LIVE UPDATES
Insights

Pse nuk mund të ketë taksë shtesë në Rrugën e Kombit

29 Gusht 2019, 08:28 Nga DOSJA
Pse nuk mund të ketë taksë shtesë në Rrugën e

Mediat kanë raportuar se qeveria kosovare është e shqetësuar për një taksë të re, që mund të vendoset mbi makinat e tonazhit të rëndë në rrugën Durrës – Kukës.

Sipas ankesës së palës kosovare, duke filluar nga data 1 shtator, në Rrugën e Kombit do të instalohen peshoret, ç’ka mund të sjellë taksë shtesë për makinat e tonazhit të rëndë. Kjo nuk mund të ndodhë.

Taksat e kalimit në rrugën Durrës – Kukës janë të përcaktuara qartë në kontratën koncesionare dhe variojnë nga 1 euro për përdoruesit e shpeshtë deri në 22 euro për kamionët e rëndë me 4 akse apo më shumë.

Mënyra e vetme për të ndryshuar apo vendosur taksa të reja në rrugën Durrës – Kukës është amendimi i kontratës koncesionare.

Por edhe nëse kontrata koncesionare do të ndryshohej, sërish nuk mund të ketë taksë mbi peshën e makinave.

Mënyra se si lëvizin mjetet e transportit në rrugë rregullohet përmes Kodit Rrugor.

Në nenet 10, 54 dhe 62, Kodi përcakton qartë kufijtë e lejuar të peshave për transport në rrugë dhe sanksionet nëse ato thyhen.

Sipas Kodit, pesha kufitare e përgjithshme me ngarkesë të plotë e një mjeti, që përbëhet nga pesha e vetë mjetit të gatshëm për lëvizje dhe nga ajo e ngarkesës së tij, nuk mund të jetë më e madhe se 5 tonë për aks për mjetet me një aks, 8 tonë për aks për ato me dy akse dhe 10 tonë për aks për ato me 3 e më shumë akse.

Çdo mjet që thyen këto kufij ngarkese shkel ligjin dhe është kërcënim për sigurinë rrugore.

Kur shkel ligjin nuk taksohesh, por dënohesh sipas sanksioneve që parashikon ligji.

Në rastin konkret dënimi për tejkalim ngarkese është ndalim i menjëhershëm të mjetit për të vazhduar udhëtimin dhe gjobitje automatike deri në 2 milionë lekë si për drejtuesin e mjetit ashtu dhe porositësin e ngarkesës së transportit. Ndaj nuk mund të ndodhë që të ketë taksë shtesë për peshën. Nga koncesionari jo e jo, por as nga shteti.

Unë nuk besoj se qeveria e Kosoves e ka ngritur shqetësimin për shoferët, të cilët thyejnë ligjin dhe i ngarkojnë mjetet e tyre mbi tonazhin e lejuar duke vënë në siguri jo vetëm rrugën, por edhe njerëzit.

Nëse pastaj, taksa shtesë vendoset në mënyrë informale nga koncesionari, pra mjeteve që kanë tejkaluar tonazhin, koncesionari i kërkon para shtesë në mënyre informale, atëherë kjo është shkelje e ligjit.

Është cenim i sigurisë në rrugë, thyerje e kontratës koncesionare dhe dëmtim i pronës publike.

Kompania koncesionare ka detyrim të vendosë peshoren dhe të masë ngarkesën e çdo mjeti.

Nëse konstaton mjete, që kanë tejkaluar ngarkesën e përcaktuar në ligj, atëherë ajo është e detyruar të bllokojë menjëherë lëvizjen e tij dhe të njoftojë Policinë që të marrë masat ndëshkimore.

Vetëm Policia ka kompotencë të vendosë gjobat, të cilat arkëtohen në shtet, jo nga koncesionarët.

Kjo nuk mund të ndodhë në asnjë skenar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog klodian tomorri klodian tomorri

Sondazh

Poll
Insights 25 Gusht 2019, 12:10

LËVORJA…tregimi i së dielës

Në qytet janë mësuar tashmë,e quajnë Lëvore,por kur e thërret kështu dikush në qytet tjetër,kalimtarët e rastit qeshin. Mendojnë se do e këtë llagap,ose më e mi...

Insights 24 Gusht 2019, 17:25

Edi Rama vjen në Toronto

Nën patronazhin e International Economic Forum of the Americas (IEFA), nga data 4-6 shtator 2019, Toronto Global Forum, një organizatë jofitimprurëse, e cila ku...

Insights 23 Gusht 2019, 09:48

Kufijtё e normalitetit 

RUSI- Ministri i Jashtëm Heiko Maas e ka parë Rusinë dy ditë në perspektiva të ndryshme. Spektri arrin nga një grindje e hapu...

Insights 22 Gusht 2019, 09:25

Përtej çiltërsisë dhe magjisë së plazhit

Nga kafja ku jam ulur shoh plazhin 100 – 150 metra më tej. Më bën përshtypje lëvizja e njerëzve. Ngjajnë si në një film me projektim të ngadalësuar. Pamja përcj...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet