LIVE UPDATES
Insights

Edi Rama vjen në Toronto

24 Gusht 2019, 17:25 Nga DOSJA
Edi Rama vjen në Toronto

Nën patronazhin e International Economic Forum of the Americas (IEFA), nga data 4-6 shtator 2019, Toronto Global Forum, një organizatë jofitimprurëse, e cila kujdeset të mbajë në ritmin e duhur dialogun mbi çështje ekonomike kombëtare e globale, ka ftuar të mbajë një fjalë në edicionin e 13-të “Leading the new economy” edhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Pritet që Rama të flasë në datën 5 shtator në orën 14.30 mbi çështje të energjisë, infrastrukturës e zhvillimit të qëndrueshëm, nën perspektivën e modelit ballkanas. Nuk e dimë nëse kryeministri, i frymëzuar nga vendi klasik i krijuar prej emigrantëve do të përmendë në ndonjë moment arsyet e largimit masiv të shqiptarëve nga atdheu. Megjithatë, të interesuarit për të dëgjuar idetë e kryeministrit nga Tirana, të ulur në sallën Ballroom të hotel Fairmont Royal York, do ta zbulojnë këtë menjëherë pas pushimit të kafesë.

Kjo është një mundësi e artë për Ramën, kryeministrin me famë të PPP-ve që t’u mbushë mendjen bizneseve dhe kompanive ndërkombëtare se Shqipëria është një burim i paeksploruar veçanërisht nga firmat përtej oqeaneve. Por të parin që ka detyrë Rama ta tërheqë drejt Shqipërisë është njeriu që do të jetë krah tij në panel, Kerry Adler, President dhe drejtor ekzekutiv i SkyPower Global Group, një kompani gjigante që operon në fushën e energjisë diellore.

Deri në datën 5 shtator, Edi Rama ka kohë të përgatitë fjalimin e tij mbresëlënës me nota humori të thellë dhe madje të zgjedhë dhe poturret më atraktive të garderobës së tij, si një mjet për t’u mbetur në mend gjithë përfaqësuesve me pará. Zyra e tij e komunikimit e di mirë se imazhi shet, dhe Rama këtë lloj tregëtie e ka përzemër.

E më tej, të nesërmen në mbrëmje, më datë 6 shtator ora 18:00, Edi Rama pritet të darkojë në Toronto me anëtarë të diasporës shqiptaro-kanadeze, të ftuar prej ambasadorit të Shqipërisë në Kanada.

Kjo është vizita e parë e Edi Ramës në Kanada e cila qëlloi të mos jetë me ftesë të shtetit kanadez, por e një organizate jofitimprurëse.

Fakti që prej vitesh shteti kanadez nuk fton asnjë zyrtar të lartë nga Shqipëria është domethënës. Dhe meqë jemi në pritje të forumit ekonomik, theksojmë se Kanadaja nuk ka firmosur marrëveshjen me qeverinë shqiptare për mbrojtjen e investimeve dypalëshe ndryshe nga çka vepruar me Kosovën, gjë që çon drejt dyshimit të arsyeshëm se qeveria kanadeze nuk ka besim tek qeveria shqiptare.

Gjithsesi nuk do habitemi edhe nëse na serviret ndonjë foto takimi kortezie me ndonjë figurë të politikës kanadeze. Kanadaja është në fushatë elektorale dhe politikanët për të marrë vota nga komunitetet nuk e kanë problem të shtrëngojnë duart edhe me autokratët apo drejtues shtetesh në top listën e korrupsionit.

Marrë nga Flasshqip.ca

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog edi rama toronto edi rama toronto

Sondazh

Poll
Insights 23 Gusht 2019, 09:48

Kufijtё e normalitetit 

RUSI- Ministri i Jashtëm Heiko Maas e ka parë Rusinë dy ditë në perspektiva të ndryshme. Spektri arrin nga një grindje e hapu...

Insights 22 Gusht 2019, 09:25

Përtej çiltërsisë dhe magjisë së plazhit

Nga kafja ku jam ulur shoh plazhin 100 – 150 metra më tej. Më bën përshtypje lëvizja e njerëzve. Ngjajnë si në një film me projektim të ngadalësuar. Pamja përcj...

Insights 20 Gusht 2019, 17:45

Ne jemi edhe më të çmendur se Mihali

Ka nja 5 ditë që nuk hap dot rrjetet sociale se më përplaset në fytyrë çmenduria e një njeriu që kacavirret mbi makinë. Çmendurinë e tij deri diku...

Insights 18 Gusht 2019, 11:12

Psikopatët që përdhunojnë turizmin shqiptar

Kokëdhima në Porto Palermo nuk është një njeri normal. Dhe njihet nga kushdo që ka shkuar qoftë dhe një herë, që nuk është normal. Nuk besoj se aty ka turistë a...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet