Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE- Të enjten mbrëma, qetësia e një nate vere u prish nga disa fatura, të publikuara në media ku pasqyrohej luksi që ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kishte bërë për gati 1 vit. Më shumë në Evropë sesa në Shqipëri, ministrja më hermetike e kabinetit qeveritar, kishte shpenzuar 700 euro nata, për të fjetur në hotelet më të mira të Francës, Italisë e Londrës.
S’vonoi dhe pas saj, në rrjetën e paparacëve ra ministri Blendi Klosi. Klosi udhëtoi mbrëmjen e djeshme drejt Stambollit me “business class”, ndërsa ende nuk është e konfirmuar nëse linja e zgjedhur ishte “Air Albania”.
Rasti i Gjonajt ka zgjuar vëmendjen e shqiptarëve në rrjetet sociale të cilët pyesin sepse duhet të jenë kaq të shtrenjtë qeveritarët tanë. Ç’është kjo dalldi për të shpenzuar mijëra euro për hotel, të paguar nga populli më i varfër i Ballkanit?
Ligjërisht, nuk dimë nëse ministrja ka bërë shkelje, por moralisht… një socialiste që paguan 1200 euro nata për të fjetur, përfaqësuese e popullit ku 81% nuk bënë as këtë vit pushime… sigurisht që s’mund të na e lejë fort të qetë ndërgjegjien.
Por tek Etilda do të rikthehemi sërish…
Është koha që me këtë rast të sjellim në vëmendje luksin e shfrenuar që kjo qeveri po e shton nga viti në vit, me shifra të frikshme.
Çdo ministër, çdo drejtor, zv.ministër, spikat me veshjet e shtrenjta, verën high class dhe sigurisht, makinat e luksit.
Dosja.al sjell disa episode nga ministrat aktualë dhe ata të larguar.
Elisa Spiropali, nikoqirja e PS me makinë 54 mijë euro
Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, reklamoi në 2018-ën makinën e saj superluksoze, “Mercedez-Benz GLA 200”, e cila sipas të dhënave në internet, kushton minimum 54 mijë euro.
Pak muaj më vonë, Spiropali tregoi në një emision televiziv, një orë e cila kushtonte mbi 3 mijë dollarë.
Një grua në politikë, pa asnjë biznes të deklaruar, qenka vërtet nikoqire…
Gent Cakaj, në “dashuri” me kuzhinierin e VIP-ave
Gent Cakaj, ministër i Jashtëm i deleguar, i propoganduar si ministri më i lexuar, njësoj si shokët e tij, ra pre e tundimit të pushtetit. Cakaj, u filmua pak javë më parë në restorantin e famshëm të kuzhinierit turk, Nusret.
Një darkë në këtë restorant, sipas të dhënave zyrtare të stafit të Nusret, shkon 1400 euro.
Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm është pronar i një vile në Gjirin e Lalzit. Në kohën kur media CNA.al, botoi lajmin raportoi se ministri e ka fshehur ta deklarojë këtë pasuri të tijën në formularin e pasurisë.
Një apartament duplex me sipërfaqe 120 m2, në një godinë me dy kate me sipërfaqe totale 480 m2. Vlera e vilës është minimumi 300 mijë euro, dhe nuk dihet arsyeja pse Lleshaj e ka fshehur atë, dhe kur është koha që ai ëshë bërë pronar i saj.
Erion Veliaj, kryebashkiaku i “thjeshtë” i Tiranës
Erion Veliaj, njihet për pasionin e tij për avionat “charter”. Sipas Grida Dumës, në vitin 2016, Veliaj udhëtoi me charter, me vlerë 60 – 70 mijë euro.
Dasma luksoze në Kala është vetëm maja e ajsbergut për Veliajn, pasi ai dhe bashkëshortja, Ajola kapen mat në jo pak raste me veshje luksi dhe udhëtime të shtrenjta.
Belinda Balluku, e fiksuar pas palestrës
Belinda Balluku, ministrja e re e Energjisë dhe Infrastrukturës, njësoj si paraardhësi Damian Gjiknuri, ka dobësi jetën vanitoze.
Dosja.al ka mësuar se Balluku ka investuar mijëra euro në hollin e ministrisë, vetëm e vetëm…me arsyetimin se duhet që konferencat ku del ministrja të jenë sa më të kuruara.
Një tjetër shembull mbi filofozinë e Ballukut për të bërë shtet, edhe rasti kur ajo drejtonte ‘Albcontrol’, dhe pagoi një kontratë me vlerë 66 milionë llekë për të trajnuar… dy anëtarë të stafit.
Kontrata e dytë, për të cilën mbahet mend Balluku në “Albcontrol’ është edhe ajo e pagesës së 61 milionë lekëve për instalimin e një piste vrapi, dhe disa pajisjeve të tjera të palestrës. E treta, janë këto foto nga festa e “Albcontrol’ e cila i përngjan një skene koncerti, ku paratë, vera dhe qejfi ishin në marrëdhënie stabël.
Taulant Balla, qejfliu i socialistëve të rilindur
Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të PS njihet për jetën e tij të shtrenjtë. Sapo kthehet nga Librazhdi, Ballën e gjen tek “Telekom Lounge”, ku nën shoqërinë e miqve konsumon verë të shtrenjtë, puro, dhe shishe të shtrenjta. E premta s’është njësoj pa Telekom apo jo z.Balla?
Ndërkohë që Berisha e akuzon për një luks të shfrenuar… Dosja.al sjell këtë foto nga numri 2 i PS teksa zbret nga mjeti i tij për të hyrë në Kuvend.
Arben Ahmetaj, ish-ministër i Financave ka qenë në qendër të akuzave të Partisë Demokratike, për shkak udhëtimeve me çarter. PD akuzoi Ahmetajn, se sipas të dhënave që kishte në dorëzim, Ahmetaj ka shpenzuar 40 mijë euro për një fluturim me çarter.
Lindita Nikolla me vilë luksi dhe çanta Fendi
Berisha e ka akuzuar ish-ministren e Arsimit se ka një vilë e cila vlen rreth 1.3 milionë euro. Kjo akuzë është hedhur poshtë nga Nikolla, por asnjëherë nuk është përgënjeshtruar.
Ish-ministrja e Arsimit, në kohën që drejtonte dikasterin, mbante një çante “Fendi” e cila vlente 5100 euro, ndërkohë që e bija i studionte në Francë.
Damian Gjiknuri në Monte Carlo
Pushime luksi në Monte-Carlo. Ish-ministri i Energjitikës, përveç tualetit dhe garderobës personale që krijoi në ministri, pas shkarkimit iu dedikua dëshirave personale. Ai u fotografua pak muaj më parë teksa pushonte me të shoqen në Monte-Carlo.
Zyrat mondane dhe vera e shtrenjtë
Partia Demokratike e akuzon Edi Ramën se në vitin 2019, do të shpenzojë 18 milionë dollar për makina, kolltuqe dhe makina.
Rekordi është viti 2018, kur qeveria shpenzoi sipas të dhënave të publikuara nga Monitor, rreth 40 milionë euro për zyra, para që ishin shpenzuar edhe në vitet e shkuara.
Ndërkohë vetë kryeministri, është duke ndërtuar një ashensor privat në kryeministri.
Posta Shqiptare firmosi tenderin pak muaj më parë për të rikonstruktuar zyrat me një vlerë prej 30 milionë euro, ndërkohë që një tender i tillë u bë edhe një vit më parë..
Makinat Jaguar dhe bishat e luksit
Dita e seancave plenare është dita e luksit. Njësoj si në një parakalim “Oscar”, oborri i Kuvendit gumëzhin nga zhurma e takave, çantave të shtrenjta, borive të makinave luksoze, dhe parfumeve origjinalë.
Kuvendi mori sërish këtë vit 200 mijë euro mjete, ndërkohë që në vitin 2018, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga vetë qeveria, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shpenzuar nga buxheti i tij, 88 milionë lekë për një limuzinë Sedan, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Turizmit, ka shpenzuar 100 milionë lekë për 1 automjet të vetëm.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Ej, Tos-o, ç’pate që ike me kaq ngut?! Me kë u zemërove? Ne të gjithë të deshëm, fort. A thua të mbaruan fjalët?! Nuk e besoj! Ti kishe shumë për të thën...
Nën patronazhin e International Economic Forum of the Americas (IEFA), nga data 4-6 shtator 2019, Toronto Global Forum, një organizatë jofitimprurëse, e cila ku...
Jahti 400 milione dollaresh i Emirit të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, qe u ankorua sot ne Sarande e ka kapacitetin e serbatorit 1.2 milione litra karburant...
RUSI- Ministri i Jashtëm Heiko Maas e ka parë Rusinë dy ditë në perspektiva të ndryshme. Spektri arrin nga një grindje e hapu...
Nga kafja ku jam ulur shoh plazhin 100 – 150 metra më tej. Më bën përshtypje lëvizja e njerëzve. Ngjajnë si në një film me projektim të ngadalësuar. Pamja përcj...
KOSOVË- 1. Nuk jemi n’krizë për dashni, shyqyr Zotit, prandaj askush nuk po ua kërkon patriotizmin, lëni ju Çakorrin e Veriun se nuk varen prej juve...
Ka nja 5 ditë që nuk hap dot rrjetet sociale se më përplaset në fytyrë çmenduria e një njeriu që kacavirret mbi makinë. Çmendurinë e tij deri diku...
Ne vitin 2013, qeveria i dha Dhomes Kombetare te Avokatise 25 mije metra toke shteterore falas prane fushes se Aviacionit. Sipas vendimit, toka u dha me qellim ...
Silvana Begaj ishte thuajse krejt e panjohur deri pak muaj më parë, kur disa shkrime të saj për projektin “Shqipëria Tjetër”, bënë xhiron e publikimeve në dhjet...
Video horror e Kokëdhimës duke sulmuar turistët spanjoll nuk është rastësi dhe as çmenduri është frut i “pemës” turistike që kemi mbjell 30 vjet.Ndryshe ...