Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për shtyp nga selia blu, ka dhënë lajmin se qeveria ka hapur 4 tendera për rikualifikimin urban të qyteteve të Burrelit, Kamzëë, Kavajës dhe Fierit. Sipas ish-deputetit, të katër këta tendera kapin vlerën e 7 milionë eurove.
Në fjalën e tij, Alibeaj është shprehur se në momentin ku ndodhet Shqipëria me koronavirusin, nuk ka luksin për të dhënë aq para për qytetet. Ndaj PD kërkon anulimin e tenderave, në mënyrë që paratë të shkojnë për tejkalimin e situatës së koronavirusit në vend.
“Partia Demokratike i kërkon qeverisë të anullojë menjëherë procedurat për tenderimin e këtyre 7 milionë eurove dhe të çdo projekti tjetër, që nuk bën pjesë në 3 prioritetet e shqiptarëve: shëndetësinë, ndihmën për familjet në nevojë, pagesat për punonjësit e biznesve të mbyllura,”-tha demokrati.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ
Edi Rama tjetër thotë dhe tjetër bën. Flet për luftë kundër koronavirusit, por në vend të financimit të luftës, çon miliona euro tek kompanitë e ndërtimit. Dje janë hapur 4 tendera me vlerë 7 milionë euro për projekte që tani nuk janë prioritet.
4 tendera që nuk kanë lidhje as me shëndetësinë, as me ndihmën sociale dhe të papunët, as me ndihmën për bizneset e mbyllura. Qeveria ka planifikuar që 7 milionë euro të shkojnë për rikualifikime urbane në vend që të shkojnë për të ruajtur mijëra vende pune nga mbyllja e detyruar e bizneseve.
Vendi tani nuk ka nevojë për shpenzime të padobishme! Me zgjerimin e hartës së pandemisë në Shqipëri, me rritjen e numrit të të prekurve nga COVID 19 dhe me rritjen e numrit të viktimave, qeveria duhet të kish hequr dorë nga vendimet që pasurojnë një grusht njerëzish në kurriz të shëndetit të shqiptarëve.
Shqipëria nuk e ka luksin të paguajë 7 milionë euro me një dorë, për të hedhur beton nëpër qytete. Partia Demokratike i kërkon qeverisë të anullojë menjëherë procedurat për tenderimin e këtyre 7 milionë eurove dhe të çdo projekti tjetër, që nuk bën pjesë në 3 prioritetet e shqiptarëve: shëndetësinë, ndihmën për familjet në nevojë, pagesat për punonjësit e biznesve të mbyllura.
7 milionë euro të tenderuara në një ditë për beton mund të shkojnë në një drejtim shumë të vlefshëm. T’i përdorë për shëndetësinë, për dezinfektimin e qyteteve, të rrugëve dhe banesave të shqiptarëve. Të financojë qindra mijëra njerëz në kufij të mbijetesës. Të garantojë se konsumi, bizneset dhe punësimi nuk do të shemben përtokë nga kriza. Këto dhe jo betoni korruptiv janë shërbimi më i mirë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mëngjesin e kësaj të shtune Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur me publikimin e një video të titulluar “Rapsodia e Coronavirus”.Ku me anë të...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë një video sensibilizuese për të gjithë qytetarët shqiptarë që duhet të evitojnë lëvizjen...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar Maqedoninë e Veriut, pas zyrtarizimit të këtij vendi si anëtarja e 30-të e NATO-s. Basha shprehe...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me apliakcionin dhe kërkesën që duhet të bëjnë qytetarët për të dalë nga shtëpia e për të bërë p...
TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali ka bërë një gjest që nuk pritej në rrjetet sociale. Deputetja ka shpërndarë fjalët e ish-kryeministrit Sali Berisha, teks...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zënë ngushte një grua të cilën e ka telefonuar në një moment të papërshtatshëm. Teksa po telefononte të gjithë qytetarët q...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe një herë planin për kthimin e emigrantëve të bllokuar në vend të ndryshme pas mbylljes së kufijve. Në një dek...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka bërë një denoncim publik. sipas Aliebajt, 17 punëtorë të një fabrike çimentoje në Krujë janë karantinu...
TIRANË– Zv/kryeministri Erion Braçe ka kritikuar të gjithë sipërmarrësit në Shqipëri dhe njerëzit e pasur të këtij vendi, që sipas tij nuk kanë ndje...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike është shprehur se kryeministri Edi Rama po tregon një standart të dyfishtë në masat parandaluese për minimizimin e p...