Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Rama sqaron planin e riatdhesimit: Është listë e mbyllur, nuk do përfitojnë ata që jetojnë prej kohësh jashtë shtetit
27 Mars 2020, 19:46Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe një herë planin për kthimin e emigrantëve të bllokuar në vend të ndryshme pas mbylljes së kufijve. Në një deklaratë, Rama tha se ata që do kthehen janë liste e mbyllur dhe nuk do përfitojnë ata emigrantë që jetojnë jashtë shtetit dhe kërkojnë tani të kthehen në Shqipëri.
“Do kthejmë mbi 1300 emigrantë, nuk do kthehen ata që jetojnë ata në vende të huaja e thonë se duke qenë se qeveria do marr shqiptarët të vijnë e ata se nuk ka shumë të prekur nga korona. Jo nuk do bëjmë këtë gjë ata që do kthehen janë liste e mbyllur dhe janë të gjithë ata që janë bllokuar në javët e fundit.
Lasgushi do të mbledhë në pikat që Ministria e Infrastrukturës do të publikojë dhe me listat e publikuara nga ambasadat, edhe asnjë më shumë. Dua t’ju them shumëkujt që ankohen dhe që kanë vënë kujën se përse i marrin ata nga jashtë, se do na sjellin virusin. Kjo është të flasësh në hava. Ne na erdhën 130 mijë persona nga Italia, para fillimit të situatës dhe falë sjelljes së tyre nuk po shohim të na kenë sjellë flamën. Edhe në këto kohë lufte me cinizma dhe ironira. Ne jemi në luftë dhe pastaj mos thoni pse i përgjigjem disave drejtpërdrejtë.”, u shpreh Rama.
Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka bërë një denoncim publik. sipas Aliebajt, 17 punëtorë të një fabrike çimentoje në Krujë janë karantinu...
TIRANË– Zv/kryeministri Erion Braçe ka kritikuar të gjithë sipërmarrësit në Shqipëri dhe njerëzit e pasur të këtij vendi, që sipas tij nuk kanë ndje...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike është shprehur se kryeministri Edi Rama po tregon një standart të dyfishtë në masat parandaluese për minimizimin e p...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka gjetur kohë që të replikojë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Në postimet e fundit, ku Rama ka publikuar rregullat e ...
TIRANË- Kreu i Grupit të PS, Taulant Ball aka reaguar sot pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Në një reagim në mediat sociale, Balla bën me dije se...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se kjo periudhë ka qenë e vështirë për të dhe se i ka shkaktuar pagjumësi kronike. Në një prononcim për Vizion...
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka njoftuar sot se avioni i “Air Albania” është nisur sërish drejt Shqipërisë me pajisje mjekësore nga Turqia. Në një vid...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se për familjet në nevojë do të shpërndahen ndihma ushqimore. Në një prononcim për “Vizion Plus”, Rama u pyet ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sot se si do të funksionojë mënyra e re për të dalë nga shtëpia gjatë kohës së luftës me COVID-19. Në një deklar...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se sot i ka kërkuar kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që të marrë masa për të ndarë tezgat në teregj...