LIVE UPDATES
Politike

U tha se PS e shkarkoi nga Këshilli Politik, Rudina Hajdari: Nëse propozimi miratohet do e depozitoj në Gjykatën Kushtetuese

21 Shtator 2020, 16:46 Nga DOSJA
U tha se PS e shkarkoi nga Këshilli Politik, Rudina Hajdari: Nëse

TIRANE– Deputetja Rudina Hajdari ka lobuar me forcë që në zgjedhjet e ardhshme, që do të mbahen më 25 prill, të 2021-it, të ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Hajdari ka shtruar idenë që të bëhet konvertimi nga listat e mbyllura në të hapura, për t’ia lënë në këtë mënyrë qytetarëve të drejtën për të vendosur kandidatin që do t’i përfaqësojë në parlament.

Edhe pse Partia Socialiste, pretendon që është e kësaj ideje, por një gjë e tillë po mbahet “peng: nga opozita jashtëparlamentare e përbërë nga PD-LSI, Rudina Hajdari thotë se e gjitha është një truk. Në studion e emisionit “Top Talk”, ajo tha se në propozimin e Partisë Socialiste, kryetari gëzon të drejtën për të zgjedhur deputetët që do të mbushin foltoret e parlamentit.

Nëse propozimi i PS-së do të miratohet, Hajdari paralajmëroi se këtë çështje do ta depozitoi në Gjykatën Kushtetuese, shkruan Top Channel.

Rudina Hajdari: Amendamentet kanë ardhur si deputete e kuvendit, por duke u konsultuar edhe me pjesës tjetër të opozitës parlamentare, padyshim u lind nevoja direkte për të bërë këtë propozim pasi u njohëm me propozimin e PS-së ishte e qartë që listat në fakt nuk ishin të hapura, por u përdor një truk i shëmtuar për t’i treguar publikut që listat janë të hapura, ndërkohë që vendimmarrja e listave do të ishte totalisht në dorën e kryetarit. Dhe për këtë shkak ne ashtu siç e kemi premtuar që prej fillimit, që listat duhen të jenë të hapura dhe zgjedhësit duhet të vendosin mbi atë kandidat që duhet të fitojë për të shkuar në kuvend. Pikërisht për këtë arsye ne bëmë një propozim tjetër që garanton hapjen e listave 100%, ashtu siç e kemi thënë që në fillim.

Denis Dyrnjaja: Taulant Balla, foli sot për mediat dhe tha që Partia Socialiste është për hapjen e 100% të listave për kandidatët për deputet. Ndërkohë ju thoni që po bëjnë truk nuk e duan në të vërtetë. Në fakt duket sikur jeni në të njëjtën linjë me ta, 100% e duan dhe ata.

Rudina Hajdari: Duhet ta kuptoni qartë, në momentin që i hedh një vështrim propozimit të PS-së, shikohet që në fakt edhe pse i jepet sot zgjedhësit mundësia për të votuar një kandidat, në fund fare ai që del fitues e që shkon në kuvend i lihet në dorë kryetarit. Kryetari vendos renditjen e kandidatëve për deputet dhe më pas ai e vendos dhe rezultatin se kush do të jetë në kuvendin e Shqipërisë. Nuk është votuesi ai që e zgjedh në rang qarku nëse do të jetë ai deputet që do të shkojë në kuvend. Përjashtmi që ka bërë PS-ja me këtë propozim është që jashtë listës së fituesve, pra në vijën ku kufizohet lista e fituesve të ketë një kandidat që merr një mandat të plotë. Çdo qark ka numrin e votuesve se sa duhet për të marrë një mandat dhe variojnë diku nga 8.000 deri në 12.000 vota. Në një mënyrë që t’i të kapërcesh pragun e vijës fituese në Tiranë duhet të marrësh diku tek 12.000 vota.

Denis Dyrnjaja: Sipas jush, këto vota janë të pamundura t’i marri një person.

Rudina Hajdari: Jo vetëm e pamundur por është e pandershme. Çfarë i thua ti qytetarit, që ti hajde mund të votosh si për subjektin zgjedhor edhe për një kandidat nominal. Nëse një kandidat brenda listës fituese të kryetarit ka marrë 400 vota dhe një kandidat poshtë listës fituese ka marrë 9.000 vota, ai nuk mund të futet në parlament sepse e vendos kryetari dhe jo qytetari për t’u futur në parlament. Rama çfarë ka bërë, i ka dhënë në mënyrë të padrejtë dhe të pandershme të drejtën e votës parapëlqyese por është ai që do e përcaktoj fatin se kush do të shkojë në parlament. Vetëm thotë ai në përjashtim nëse ka një rast jashtë listës fituese kur një kandidat merr më shumë pra se sa i takon për të fituar një mandat në rang qarku.

Denis Dyrnjaja: Do ta dërgoni në Gjykatë Kushtetuese këtë nisëm të PS-së.

Rudina Hajdari: Po, sepse unë nuk besoj të jenë çmendur ato të PS-së dhe të marrë këtë vendim, sepse në kuvend nuk kalon. Por nëse do të marri vota nga grupe të tjera parlamentare për të kaluar këtë propozim do të jemi të parët për të shkuar në Gjykatë Kushtetuese për ta denoncuar këtë rast. Sepse nëse mbahet në fuqi  ky akt, është anti-Kushtetues si në germë dhe në frymë të kushtetutës. Ne i diskriminojmë kandidatët për deputetë, sepse i themi ai që ka marrë më pak vota ai shkon në kuvend, nëse ai që ka marrë më shumë vota ai shkon në kuvend.

Kujtojmë se nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka shpërndarë në mediat sociale një video, ku dëgjohet deputeti i Partisë Socialiste Adnor Shameti, teksa zbulon se Rudina Hajdari nuk është më pjesë e Këshillit Politik.

Sipas Shmetit, Hajdari nuk është më kryetare e grupit demokrat që ka qenë deri më parë, ajo është zëvendësuar nga ai grup dhe si e tillë ka humbur edhe vendin e pjesëmarrës në Këshillin Politik.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll
Politike 21 Shtator 2020, 13:51

TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman ditën e sotme është takuar me drejtuesen Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.Ka qenë Norman ai q...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta