Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
GREQI– Një e moshuar është gjobitur nga policia greke për shkelje të masave anti COVID, gjë që ka sjellë reagimin e të gjithë komunitetit ku jeton.
Maria Skouraina ose Mananina, 80 vjeç u gjobit nga dy oficerë policie, me arsyetimin se kishte dalë nga shtëpia pa ndonjë arsye, si thyerje e protokolleve të pandemisë. Ajo mori masën administrative 300 euro, gjë që ngjalli reagimin e qytetarëve të Lamias dhe jo vetëm.
Jeta nuk ka qenë fort e drejtë me Mananinën dhe sipas mediave greke të gjithë e dinë historinë e saj. Ajo shet perime në sheshin Parkou, të cilat i kultivon vetë. Pak vite me parë e moshuara kishte humbur dy djemtë dhe nipin në aksidente tragjike.
Pas ndarjes nga jeta të nipit, Mananina kishte tentuar vetëvrasjen, por fqinjët kishin arritur ta shpëtojnë. Kur është pyetur se përse del gjithmonë në shesh për të shitur dhe nuk shijon pleqërinë, ajo u ka thënë se nuk qëndron dot në shtëpi, sepse ajo është e mbushur me fotografitë e djemve dhe nipit të saj. Ajo tashmë ka mbetur e vetme.
Qytetarët e Lamias kanë kërkuar heqjen e gjobës ndaj të moshuarës, duke e cilësuar aktin e policëve si të turpshëm. Autoritetet kanë marrë vendimin për anulim të gjobës, duke qenë se ka një ndikim të madh social kjo çështje.
Duhet theksuar se në momentin e gjobitjes, e moshuara ishte pa maskë dhe jashtë orarit të lëvizjes, si pasojë e masave pandemike. Ajo edhe gjatë pandemisë është kthyer në simbol, si të paktët njerëz që ka vijuar rutinën e saj në shesh.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FRANCË– Një lajm i keq vjen për mjekët dhe stafin mjekësor. Ndërsa fushata e vaksinimit filloi më pak se një javë më parë, të Shtunën 6 Shkurt, që synonte ...
KOSOVË- Fillon numërimi mbrapsht për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovës. Nesër vendi do të jetë në heshtje zgjedhore, derisa të dielën qytetar...
MAQEDONI E VERIUT- Mjekja maqedonase Tatjana Gurzanova i ka bërë thirrje qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të siguruar vaksinat anti-Covid. Me anë të një pos...
SERBI– Serbia po vijon me vaksinimin e qytetarëve të saj përmes vaksinës ruse dhe asaj kineze me ritme të shpejta, ndërsa eksperienca deri më tani ka treguar se...
ANGLI- Vaksinimi në Angli duket se po ecën me hapa shumë të mira. Dailymail shkruan se shkencëtarët kanë deklaruar se nëse ecin me këtë ritëm nga mesi i muajit ...
KINË-BBC World News është ndaluar të transmetohet në Kinë, një javë pasi Pekini kërcënoi të hakmerrej për revokimin e fundit të licensës britanike të trans...
ANGLI-Pasaportat e vaksinave mund të shpëtojnë pushimet verore. Dailymail shkruan se të gjithë personat që kanë bërë vaksinën anti-Covid dhe kanë një pasaportë ...
SHBA- Presidenti Biden të enjten kritikoi programin e vaksinimit kundër koronavirusit që ai e trashëgoi nga paraardhësi i tij, Donald Trump, dhe u bëri thirrje ...
Platforma e mediave sociale Instagram ka bllokuar përgjithmonë llogarinë e Robert F. Kennedy Jr për postimin e informacionit të rremë në lidhje me vaksinat dhe ...
SHBA-Ish-Presidenti Donald J. Trump e ka kaluar Covid-19 në tetor me simptoma më të rënda, sesa është raportuar. Sipas mediave të huaja, katër persona të afër m...