LIVE UPDATES
Politike

FOTOT/ Historia e pushtetit të Ramës, shkatërrimi që i ka bërë Shqipërisë

24 Maj 2020, 17:18 Nga DOSJA
FOTOT/ Historia e pushtetit të Ramës, shkatërrimi që i ka

TIRANË– E diela e kaluar do të mbahet mend gjatë nga të gjithë shqiptarët. Forca të shumta policie mësynë në sheshin e Teatrit Kombëtar, nxorrën me forcë të gjithë ata që ishin brenda në godinë, dhunuan ata që bënë rezistencë e filloi shembja e godinës. Mbi 1500 forca policie zbarkuan për të shpërndarë rreth 100 protestues, të cilët prej 2 vitesh e 3 muajsh po bënin rezistencë dhe kërkonin ruajtjen e godinave, por nuk ndalën dot ëndrrën e Edi Ramës.

Për më shumë se 22 vite, Kryeministri Edi Rama, i cili më herët ka mbajtur postin e ministrit të Kulturës e atë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, sa herë që i është dhënë mundësia ka shprehur dëshirën e tij për të shembur Teatrin Kombëtar. Asnjëherë nuk është ndalur dhe siç tha dhe vetë, as nuk është lodhur dhe ka kërkuar me ngulm që ëndrra e tij të bëhej realitet. 17 maji i vitit 2020 do të mbahet mend, pasi është bërë ligj ëndrra e një njeriu, vullneti i të parit ngriti në këmbë një shtet të tërë, dhunoi qytetarët barbarisht dhe në kryeqytetin e Shqipërisë, vend që aspiron të anëtarësohet në BE, u krye një akt talebanesk.

Teatri Kombëtar ishtë viktima më e fundit e Edi Ramës, i cili thotë se është progresist, por vendi ka bërë gjithmonë regres. Godina mbi 80-vjeçare u vra natën nga Edi Rama, por ajo  nuk do jetë e fundit. Besohet se epshi i Ramës për të shkatërruar nuk është shuar, të tjera godina rreth qendrës do të treten, e mbi të më pas do ngrihen kulla. Kjo për të zbatuar një postulat nga Erion Veliaj i cili ndër të tjera thotë se “tokë nuk kemi, por ajër kemi plot”, ndaj dhe ndërtimet bëhen kaq të larta.

Por dëshirat e Ramës për të shembur ende nuk janë të qarta, hera-herës janë dhe konfuze dhe nuk dihet se cila do jetë godina e radhës që do tëmbulohet nga një qiellgërvishtëse. Duke qenë se plani i prishjes nuk është ende i qartë, po ju tregojmë dëshirat e plotësuara të tij.

Historia nis në vitin 1998, kohë kur Edi Rama kapi për herë të parë pushtetin. I vetëshpallur kohët e fundit si “babai i kombit”, Rama kërkoi që në krye të herës, që viti i ardhjes së tij në pushtet të ishte viti 0. Ndoshta e quan veten si mbinjeri, dhe kërkon të personifikohet dhe me krishtin, pasi historia njeh lindjen e tij si viti 0. Për të arritur në stadin e mbinjeriut, Rama ka shembur shumë, ka shkatërruar një pjesë të historisë, Tirana në shumë pjesë të saj tregon bëmat e tij. Por le t’i marrim me radhë…

KINEMA “17 NËNTORI”

Tirana dikur, në hyrje të rrugës së barrikadave ka pasur një kinema. “17 nëntori” quhej, por sot nuk është më. Me firmën e Ramës si kryetar bashkie, kinemaja u shemb e mbi rrënojat e saj ka mbirë një pallat shumëkatësh. Emri “17 nëntori” ka mbetur vetëm si një kujtim që koha po e venit tek banorët e zonës, e për frekuenuesit e kafeneve kujtohet nga emri i një lokali në katin e dytë të pallatit. Premtimi para se të shembej kjo godinë ishte se do ndërtohej një kinema më e madhe dhe më e bukur, por qytetarët u prenë në besë dhe ajo që shohin është një pallat që nuk i lë të komunikojnë me diellin.

KINEMA “REPUBLIKA”

Rruga e Kavajës ështe një nga rrugët më historike të Tiranës, e cila njihet me atë emër prej shumë kohësh. Në hyrje të kësaj rruge, para se Rama të arrinte pushtetin ishte një kinema. Quhej kinema “Republika” e sot nuk është më. Me firmën e Ramës është shembur dhe mbi të është ngritur një kullë. Tashmë në të janë vendosur një sërë biznesesh dhe kinemaja është vetëm në kujtimet e qytetarëve.

VILAT E VJETRA NË TIRANË

Në rrugicat e vjetra të Tiranës, dikur bënin hije shumë vila të vjetra, të cilat janë ndërtuar që në shekullin e 19-të. Por ardhja e Edi Ramës në pushtet i ka shkatërruar ato. Nëpër rrugica nuk ndihet më aroma e luleve nga bahçet e këtyre vilave, po tani era e vetme është ajo e pluhurit të betonit. Mbi vila janë ngritur pallate, e rrugicat janë bërë shumë të ngushta në disa vende dhe të pakalueshme. Një pjesë e Tiranës së vjetër ka vdekur, mbi të është ngritur një katrahurë, një rrëmujë e cila nuk zhbëhet më.

ZHDUKJA E “7 XHUXHAVE”

Në vitet e para të pushtetit si kryetar i Bashkisë Tiranë, Edi Rama zhvilloi disa zona në qytet, të cilat kanë qenë si pika referimi për qytetarët. Të gjithë e kanë parë foton e Ramës mbi një rosak ditën e inaugurimit të parkut që njihej si “7 xhuxhat”. Sot ai park në hyrje të rrugës së Elbasanit nuk ekziston më, i besuari i Ramës në Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj, firmosi për shkatërrimin e tij. Një pjesë është bërë një kullë mbi 30 kate dhe gjysma tjetër është bërë parkim nëntokësor dhe mbi të janë vendosur disa lodra për fëmijët. Të gjithë qytetarët ende i referohen si “7 xhuxhat” asaj zone, por gjithçka ka mbetur vetëm në kujtimet e tyre, pasi parku nuk është më.

BARI I LULISHTEVE QË U KTHYE NË PALLATE

Tirana e kohës së komunizmit dhe e pas viteve ’90 është pak e ngjashme me Tiranën që është sot. Dikur blloqet e pallateve kanë pasur lulishtet e tyre, kishte parqe e kënde çlodhës. Ndërsa sot të gjithë dynden drejt Parkut të Liqenit për të marrë pak ajër të pastër (Park i cili është ndërtuar në kohën e komunizmit dhe tani vetëm është gllabëruar nga ndërtimet e shumta rreth tij). Mes pallateve pak lulishte kanë mbetur, pak hapësira boshe ka në Tiranë, në vendet kur dikur luanin fëmijët janë lartësuar pallate. Çdo cep është zaptuar, një leje ndërtimi është firmosur dhe bari i njomë është kthyer në një beton të ngurtë. Të gjitha këto ndryshime për keq tregojnë qartë se për çfarë e ka patur Dr. Flori kur i këndonte Tiranës e shprehej “s’është më Tirona siç ka qenë”.

MASAKRA ME HISTORINË NË DURRËS

Durrësin, Edi Rama nuk e ka qeverisur asnjëherë vetë, por njerëz të besuar të tij kanë qenë në krye. Vangjush Dako, një nga miqtë më të afërt të Kryeministrit për 12 vite ka qeverisur Durrësin, e veprat e tij të gabuara janë të shumta. Për vite me radhë, rrënojat historike që tregojnë se Durrësi është një ndër qytetet më të vjetra po zhduken një e nga një. Mbi historinë është ngritur beton, arkeologjia është mbuluar me modernitetin e shëmtuar: betonin.

Dy nga projektet që do të mbahen mend gjatë në historinë e lavdishme të Durrësit janë “Veliera” dhe sheshi i “Rilindjes Urbane”. Ndërtimi i projektit “Veliera” kaloi në një kalvar gjyqesh mes shoqërisë civile dhe Bashkisë Durrës, që në atë kohë drejtohej nga Vangjush Dako. Rrënojat historike u kërkuan të mbuloheshin me beton natën, por lufta zgjati më shumë se dy vite dhe gjykata në fund i dha të drejtë betonizimit. Tashmë “Veliera” është përfunduar dhe historia është zhdukur. Vepra tjetër e Dakos në bashkëpunim me Ramën është dhe heqja e shatërvanit disa qindra vjeçarë nga sheshi para bashkisë. Shatërvani historik është zëvendësuar me pllakat e Rilindjes Urbane, projekt disa milionë Euro që nuk tregon asnjë grimcë të historisë së Durrësit. Këto vepra dhe shumë të tjera ku historia është mbuluar me beton, tregojnë qartë se për çfarë e ka patur Rama kur tha se “aq sa kam bërë unë për trashëgiminë kulturore dhe për historinë nuk ka bërë asnjë në këto 30 vite”.

LUMENJTË NË TUBA

Në vitin 2013, gjatë fushatës elektorale, Edi Rama bëri premtimin e madh se ai do të anulonte koncesionet e HEC-eve në Valbonë dhe në lumenjtë e tjerë. Por koha tregoi të kundërtën, koncesionet nuk u anuluan, por u shtuan. Tashmë në lumin Valbona vijon puna për tharjen e tij dhe kalimin e ujit në tuba. Për lumin Valbona kanë ngritur zërin qytetarët e ndërkombëtarët, por e bërtitura e tyre ka rënë në vesh të shurdhër, pasi puna vijon.

As protestat e banorëve të Gramshit për ndalimin e masakrës në kanionet e Holtës nuk është dëgjuar siç duhet. Projekti i HEC-it vijon edhe pse është zhvendosur me disa qindra metra. Për muaj me radhë banorët kanë kërkuar pezullimet e punimeve, por nuk kanë arritur dot. Por dhe banorët në Zall-Gjocaj në Mat i kanë thirrur ndërgjegjes dhe janë ngritur në protesta kundër ndërtimit të HEC-it në Lurë. Ata kanë shumë kohë që përballen me pushtetin e politikës dhe parasë për të ndaluar ndërtimin e HEC-it që do të shkatërrojë lumin Mat. E teksa shumë lumenj po humbasin emrin, pasi tashmë në shtratin e tyre s’kanë më ujë, Vjosa po mbijeton ende. Është në plan të qeverisë për tu shkatërruar, por po qëndron me heroizëm dhe falë reagimeve të shumta nga jashtë kufijve të Shqipërisë.

Këto janë disa nga “veprat” e Ramës dhe qeverisë së tij në 20 vite pushtet. Këto janë një pjesë e zhdukjes së historisë, memories dhe shkatërrimit që i është bërë vendit. Progresi me ndërtime të reja, ka lënë pas një regres dhe ka fshirë historinë. Presim në muajt në vijim që kullat të lartësohen në qendër të Tiranës dhe monumenti i Gjergj Kastriotit të zhytet më shumë në hijen e tyre, njësoj siç është zhytur dhe historia. Nuk do jetë e largët dita kur askush të mos mbajë mend asgjë nga e shkuara.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike pushteti i rames dhe shqiperia pushteti i rames dhe shqiperia


Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!