LIVE UPDATES
Politike

“Rama armiku më i madh i arsimit”/ Boçi: Nuk u siguroi fëmijëve internet falas e as pajisje smart për mësimin online

29 Prill 2020, 12:25 Nga DOSJA
“Rama armiku më i madh i arsimit”/ Boçi: Nuk u siguroi

Tiranë– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi ka deklaruar se mësimi online që po zhvillohet në këtë kohë pandemie është dështimi më i madh i qeverisë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai hedh akuza ndaj qeverisë. ku thekson se Rama dhënë zero lekë për arsiminin e fëmijëve gjatë kësaj periudhe.

“Rama nuk siguroi as internet falas, as pajisje smart falas për nxënësit e mësuesit, siç bënë shumë vende dhe i braktisi ata dhe familjet e tyre në mes të mëshirës së coronavirusit. Edi Rama e fshiu arsimin nga axhenda e tij. I braktisi nxënësit, prindërit dhe mësuesit duke mos shpenzuar asnjë qindarkë për dijen. Asnjë ekzagjerim: Edi Rama është sot armiku më i madh i arsimit.”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

MËSIMI ONLINE, DËSHTIMI MË I MADH I QEVERISË. EDI RAMA NUK INVESTOI ASNJË QINDARKË. Qeveria e mbylli vitin shkollor dy javë para datës zyrtare të tij me një dështim gjigand me mësimin online dhe një dëm serioz për qindra mijëra fëmijë.

Asnjë qindarkë e shpenzuar nga qeveria e Edi Ramës për të mos lënë pa mësim me mijëra nxënës që nuk kanë një pajisje apo nuk kanë mundësi për të blerë internet. Asnjë ndihmë për shpenzimet plus të prindërve dhe mësuesve në përdorimin e internetit. Mësimi përmes televizionit publik ishte krejt i pamjaftueshëm, njësoj se paketat gjysmake të ndihmës ekonomike. Braktisja e nxënësve në mësimin kaotik apo të paarritshëm online është një nga dëmet më të mëdha të shkaktuara tek nxënësit. Mësimi online mbeti kaotik, nuk arriti tek një pjesë shumë e madhe e nxënësve dhe rezulton jo efikas.
Kjo sepse Rama gjatë kësaj periudhe dha ZERO lekë për fëmijët tanë dhe arsimimin e tyre online, duke tregtuar të ardhmen e tyre me pasurimin e një grushti njerëzish me të cilët ndan paratë e shqiptarëve.

560 mijë nxënësit, prindërit e tyre dhe mësuesit kanë paguar taksën e korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës. Mes arsimit, betonit dhe kontratave sekrete, kryeministri nuk zgjodhi arsimin, por pagoi dhe vazhdon të paguajë për klientët e vet miliona euro, të cilat do të kishin bërë të mundur pajisjen me tableta dhe internet falas të çdo nxënësi dhe mësuesi në sistemin parauniversitar.

Me mbi 50 milionë euro të çuara për beton dhe projekte të tjera korruptive, Edi Rama do të kishte siguruar në pak kohë një arsim online normal dhe të arritshëm nga të gjithë:

1. Çdo shkollë do të kishte platformën e personalizuar online.
2. Çdo mësues do të kishte gjithçka që i duhej për mësimin online.
3. Çdo nxënës do të mund të arrinte të merrte dijen e domosdoshme. Vendi do të merrte investimin për të ardhmen.

Me vetëm 650 mijë eurot e dhëna dje për inceneratorin e Tiranës, mund të mbuloheshin me internet falas 120 mijë familjet në ndihmë ose të përjashtuar nga ndihma (me një kosto 5 € në muaj) plus 10 mijë të tjerë, të goditur nga situata e papunësisë së re.

Janë të paktën 120 mijë familje që jetojnë nën minimumin jetik, të cilat nuk kanë as bukën e gojës dhe jo më internet dhe pajisje smart. Ministria e Arsimit në sondazhin e saj, pasqyroi faktin tronditës që 42% e prindërve të nxënësve janë të papunë, duke rritur ndjeshëm pamundësinë për të zhvilluar mësim online.

Vetë Edi Rama, nga ana tjetër, ka pranuar se aksesi në internet është vetëm 68% në të gjithë territorin. Po t’i shtosh këtu pamundësinë ekonomike të familjeve të cituara më lart, përqindja rrëzohet në shifra akoma më mjerane.

Rama nuk siguroi as internet falas, as pajisje smart falas për nxënësit e mësuesit, siç bënë shumë vende dhe i braktisi ata dhe familjet e tyre në mes të mëshirës së coronavirusit. Edi Rama e fshiu arsimin nga axhenda e tij. I braktisi nxënësit, prindërit dhe mësuesit duke mos shpenzuar asnjë qindarkë për dijen. Asnjë ekzagjerim: Edi Rama është sot armiku më i madh i arsimit.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se nxënësit nuk do të kthehen në shkolla, por mësimi do të vijojë deri në 29 maj online, siç është zhvilluar deri më tani. Numri një i Arsimit shpejgoi të gjithë planin dhe tha se këtë vit do të ketë zhvillohen vetëm provimet e maturës për klasat e 12-ta e do të anulohen provimet e lirimit për klasat e nënta.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luçjano boçi mesimi online luçjano boçi mesimi online

Sondazh

Poll
Politike 29 Prill 2020, 10:46

Në kohën kur e gjithë audienca e vendit ishte drejtuar tek fluturimi i Behgjet Pacollit në Aeroportin e Tiranës, një eskortë e veturave ku ishte edhe Presidenti...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj