All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

“Qeveria aktuale e Kosovës nuk arriti të sigurojë vaksina”/ Hoxhaj: Vuçiç bën politikë, nuk ndihmon

12 Shkurt 2021, 09:22 Nga DOSJA
“Qeveria aktuale e Kosovës nuk arriti të sigurojë
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për situatën politike, ekonomike të Kosovës. Në një intervistë për “Die Presse”, ai ka thënë se Presidenti Aleksandër Vuçiç nuk ka për qëllim që të ndihmojën Kosovën me vaksina por të bëjë politike individuale.

Më tej Hoxhaj është pyetur edhe situatën e pandemisë në vend ku tha se qeveria nuk ka bërë asgjë që të sigurojë marrëveshje për vaksina anti-Covid. Në lidhje me Presidentin Biden, ai tha se duhet të përfitojnë nga kjo situatë për të normalizuar situatën me Serbisë.

Die Presse: President serb Aleksandar Vučiç ka ofruar që Beogradi të organizojë kampanja për vaksinimin anti-covid në zona të banuara nga serbët në Kosovë. Politikanët e Kosovës janë kundër. Pse?

Enver Hoxhaj: Neve na duhen vaksina për të gjithë qytetarët e Kosovës, jo vetëm për serbët. Vučiçi nuk është i interesuar të ndihmojë. Ai bën politikë me këtë. Ai tashmë e ka provuar atë edhe me testet e Coronës. Ashtu si Rusia dhe Kina, ai dëshiron të abuzojë me ndihmën humanitare për qëllime gjeopolitike. Ne nuk mund ta pranojmë këtë.

Die Presse: Në të njëjtën kohë, oferta e Beogradit për ndihmë është e vetmja për Kosovën deri më tani…

Enver Hoxhaj: BE-ja dhe SHBA-ja i ofruan Kosovës teste të Coronës vitin e kaluar. Edhe ne jemi mirënjohës për këtë. Por, deri më tani, BE-ja nuk ka qenë në gjendje ta ndihmojë Kosovën në sigurimin e vaksinave. Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka arritur të lidhë kontrata me kohë për të sjellë doza vaksinimi në vend. Si udhëheqës i opozitës, unë kam folur me disa vende. Shpresoj që Austria dhe vendet e tjera të na ndihmojnë në të ardhmen.

Die Presse: Çfarë prisni nga Presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden?

Enver Hoxhaj: Presidenti Biden i njeh shumë mirë problemet në Ballkan. Unë gjithashtu u takova me të disa herë në cilësinë e ministrit të jashtëm të Kosovës. Me Biden në Uashington, mund të ketë një momentum të ri diplomatik. Kjo duhet të përdoret nga BE-ja, por edhe nga Kosova dhe Serbia. Kur amerikanët dhe evropianët janë në të njëjtën anë, ata mund të nxjerrin më të mirën nga kjo situatë. Ky është një nga shanset e fundit për t’i normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Die Presse: Çfarë do të thotë normalizim?

Enver Hoxhaj: Për ne kjo do të thotë njohje e ndërsjellë si dy shtete të pavarura.

Die Presse: Edhe presidenti Donald Trump u përpoq të arrijë një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës. Çfarë ndodhi me të?

Enver Hoxhaj: Kjo ishte shumë e rëndësishme. Trump donte të arrinte një përparim diplomatik duke normalizuar marrëdhëniet ekonomike. Marrëveshja gjithashtu synon të ndalojë ndikimin e Rusisë në fushën e energjisë në Serbi dhe atë të Kinës në 5G. Kjo është gjithashtu e rëndësishme gjeostrategjikisht për BE-në. Ajo që i mungon marrëveshjes është njohja e ndërsjellë e Serbisë dhe Kosovës.

Die Presse: Por, si mund të arrihet kjo?

Enver Hoxhaj: Në mars do të bëhen dhjetë vjet që kur kemi filluar dialogun me Beogradin. Ne nuk kemi nevojë ta zhvillojmë atë edhe për dhjetë vjet të tjera. Si kryeministër, nuk do të merrja pjesë në një proces të ngadaltë teknik, por do t’i pyesja miqtë tanë nëse ata mund të organizojnë një takim të madh në të cilin do të merrnin pjesë SHBA-ja, BE-ja, Beogradi dhe Prishtina. Me një temë kryesore: njohja e ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës dhe kaq. Të gjitha temat e tjera janë diskutuar tashmë.

Die Presse: Pse duhet të pajtohet Serbia me këtë? Ajo nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës për vite me radhë.

Enver Hoxhaj: Për të ardhmen e saj evropiane. Unë nuk mendoj se Serbia mund të bëhet anëtare e BE-së nëse nuk e di se ku janë kufijtë e saj. Kjo është thelbësore për Serbinë dhe Kosovën. Beogradi nuk mund ta kthejë kohën prapa. Ne jemi dhe do të mbetemi shtet i pavarur.

Die Presse: Kosova ka shpresuar shumë nga BE-ja, për shembull në udhëtime pa viza. Por, ende ka rezistencë në vendet anëtare të BE-së…

Enver Hoxhaj: Kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave, BE-ja fatkeqësisht ka treguar se nuk është në gjendje të mbajë premtimet e saj. Ne kemi përmbushur më shumë standarde sesa vendet e tjera në rajon, por asgjë nuk ecë përpara. Si rezultat, shumë qytetarë në Kosovë kanë humbur besimin në BE. Por, kjo nuk do të thotë se kemi alternativa të politikës së jashtme.

Die Presse: Një kusht për afrimin me BE-në ishte krijimi i një Gjykate Speciale për krimet në Kosovë. Përfaqësues të rëndësishëm të partisë suaj, si ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-lideri i partisë Kadri Veseli janë duke pritur gjykimin.

Enver Hoxhaj: Kjo na ka goditur rëndë, jo vetëm si parti, por edhe si vend. Në të njëjtën kohë, ne treguam se po punojmë me gjyqësorin ndërkombëtar. Që të dy, Thaçi dhe Veseli, do të dëshmojnë para gjykatës në Hagë se Ushtria Çlirimtare e shqiptarëve të Kosovës, UÇK, ka zhvilluar një luftë të ndershme.

Die Presse: Ka akuza serioze kundër të dyve. Po sikur të shpallen fajtorë?

Enver Hoxhaj: Ne jemi të sigurt që ata do të shpallen të pafajshëm. Thaçi dhe Veseli luajtën një rol të rëndësishëm në luftën për çlirimin e Kosovës, në bashkëpunim me SHBA-në dhe shtetet evropiane. Ata luftuan kundër regjimit të Milosheviqit të Serbisë, i cili më parë kishte zhvilluar luftëra edhe në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë. Ne nuk do të pranojmë që historia të rishkruhet.

Die Presse: A mund ta imagjinoni një koalicion me partinë Vetëvendosje pas zgjedhjeve të dielën? Ajo tregon vlerësime të mira në sondazheve.

Enver Hoxhaj: Unë e përjashtoj këtë. Ne do të marrim pjesë në një qeveri vetëm nëse unë e udhëheq atë. Dhe kjo qeveri duhet të jetë proevropiane dhe properëndimore.

(I.A/dosja.a/)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora enver hoxhaj zgjedhjet ne kosove enver hoxhaj zgjedhjet ne kosove

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje