.

Kryeministri Edi Rama: Shiko, Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga kufinj evropianë, jemi një organ i trupit të Evropës dhe njëkohësisht jemi të izoluar nga po ky trup, diçka që nuk ka kuptim dhe nuk është gjëja më e përshtatshme as për sigurinë dhe as për të ardhmen e Evropës që kjo pjesë e trupit, të mos jetë totalisht e integruar po të jetë një zonë gri si të thuash, ku aktorë të tjerë mund të zhvillojnë lojën e tyre. Ne, Shqipërinë të paktën, nuk e shqetësojnë këto influenca të mundshme pasi për ne Evropa është besimi ynë dhe e ardhmja në Bashkimin Evropian është zgjedhja jonë e lirë.

Intervistuesi: z. Rama, faleminderit shumë për pjesëmarrjen tuaj në televizionin spanjoll

Kryeministri Edi Rama: Shumë faleminderit

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama per rtve edi rama rama per rtve

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin