"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Protesta për vrasjen e Klodian Rashës/ Arrestohen 3 organizatorët në Tiranë, nën hetim 2 të Durrësit! Në kërkim Stresi
10 Dhjetor 2020, 10:28Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Shtetit nis aksionin “post-protestë”! Ditën e sotme ka arrestuar 3 organizatorët e protestës së dhunshme që është zhvilluar mbrëmjen e djeshme për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i “Shqiponjave”. Të arrestuarit janë të rinjë me iniciale: R.P., 21 vjeç, banues në Tiranë, A.K., 29 vjeç, banues në Durrës dhe V.K., 23 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur këngëtari Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit “Stresi” dhe 7 protestues të tjerë. Në gjendje të lirë janë procedurat 4 persona. Të gjithë, sipas Policisë së Shtetit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, duke kundërshtuar me dhunë dhe goditur me sende të forta punonjësit e policisë dhe duke shkatërruar pronën publike dhe private. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit flitet edhe për 16 punonjës policie të dënuar nga sende të forta dhe lëndë piroteknike.
Të gjithë akuzohen për veprat penale: “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Po ashtu edhe në Durrës janë procedurat penalisht 2 persona pasi akuzohen për organizim të tubimit për 25-vjeçarin Rasha.
Ditën e sotme ka pasur edhe reagime nga politika shqiptare. Kryedemokrati Lulzim Basha tha se qytetarët meritojnë një qeveri që kujdeset për ta, ndërsa presidenti Ilir Meta kërkoi që të respketohen të drejtat. Duke shtuar se mbështet të gjithë ata që luftojnë për të fituar të drejtat e tyre. Një reagim jozyrtar ka pasur edhe nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, e cila nuk e ka përmendur viktimën, duke shtuar se dënonte dhunën e protestës së djeshme. Kryeministri Edi Rama do të deklarojë qëndrimin e tij për këtë çështje në orën 18:00, ashtu siç njoftoi në postimin e bërë në Tëitter. Ndërkohë kryebashkiaku Veliaj u shpreh se është prind vetë dhe kërkon që të bëhet drejtësi. Ndërkohë që po sot, efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hadëraj ka dalë para Gjykatës së Tiranës, e cila do të vendosë ndaj tij masën e sigurisë, pas arrestimin për vrasjen e të riut.
Edhe pse efektivi po përballet me drejtësinë, protestat duket se nuk kanë të ndalur, pasi sërish sot në orën 16:00 do të ketë tubim, por nuk kanë vendosur ende vendin se ku do të mblidhen.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Efektivi i policisë së Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj, i cili ekzekutoi me armën e shërbimit, dy ditë më parë, të riun Klodian Rasha, do të njihet so...
GRAMSH– Është nxjerrë trupi i pajetë i 53 vjeçares që u gjet e mbytur ditën e sotme në Liqenin e Banjës.Bëhet me dije se gruaja që është gjetur e pa...
TIRANË– Babai i Klodian Rashës i cili u vra nga një efektiv i policisë dy ditë më parë është shprehur se dëshiron që protesta të ishte më paqësore dhe të m...
TIRANË– Policia e Shtetit bëri me dije në njoftimin zyrtar se janë 16 efektivë që kanë marrë plagë të rënda gjatë protestës që u zhvillua ditën e dje...
TIRANË- Më shumë se pesë orë protestë që solli gjak, dhunë dhe katrahurë në shesh. Kjo ishte ajo që u pa sot në Tiranë. Protesta e cila ishte paralajmërua...
TIRANË– Policia e Shtetit bëri të ditur se ka arrestuar disa persona dhe ka shpallur në kërkim disa të tjerë pasi ishin prezentë në protestën që u zhvillua...
BULQIZË– Të rinjtë e qytetit të Bulqizës, protestuan në mbrëmjen e djeshme përpara godinës së Komisariatit të policisë. Ata apeluan për zbardhjen e së vërt...
TIRANË– Reperi ‘Stresi’ ishte i pranishëm në protestën që u zhvillua mbrëmjen e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës, madje për mediat u shpreh se ishte ai...
Në prill të vitit 2019, policia e shtetit përdori gaz lotsjellës për të thyer rezistencën e banorëve të disa shtëpive në Bregun e Lumit në Tiranë, të cilët nuk ...