LIVE UPDATES
Politike

Lapaj sqaron VKM-në që solli debatin me Ramën: Diskutimi s’është luftë për zërin e trashë!

9 Tetor 2021, 17:32 Nga DOSJA
Lapaj sqaron VKM-në që solli debatin me Ramën: Diskutimi

TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj ka sqaruar debatin që ka pasur një natë më parë me kryeministrin Edi Rama, teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Lapaj shkruan se Vendimi i Këshillit të Ministrave që pret ende miratim për ‘klientët’ në nevojë nuk është e njëjta me atë që e ka titullin “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KËH në muaj”. Kjo e dyta, sipas avokatit është miratuar për rimbursimin e kostove shtesë që i kanë ardhur familjeve në nevojë nga heqja e fashës 300 KWH që ishte në fuqi nga qeveria e mëparshme, por nuk ka lidhje me detyrimet e ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë” i cili e çon mbrojtjen në një nivel tjetër, pra që familjet në nevojë ta përfitojnë energjinë me çmime preferenciale.

Përsa i përket ngritjes së tonit të zërit, Lapaj shton se ka angazhimin e tij publik e sheh si një luftë idesh e argumentesh e jo si një luftë për trashësinë e zërit. Debati publik sipas tij, është mundësi që te qytetarët e rinia të jepet një shembull se si idetë mbrohen pa bërtitur. Aludimeve se është një aspirant për hapje partie, Lapaj u përgjigjet se nuk e ka pasur asnjëherë në mend këtë gjë, pasi sipasj tij shoqëritë nuk ndryshojnë nga partitë, por ndryshojnë nga vetëdijësimi dhe vullneti për t’i ndryshuar.

STATUSI I PLOTË:

DISA SHËNIME DHE 1 PËRGJIGJE PËR DEBATIN ME KRYEMINISTRIN

Së pari, theksoj se angazhimin publik nuk e shoh si luftë se kush e ka zërin më të trashë, por si luftë idesh dhe argumentesh. Debati duhet të jetë në funksion të së vërtetës, pa pasur komplekse se si kjo e vërtetë është. Shumë më mbështetën për qëndrimin tim kokëfortë te argumenti, por pati dhe nga ata që menduan se unë duhet të isha më agresiv. Në bindjen time nuk ka asgjë më të fortë se e vërteta. E dua të vërtetën. Debati publik është mundësi që te qytetarët, rinia të jepet një shembull se si idetë mbrohen pa bërtitur. Luftoj për të. Së dyti, lexova diku se më aludonin si aspirant për hapje partie. Personalisht as kam pasur e as e kam aspiratë hapjen e ndonjë partie. Mendoj se shoqëritë nuk ndryshojnë nga partitë, por ndryshojnë nga vetdijësimi dhe vullneti për t’i ndryshuar. Në fund partitë janë shumatore e qytetarëve që përbëjnë antarësinë e tyre, pra janë produkt i nivelit dhe aspiratave të shoqërisë. Angazhimi im është qytetar dhe në funksion të ndërgjegjësimit shoqëror.

Së treti, me Kryeministrin patëm debat në lidhje me VKM-në për përcaktimin e “klientëve në nevojë” sipas përcaktimeve që bën ligji nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” në nenin 95. Ai pretendoi se Këshilli i Ministrave e ka përmbushur këtë detyrim ligjor, ndërkohë që unë pretendova të kundërtën.  Kryeministri referoi se KM ka nxjerrë VKM-në Nr. 8 datë 14.01.2015 në lidhje ne shtresat në nevojë. Në fakt siç dhe i thashë në emision, VKM-ja Nr. 8 e ka titullin “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KWH në muaj” dhe rezulton e nxjerrë në zbatim të ligjit nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”. Pra, siç kuptohet dhe nga titulli kjo VKM është miratuar për rimbursimin e kostove shtesë që i kanë ardhur familjeve në nevojë nga heqja e fashës 300 KWH që ishte në fuqi nga qeveria e mëparshme, por nuk ka lidhje me detyrimet e ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë” i cili e çon mbrojtjen në një nivel tjetër, pra që familjet në nevojë ta përfitojnë energjinë me çmime preferenciale. Ligji nr. 43/2015 në nenin 95 ngarkon KM me nxjerrjen e një VKM-je për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për kategorinë e “klientëve në nevojë”. Neni 108 i të njëjtit ligj e detyron Këshillin e Ministrave ta miratojë vendimin në fjalë brenda 12 muajve nga miratimi i tij. Ligji është miratuar në muajin Maj 2015. VKM-ja duhet të ishte miratuar brenda vitit 2016, por ende sot nuk është miratuar. Faleminderit! Shihemi të hënën.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik lapaj edi rama adriatik lapaj edi rama

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më