LIVE UPDATES
Politike

PS i hap rrugën arrestimit të deputetëve pa prova nga Prokuoria, tërhiqet nga nisma e 2018-ës (Precedenti Tahiri)

11 Korrik 2019, 15:05 Nga DOSJA
PS i hap rrugën arrestimit të deputetëve pa prova nga Prokuoria,

TIRANË– Tërhiqet Partia Socialiste! Tashmë deputetët e Parlamentit të Shqipërisë mund të arrestohen pa marrë autorizimin e Kuvendit.

Propozimi për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit që bënte të detyrueshme nga ana e Prokurorisë paraqitjen e provave për të arrestuar deputetët në rast të shkelje të ligjit u bë në fillim të 2018-ës.

Nisma e propozuar para thuajse një viti nga numri dy i PS-së, Taulant Balla u rrëzua në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve për të shmangur debatin politik.

Propozimi i Ballës synonte që në rregullore të specifikohej që Prokuroria duhet të paraqiste provat në Këshillin e Mandateve para se të arrestohej. Gjë e cila u shoqërua me diskutime edhe nga anëtarët e Komisionit. 

Debati në Komisionin e Ligjeve

Ulsi Manja: Është tërhequr formulimi nga propozuesi për nenin 118 dhe 119. Grupi i PS-së ka tërhequr propozimin për nenin 118 dhe 119. Zonja Hysi, fjala për ju…

Vasilika Hysi: Neni 118 dhe 119 bën fjalë për rastet kur kërkohet autorizimi për heqjen e imunitetit të deputetit dhe procedurat kur deputeti është i ndaluar apo arrestuar. Ka pasur një propozim nga grupi i PS-së, Zoti Balla për të përafruar përmbajtjen me Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës penale. Balla ka tërhequr formulimin. Neni 118 dhe 119 bie ndesh me Kushtetutën prandaj do të kërkoja që ta riformulonim.

Në nenin 118 thuhet që vazhdon akoma autorizimi për ndjekjen penale, por me Kushtetutë nuk ekziston, pasi deputeti nuk ka imunitet ndaj ndjekjes penale apo përgjimeve, prandaj duhet riformuluar. Në këtë kuadër do të sugjeroja që nenin 118 dhe 119 ta shikojmë me qetësi dhe të kthehemi nesër dhe nuk është ndryshim që mund ta bëjmë tani.

Ulsi Manja: Merreni atë nen të Kushtetues dhe futeni në neni 118 me cop paste. Nuk ka nevojë për filozofi kjo.

Alket Hyseni: Pse ka hequr dorë grupi, mirë do të ishte mos hiqte dorë, nuk po bëjmë gjë tjetër por po tranpozojmë Kushtetutën në rregullore. Nuk ka ndonjë që bën sofizma… ne po zbatomë kushtetutën. Urgjent….

Vasilika Hysi: Atëherë propozimi është, që hiqet paragrafi i parë, ne nuk kemi nevojë për autorizim për ndjekjen penale. Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për caktimin e masës sigurisë me burg apo në shtëpi apo kontrollit personal i paraqitet kryetarit të kuvendit nga prokurori. Ai ia dërgon këshillit për mandatet dhe njofton deputetin.

Deputeti ka të drejtë të paraqesë shpjegimet me shkrim apo me gojë në Këshill. Këshilli brenda katër javëve harton një raport ku rekomandohet rrëzimi ose miratimi i dhënies së autorizimit të caktimit të masës së arrestit me burg apo në shtëpi. Në seancë i jepet fjala në fillim deputetit për të dhënë shpjegime, Kuvendi vendos me votim të hapur nëse do të jepet apo jo autorizimi për caktimin e masës së sigurimit ndaj deputetit apo kontrollit. Këto përcaktime zbatohen edhe anëtarit të këshillit të ministrave.

Klotilda Bushka: Unë sugjeroj që ne duhet të jemi korrekt dhe ti përmbahemi parashikimeve të Kushtetutës, sikur janë atje ti transfuzojmë direkt në rregulloren e kuvendit.

Ulsi Manja: Grupi i PS-së me një vendimmarrje politike është tërhequr nga ndryshimi i nenit 118 dhe 119 edhe pse nuk janë në harmoni me Kushtetutën. Kemi rënë dakord që për të shmangur cdo debat propozuesit janë tërhequr dhe kur të jetë rasti aplikohet direkt Kushtetuta në hirarkinë e normës. Këto dy nene janë tërhequr propozuesit, unë nuk hedh në votim asnjë propozim përsa kohë nuk jam konsultuar me propozuesit që janë tërhequr. Sot për këto dy nene nuk dua asnjë lloj debati.

Vasilika Hysi: Unë nuk lexova propozimin e PS-së që është tërhequr. Por e lë nenin 118 dhe 119 në kundërshtim me Kushtetutën, pasi me ndryshimet që kemi bërë nuk kemi më imunitete ndaj ndjekjes penale. Deputetet nuk kanë më imunitete nga 2012 dhe unë sugjerova që meqë është tërhequr propozimi i grupit të PS-së, neni 118 dhe 119 kanë nevojë që të rishikohet, pasi rregullon të gjithë punën e këshillit të mandateve. Propozimi im është që a mund të mblidhemi sot si grup dhe të ta rregullojmë?

Ulsi Manja: Para votimit në tërësi do i shkojmë me qetësi

Rrëzimi i kësaj pike na kthen pas dy vjet më pas, kohë kur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kërkohej të arrestohej nga Prokuroria. Çështja solli një debat të madh asokohe me opozitën e pranishme në Komision, e cila ishte pro arrestimit të tij. Ndërsa deputetët e PS-së edhe pse u njohën me akuzat me dyer të mbyllura, kërkonin provat për të dhënë autorizimin e arrestimit të Tahirit, asokohe deputet.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme të Komisionit u diskutua edhe lidhur me amendimin e nenit 48, i cili përcakton kohën e diskutimit në Kuvend.

Sipas rregullores kohëzgjatja e diskutimit do të jetë 10 minuta duke specifikuar edhe rastet e veçanta kur drejtuesi i seancës mund t’u ndërpresë fjalën deputetëve, p.sh. kur ata dalin jashtë rendit të ditës.

Pjesë nga diskutimet në Komisionin e Ligjeve

Vasilika Hysi: Drejtuesi i seancës mund të ndërpresë fjalën kur diskutuesi flet për çështje që nuk janë në rend dite.

Bashkim Fino: Duhet ta vemë këtë disiplinë. Shumë mirë që e bëmë 10 minuta.

Adriatik Alimadhi: Lëreni deputetin të shprehet lirshëm

Alket Hyseni: S’mund të dilni dhe të flisni për një gjë që s’ka lidhje me ligjin, me rendin

Bashkim Fino: Me këtë nen, kuorumi nis në orën 10. Dhe kur mbaron diskutimi në orën 5, fillojmë votimin dhe nuk marrim prapë prezencën. Nuk mund të bëjmë marrëveshje që të nisim Kuvendin me 15 deputetë se nuk u del gjumi. Duhet ta detyrojë rregullorja kreun e Kuvendit që të bëhen 71 deputetë pastaj të nisë Kuvendi.

Adriatik Alimadhi: Në këtë rregullore kanë marrë pjesë ish-deputetë të Partisë Demokratike, tani jemi dhe ne këtu. Duam kohë, duam të bëjmë debat

Ulsi Manja: S’dua asnjë koment, pro, kundër

Vasilika Hysi: Masat disiplinore deri më sot i jep kreu i Kuvendit ose Byroja. Propozimi që është sjellë, synon që të bëjë klasifikimin e shkeljeve në të rënda dhe të lehta dhe mekanizim në dy shkallë dhe ankimimin.Nuk parashikon përshkallëzim të shkeljeve të lehta, të rënda dhe shumë të rënda. Të bëjë lidhjen e rregullores me shkeljet që parashikohen në kodin e sjelljes, të bëjë klasifikimin e shkeljes.

Për ditën e nesërme në punimet e Komisionit të Ligjeve pritet që të ndryshohen dhe të reflektohen ndryshimet Kushtetuese, ku nga një person me imunitet, tashmë deputeti nuk e gëzon më këtë privilegj. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alket hyseni arrestimi i deputeteve arrestimi i saimit tahirit komisioni i ligjeve ulsi manja alket hyseni arrestimi i deputeteve arrestimi i saimit tahirit komisioni i ligjeve ulsi manja


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje