LIVE UPDATES
Politike

‘PS po provokon tension të qëllimshëm për të futur në sherr opozitën e bashkuar’, ekspertët në VOA flasin për komp

21 Shtator 2020, 20:17 Nga DOSJA
‘PS po provokon tension të qëllimshëm për të

Analistët e zhvillimeve politike pohojnë se premtimet për lista të hapura nuk po përmbushen, por kanë mbetur në vorbullën e retorikave boshe. Ekspertët mendojnë se afati për një kompromis mes palëve është brenda këtij muaji, që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje minimalisht të rregullta dhe paraprakisht të pakundërshtuara.

Analistët e politikës pohuan se polemikat e fundit mbi reformën zgjedhore në Tiranë mes forcave politike po bëhen kryesisht për t’u dukur të zellshëm para institucioneve ndërkombëtare dhe për t’ia faturuar njëra tjetrës dështimin se sa për të bërë vërtet një reformë të qëndrueshme. Palët, sipas tyre, janë në drejtime të kundërta, dhe duken sikur nuk kanë interes për kompromis, po bëjnë propozime për të penguar zgjidhjen konsensuale në prag të procesit zgjedhor.

Drejtuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta thotë se debatet mes partive politike mbi listat dhe koalicionet zgjedhore përditë e më shumë po edhe më acarruese, sepse situata nuk po qartësohet, por lëshohen deklarata që e thellojnë krizën politike.

“Drafti i Partisë Socialiste provokoi paqartësi, duke u paraqitur në Këshillin Politik së fundi. Aty aktorët politikë janë çorientuar dhe sforcuar dhe nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje, sidomos me përcaktimin e mënyrës se si do të organizohen koalicionet zgjedhore. Ne e kuptojmë që Partia Socialiste po arrin të provokojë një tension të qëllimshëm për të futur në sherr opozitën e bashkuar mbi këtë temë” – tha Meta.

Opozita kërkon reformë zgjedhore, por pala tjetër ndryshoi Kushtetutën në mënyrë të njëanshme, duke e pamundësuar mirëkuptimin politik, thekson drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi.

Propozimet e sjella nga PS nuk i japin rëndësi votës së qytetarëve, sipas tij, ndaj është një shans i humbur për të patur një parlament shumë më të mirë se ky i sotmi.

Krasniqi thotë se oferta e socialistëve është e paqartë dhe devijon shumë nga premtimi i partive politike dhe i shumicës për një sistem krejtësisht të hapur, ku qytetari do të zgjedhë deputetin.

“ Nuk do të kemi hapje 100 për qind të listave, por do të kemi një mekanizëm, i cili praktikisht i jep shumë më tepër kontroll partisë dhe kryetarit mbi listat. Por kjo po fshihet pas retorikës për lista të hapura. Nëse qytetari dëshiron të zgjedhë një kandidat për deputet brenda listës së ofruar nga kryetari i partisë, atëherë duhet që ky kandidat duhet të mundë partinë brenda listës, sepse duhet të marrë vota më shumë se sa kandidatët e listës së partisë, gjë që është gati e pamundur dhe mund të ndodhë vetë në raste shumë të pakta” – tha Krasniqi.

Debatet mbi reformën zgjedhore duhej të ishin shmangur, sipas analistëve, qysh në muajin korrik, kur parlamenti ndryshoi Kushtetutën. Oferta e Partisë Socialiste për të ndryshuar strukturën e zgjedhjeve të ardhshme nuk e shtyn dialogun drejt një kompromisi, por drejt një konfilkti të ri politik, pohuan ata.

Meta shton se krahas grindjeve mes dy partive më të mëdha, ekziston një tension i madh edhe mes partive më të vogla për sa i takon mundësive reale për të ndërtuar koalicione dhe për të kapërcyer pragun kombëtar prej 3 për qind.

“Ndoshta drafti i Partisë Socialiste duhet të ishte më i konsultuar dhe duhej të ishte paraqitur në kohën e duhur, pasi në e dimë që Këshilli Politik ka patur një seri të gjatë mbledhjesh, dhe propozimi i PS-së erdhi tani në fund, duke shkaktuar konfuzion. Ka shumë paqartësi se ku synon të dalë në fund drafti i Partisë Socialiste. Megjithatë, ata e kanë hedhur edhe një dorashkë sfide” – tha Meta.

Ekspertët mendojnë se oferta e fundit teknike, ku vendosen kandidatët e partisë dhe ku qytetari mund të zgjedhë një kandidat, që tejkalon mesataren e votave të partisë, duket shumë larg premtimit dhe duket gati e pamundur për të siguruar një përfaqësim më qytetar në parlamentin e ardhshëm.

Krasniqi thotë se aktualisht ekziston një presion ndërkombëtar që palët të arrijnë një kompromis politik, afati është fundi i këtij muaji dhe para se të hapen negociatat me BE-në duhet të gjendet zgjidhje politike.

“Periudha e mbetur, sidomos deri në fund të muajit, për të bërë ndryshimet partitë duhet të ruajnë këtë ritëm, që palët së paku të arrijnë të ruajnë sjelljen institucionale dhe të shkojnë në një proces zgjedhor jo të kontestuar paraprakisht, por të paktën ai të ketë kushte dhe standarte minimale, i cili në rastin teorik të ofrojë rotacion politik, ose në rastin më të mirë të ofrojë një përfaqësim më cilësor politik” – tha Krasniqi.

Analistët theksojnë se më 25 prillin e ardhshëm Shqipëria duhet të mbajë zgjedhje të rregullta dhe të pakundërshtuara paraprakisht.

Për këtë kompromisi duhet gjetur tani, dhe nëse zgjidhja nuk gjendet, penalizimi do t’i kalojë Shqipërisë, dhe zgjedhjet e ardhshme do të nisin me një dritëhije të madhe politike.

Marrë  nga: VOA 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike afrim krasniqi gerta meta afrim krasniqi gerta meta

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit