"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
“Racizëm, seksizëm dhe homofobi.” Ambasadori amerikan kritikon retorikën e politikanëve në Kosovë
17 Prill 2020, 14:02Nga DOSJA
KOSOVË– Ditën e sotme Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një postim në rrjetin social Twitter, u shpreh se retorika e politikanëve në Kosovë mund të shndërrohet në “racizëm, seksizëm dhe homofobi”.
Prandaj për këtë arsye ai u kërkoi drejtuesve politikë në Kosovë që të përqendrohen në fakte dhe jo në fyerje.
“Retorika politike në Kosovë, si në vendet e tjera shpesh shndërrohet në racizëm, seksizëm dhe homofobi. Kjo i përul ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë. Drejtuesit kanë një përgjegjësi ta dekurajojnë këtë shëmti. Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet.”-ka shkruar Kosnett në Twitter.
Reagimi i Ambasadorit vjen pas rastit konkret që ka ndodhur në vend, sepse që nga rrëzimi i Qeverisë Kurti, muajin e kaluar në Kuvend, udhëheqësit politikë e kanë ashpërsuar gjuhën me njëri-tjetrin.
Ndërsa ditët e fundit ka pasur disa përplasje dhe kritika mes dy ish-partnerëve të koalicionit, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, si edhe midis vetë zyrtarëve të LDK-së.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Kur ka kaluar më se shumë se një muaj që presidenti i Nikaragua u zhduk e nuk u pa në publik është rishfaqur sëfundmi ku edhe ka folur për situatën e koronaviru...
KOSOVË– Koronavirusi po përhapet shumë javët e fundit në Kosovë dhe rrezikshmëria e infektimit është rritur ndjeshëm.Sot autoritetet në Kosovë kanë bërë me...
KOSOVË– Kurti shkruan se nuk janë duke hezituar që t’i përgjigjen për mandatarin dhe nuk e refuzojnë kërkesën për të bërë nominim.Ai ka përsëritur s...
ITALI– Ky virus vdekjeprurës ka vrarë më shumë të moshuarit dhe krysisht ata persona që përveçe infektimit me Covid-19 kanë pasur edhe një sëmundje shoqë...
GREQI– Në Greqi policia ka shtrënguar më shumë kufizimet e lëvizjes sot ndërsa java e Pashkëve Ortodokse Greke është në përfundim.Në mënyrë që kufizimet të zbat...
GJERMANI– Koronavirusi është përhapur shumë edhe në Gjermani. Pavarësisht kapaciteve nëpër spitale dhe pajisjeve të duhura për kurimin e pacientëve, tash...
Regjisorja shqiptaro-zviceriane Dea Gjinovci, do të jetë pjesëmarrëse në Festvalin e Filmit “Tribeca 2020” me filmin dokumentar “Wake Up On Mars”, i cili këtë v...
ZVICËR– Izolimi i njerëzve në shtëpi ka bërë që edhe shitjet e alkoolit të rriten ndjeshëm. Por pas këtij lajmi Organizata Botërore e Shëndetësisë ka...