Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigja më e mirë ndaj atyre që e kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropë...
Politike
Rama me nota patriotizmi: Jemi vëllezër me dy shtëpi, bij të një kombi dhe flasim të njëjtën gjuhë
30 Qershor 2020, 12:54Nga DOSJA
KOSOVË– Kryeminsitri Edi Rama është shprehur se Shqipëria nuk ka marrë përsipër rolin e tutorit apo të kujdestares së Kosovës, por që e konsideron si detyrë që të bashkojë forcat me Kosovën, në një moment të vështirë ku po ngrihen aktakuza ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Në fjalën që po ndan në konferencën për shtyp në Prishtinë, Rama tha se shqiptarët dhe kosovarët janë vëllezër, dhe bij të një kombni, që flasin të njëjtën gjuhë.
“Shqipëria nuk e ka dhe nuk e marrë përsipër detyrën e kujdestarit, apo tutorit që nga larg i tregon udhëheqësve në Kosovë se çfarë duhet të bëjë. Unë erdha këtu për të bashkuar të gjitha partitë politike apo udhëheqësit e tyre në një tryezë. Shqipëria e ka detyrim që të mbështesë Kosovën pa kushte, dhe cilido që është në rolin e kryetarit të qeverisë në Shqipëri duhet të jetë mëshirim i këtij detyrimi. Unë nuk erdha këtu për të realizuar bashkimin mes forcave politike si personi që kam detyrën dhe kapacitetin për ta bërë këtë por për të dëgjuar nga të gjithë, dhe këtë smund ta bësh në një tryezë ku mund të ulen të gjithë, hapur opinionet e tyre. Erdha të mësoj më tepër gjëra në lidhje me këtë situatë, dhe tashmë pas 24 orësh di më shumë gjëra. Këta janë opinionet e një vëllai që jeton në shtëpi tjetër. Ne jemi vëllezër me kemi dy shtete, dy shtëpi, por jemi bij të një kombi dhe flasim të njëjtën gjuhë,”- tha Rama ndër të tjera.
Rama ka përfunduar vizitën 2 ditore në Kosovë.Për dy ditë me radhë, Rama takoi liderët politikë në Kosovë, por nuk shtrëngoi dot duart me Haradinajt. Kreu i qeverisë tha se i kishte kërkuar takim, por i ishte mbyllur dera. Në fund të vizitës, Kryeministri ka njoftuar tërheqjen e padisë kundër kreut të AAK-së. Rama tha se vizita në Prishtinë ishte për tu informuar dhe jo për të bashkuar politikën. Ai ka kundërshtuar edhe njëherë aktakuzat e tha se Kosova sot ndodhet në një udhëkryq të madh dhe në rrezik.
(F.M. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga konferenca për mediat nga Prishtina ka treguar qëllimin e vizitës së tij në Kosovë. Në një deklaratë për mediat, Rama tha...
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në përfundim të viziztës dy ditore në Kosovë. Në deklaratën e tij, Rama tha se i vjen keq që reagimet të ndry...
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat pas përmbylljes së vizitës në Kosovë. Në dekleratën e tij, Rama ka treguar detaje ng...
KOSOVË– Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me Behgjet Pacollin. Përmes një fotoje në profilin e tij në Facebook, Rama ka bërë me dije se prej 40 ...
FIER- Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman, ka folur sot nga Fieri për Reformën Zgjedhore. Në një prononcim për mëdiat, Norman tha se Reforma Zgjedhor...
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi. Sipas një njoftimi nga Presidenca bëhet me dij...
TIRANË- Nuk iu dha fjala gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit, por deputetja Rudina Hajdari ka treguar qëndrimin e saj në një konferencë me media...
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar axhendën e takimeve të tij në Prishtinë. Kreu i qeverisë ka publikuar një video teksa ka nisur takimin me kreun e K...
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot në orën 14:00 do të zhvillojë një konferencë për mediat. Rama në një njoftim në mediat sociale, shkruan se...