Hetimi për inceneratorin e Tiranës, njoftimi zyrtar i SPAK: Shkeljet dhe akuzat
9 Dhjetor, 12:21
Urdhërarrest...
Politike
Kuvendi nis shqyrtimin e kërkesës për ndryshim sistemi, Hajdari: Jam e lumtur, sot është ditë historike.
30 Qershor 2020, 10:44Nga DOSJA
TIRANË- Nuk iu dha fjala gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit, por deputetja Rudina Hajdari ka treguar qëndrimin e saj në një konferencë me mediat. Hajdari para gazetarëve tha se është e lumtur, pasi kërkesa e opozitës parlamentare dhe qytetarëve për ndryshim sistemi po bëhet realitet. Për deputeten, sot është një ditë historike pasi po rishikohet Kushtetuta për një çështje të rëndësishme, ajo e ndryshimit të sistemit zgjedhor.
“Kjo çështje ka një mbështetje shumë të gjerë për t’i rikthyer parlamentit sovranitetin e duhur. Do të ndjekim çdo rrugë institucionale dhe ligjore për ta çuar këtë betejë deri në fund. Bashkë me kolegët e opozitës parlamentare jemi duke diskutuar me anëtarët e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit për të diskutuar ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave. Në zgjedhjet e ardhshme duhet të shkojmë me lista të hapura. Ka ardhur koha të shtyjmë mazhorancën të plotësojë këtë kërkesë të opozitës parlamentare dhe shoqërisë civile.
Për mua kjo kërkesë mori udhën e duhur duke e negociuar për pikat pasi jo në çdo pikë jemi dakord si grup demokrat, por e rëndësishme është përfshirja e ndryshimit të sistemit zgjedhor. E gjithë kjo është një proces dhe jo një gjë e kollajshme dhe për mua është e rëndësishme që të gjithë dhe ekspertët të japin opinionin e tyre. Do të jem pjesë e procesit, por e rëndësishme është që ja arritëm kësaj ditë dhe rishikimi i Kushtetutës është një moment historik për vendin, pasi këtë herë po bëhet për një gjë thelbësore për reformën zgjedhore dhe për këtë duhet të jemi të gjithë të gëzuar”, tha ndër të tjera ligjvënësja.
Kuvendi ka nisur sot shqyrtimine kërkesës së opozitës së re për ndryshimin e sistemit. Deputetët e opozitës kanë treguar edhe njëherë herë qëllimin e kësaj nisme, duke thënë se me hapjen e listave dhe ndryshimin e sistemit do të ketë një garë reale. Ruçi ka thënë se në 30 korrik propozimi do të kalojë në seancë plenare për tu votuar.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar axhendën e takimeve të tij në Prishtinë. Kreu i qeverisë ka publikuar një video teksa ka nisur takimin me kreun e K...
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot në orën 14:00 do të zhvillojë një konferencë për mediat. Rama në një njoftim në mediat sociale, shkruan se...
GOLEM- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar sot në Golem ku është takuar me qytetarë e biznesmenë. Në një video në mediat sociale, Basha tregon s...
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka nisur takimet në ditën e tij të dytë të vizitës në Kosovë. Në një postim në mediat sociale, Rama ka publikuar një foto nga...
TIRANË- Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka treguar sot kalendarin e diskutimeve për kërkesën e opozitës e cila kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor. ...
Politike30 Qershor 2020, 08:49
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari është përfshirë sot në një debat me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe Kësh...
TIRANË- Deputeti Edmond Stojku, i cili është një prej nismëtarëve për ndryshimin e sistemtit zgjedhor ka treguar sot se nuk është dakord me të gjitha ato q...
TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ditën e djeshme ka udhëtuar drejt Kosovës, ku edhe ka takuar liderët e politikanët vendas atje. Këtë vizitë të...
TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi, i cili është dhe nismtëtari për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave ka treguar sot qëllimin e kërkesës që ...
TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka zhvilluar sot një mbledhje të përbashkët me Këshillin e Legjislacionit dhe ka diskutuar nismën e opozitës së re për ndryshim...