LIVE UPDATES
Politike

“Djalli fshihet në detaje!”/ Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, flasin EKSPERTËT: Të ‘fituara’ do dalin ba

25 Maj 2020, 08:26 Nga DOSJA
“Djalli fshihet në detaje!”/ Legalizimi i kanabisit në

Për gati tre dekada një nga burimet më të mëdha të kanabisit të paligjshëm në Evropë ka qënë Shqipëria, e cila tani po mendon që ta legalizojë bimën për përdorim mjekësor. Ekspertët paralajmërojnë se nuk do të jetë e thjeshtë. Ishte nëntori i vitit 2014 kur Shqipëria debatoi për herë të parë legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor, nga biznesmeni Koco Kokedhima, atëherë deputet i Partisë Socialiste, i cili besonte se vendi kishte për të përfituar shumë nga nisma e re.

Megjithatë, ish-kolegët e tij në parti vendosën se Shqipëria nuk ishte ende e gatshme. Pothuajse gjashtë vjet më vonë, më 9 maj, kryeministri i vendit dhe njëherasi edhe kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se qeveria e tij kishte punuar në heshtje për një projekt-ligj në mënyrë që të legalizohej kanabisi mjekësor.

“Drafti do të jetë gati shumë shpejt dhe do të jetë i hapur për diskutim publik,” tha Rama.

Megjithatë, edhe për 22 vendet e Evropës që tashmë lejojnë përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore, lajmi i Shqipërisë ka bërë që të ngrihen shumë vetulla. Mbështetësit e idesë thonë se vendi i Ballkanit, i goditur nga një tërmet shkatërrimtar në nëntor të vitit të kaluar dhe në rënie ekonomike për shkak të koronavirusit, dëshiron që të marrë pjesën e saj prej më shumë se 16 milardë dollarë të tregut botëror.

Sidoqoftë, të tjerë janë më të kujdesshëm, duke theksuar se për gati tre dekada Shqipëria ka qenë një nga prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit të paligjshëm në Evropë. Projekt-ligji i qeverisë pritet të përmbajë mekanizma për të ndihmuar në uljen e prodhimit të paligjshëm, por ekziston frika se iniciativa mund të dërgojë mesazhin e gabuar.

NISMA- një dredhi elektorale?

Pasi mori pushtetin në vitin 2013, Rama bëri një deklaratë të fuqishme për ç’rrënjosjen e kanabisit në fshatin famëkeq të Lazaratit. Shembull që u ndoq një vit më vonë në zonën e Dukagjinit.  Aksioni i Policisë pushtoi faqet e para të mediave në të gjithë botën, por kultivimi nuk u ndal me aq. Kritikët e qeverisë ngulnin këmbë se prodhimi ishte rritur. Prokurorët dhe opozita paralajmëruan për përplasje midis policisë, politikanëve dhe bandave të drogës.

Megjithatë shifrat e tre viteve të fundit sugjerojnë se kultivimi i kanabisit të paligjshëm ka rënë, por Rama akzuohet nga kundërshtarët politikë se legalizimi i tij është pjesë e një plani të mirëmenduar. Disa e shohin si një dredhi cinike për të fituar votat e shqiptarëve duke i përfshirë në industrinë e paligjshme të kanabisit,  nga e cila mund të fitojnë shumë para.

“Rama po përgatitet për ‘ri-kanabizimin’ të Shqipërisë për përfitime elektorale,” -tha Monika Kryemadhi, drejtuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ngriti një akuzë të ngjashme, duke akuzuar Ramën se po përpiqej të manipulonte zgjedhjet e vitit 2021.

Grupet e shoqërisë civile kanë shprehur gjithashtu skepticizëm. Sotiraq Hroni, drejtor i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, e ka parë gjithashtu nismën si një përpjekje për të vituar sa më shumë vota dhe për të larguar vëmendjen nga sfidat që përballet vendi.

“Iniciativa si kjo duhet të vijnë pasi të jetë garantuar se institucionet janë në gjendje të zbatojnë plotësisht ligjin dhe të kontrollojnë siç duhet territorin dhe informalitetin në ekonomi dhe shoqëri,” tha Hroni për BIRN. “Raportet e pavarura sugjerojnë se ky nuk është rasti në Shqipëri. Lëvizje të tilla duhet të gëzojnë një konsensus të gjerë publik dhe politik dhe madje mund të meritojnë të vihen në një referendum.”

Shpresa të mëdha, realitet kompleks

Përkrahësit e iniciativës thonë se ajo do të nxisë punësimin, eksportet dhe të ardhurat nga taksat dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Nëse bëshet ashtu si duhet, Shqipëria do të përfitojë në mënyrë të konsiderueshme. Kështu u shpreh profesori i ekonomisë, Adrian Civici.

“Nëse do të trajtojmë këtë proces bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe kontrollojmë rreptësisht kultivimin vetëm për qëllime mjekësore, kozmetike dhe ushqimore, atëherë mund të shpresojmë për përfitime të mëdha ekonomike,”- tha ai.

Por Tom Blickman, një ekspert i reformave politike të drgorave në Institutin Transnacional me qendër në Amsterdam, tha se djalli fshihej në detaje.

“Detajet e propozimit shqiptar janë ende të paqarta, por përfshirja e “këshilltarëve të huaj” [në hartimin e draftit] më shtyn të dyshoj se legjislacioni do të përfitojë nga korporatat e huaja të kanabisit,”-tha ai.

Blickman tha se kanabisi mjekësor për tregjet evropiane duhet të përputhet me standarde të larta rregullatore duke rrezikuar edhe rënien e çmimit.

Janaki Mitrovski, një avokat maqedonas dhe përfaqësues i Bilka, i cili mbron legalizimin e kanabisit, tha se  Shqipëria duhet të ketë përparësi ekonominë lokale.

Duke iu referuar përvojës së Maqedonisë së Veriut, Mitrovski tha se “njerëzit në Shqipëri duhet të mësojnë nga gabimet tona në mënyrë që të mos i përsërisin ato dhe të shfrytëzojnë plotësisht potencialin mjekësor dhe ekonomik të kësaj bime të mrekullueshme.”

Më tej, Blickman tha se Shqipëria duhet të konsiderojë shembullin e nga vende furnizuese si Luksemburgu.

“Të vetmit që do të përfitojnë nga kjo situatë janë grupet shqiptare të krimit të organizuar, dhe industria legale e kanabisit mjekësor në Shqipëri nuk do ta ndryshojë këtë fakt.”

Marrë dhe përkthyer nga BalkanInsight

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike drafti per kanabisin edi rama legalizimi i kanabisit ne shqiperi drafti per kanabisin edi rama legalizimi i kanabisit ne shqiperi

Sondazh

Poll
Politike 25 Maj 2020, 05:51

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën si gjithmonë me një thënie nga një personazh i njohur që ka lënë gjurmë në historinë e botës. Për ditën e sotm...

Politike 24 Maj 2020, 19:32

TIRANË– Karantina për më shumë se dy muaj për shkak të koronavirusit solli ndryshime jo vetëm në mënyrën e jetesës por edhe në pamjen e jashtme. Sigurisht ...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën