Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Babai i Klodian Rashës i cili u vra nga një efektiv i policisë dy ditë më parë është shprehur se dëshiron që protesta të ishte më paqësore dhe të mos prekej asgjë në Tiranë.
Rasha tha për ‘Faxnews’ që protestat të mos jenë të dhunshme, dhe të mos përdorin emrin e djalit të tij të ndjerë.
Qazim Rasha tregon se asnjë person nga Policia e Shtetit nuk e ka kontaktuar pas ngjarjes, ndërsa tregon se djali i tij nuk ka pasur asnjë problem me ligjin. Sa i takon rrugës ligjore që familja do të ndjekë, Rasha shprehet se ai kërkon vetëm drejtësi, dhe këtë e pret nga shteti.
“Ajo që mund të shpreh unë është kjo, që ajo fatkeqësi që më ndodhi mua, të mos i ndodh asnjë familje shqiptare, dhe asnjë kombësie tjetër. Është shumë e rëndë për një prind, që me shumë sakrifica kam arritur që ti rris fëmijët dhe ti sjell deri këtu.Si prind dhe si bab kërkoj që fatkeqësia ime të mos përdoret. Unë dëshiroj që të bëhet protestë, por të mos preket asnjë lule, Tirana të rritet, Shqipëria të rritet. Djali ka qenë i përkëdhelur se ka qenë i vogli, por nuk më kishte sjellë asnjë problem, do të isha unë vetë i pari që në rast se kishte do të kërkoja ndihmën e Policisë.Kjo është banditeske, unë kam qenë duke punuar një periudhë kohe në ushtri, dhe ishim me rregulla dhe me norma. Uniforma e Policit duhet nderu, kjo është masakër, kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës, është makabre, një fëmijë mund të arrestohet, mund të marrë dënimin, por nuk mund të masakrohet në rrugicën e lagjes.Unë kam groposur djalin, e nuk mund të rri e të vëj filmime, kërkojmë drejtësi, kërkojmë drejtësi. Nuk kam komunikuar me asnjë lloj përfaqësuesi të shtetit, më duket sikur jam duke u vrarë vetë.Shteti të zbatojë ligjin, të shohë normat, nuk di nuk di. Ju uroj gjithë moshës së re që të gëzojnë shëndet të mirë, dhe fatkeqësia ime të mos i bjerë askujt, njerëzit të ëndërrojnë për një jetë më të mirë. Fëmijët tanë meritojnë të gëzojnë jetën, nuk di, nuk di, do ma bëni hallall”, shprehet Qazim Rasha.
Nis puna e Policisë post protestave të zhvilluara dje për vrasjen e Klodian Rashës. Arrestohen 3 organizatorët në Tiranë, ndërsa 2 të Durrësit janë në hetim. Policia ka bërë me dije se është shpallur në kërkim Stresi dhe 7 të tjerë, ndërsa 16 efektivë policie kanë mbetur të lënduar nga protestat. Ndërkohë sot efektivi Nevaldo Hadëraj që qëlloi mbi të riun del para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, në një kohë kur Prokuroria ka kërkar “arrest me burg”. Kryeministri Edi Rama flet sot për herë të parë për ngjarjen në orën 18:00, ndërsa është paralajmëruar një tjetër protestë që do të nisë në orën 16:00.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Policia e Shtetit bëri me dije në njoftimin zyrtar se janë 16 efektivë që kanë marrë plagë të rënda gjatë protestës që u zhvillua ditën e dje...
TIRANË- Më shumë se pesë orë protestë që solli gjak, dhunë dhe katrahurë në shesh. Kjo ishte ajo që u pa sot në Tiranë. Protesta e cila ishte paralajmërua...
TIRANË– Policia e Shtetit bëri të ditur se ka arrestuar disa persona dhe ka shpallur në kërkim disa të tjerë pasi ishin prezentë në protestën që u zhvillua...
BULQIZË– Të rinjtë e qytetit të Bulqizës, protestuan në mbrëmjen e djeshme përpara godinës së Komisariatit të policisë. Ata apeluan për zbardhjen e së vërt...
TIRANË– Është ndarë nga jeta gjatë ditës së djeshme si pasojë e Covid 19 doktoresha e pneumologjisë Flutura Hashorva.Mësohet se mjekja ka ndërru...
TIRANË– Reperi ‘Stresi’ ishte i pranishëm në protestën që u zhvillua mbrëmjen e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës, madje për mediat u shpreh se ishte ai...
Në prill të vitit 2019, policia e shtetit përdori gaz lotsjellës për të thyer rezistencën e banorëve të disa shtëpive në Bregun e Lumit në Tiranë, të cilët nuk ...
BRITANI E MADHE- Shqiptarët janë kthyer sërish në lajmin kryesor të mediave britanike. “DailyMail” ka publikuar një artikull ekskluziv lidhur me një prej rastev...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë ish-inspektorin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Qemal Zaimin.Në seancën e zhvilluar ...