Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
BRUKSEL- Ish-Kreu i UÇK-së, Nesim Haradinaj ka dalë sot për herë të parë para tribunalit të Gjykatës së Hagës. Në fjalën e tij Haradinaj është shprehur se prokuroria po kërkon të heqë fajin nga vetja dhe këtë arrin ta kuptojë çdo njeri që ka logjikë. Më tej ai ka vazhduar duke thënë se qëndrimi i tyre vazhdon të jetë i qartë “prokukoria e dhomave të Hagës është e korruptuar”. Haradinaj gjithashtu ka thënë se ata po akuzohen për të larë fajet e prokurorisë. Ndër të tjera, Haradinaj tha se prokuroria po mundohet që të njollosë luftën e UÇK-së dhe të luftëtarëve të saj. Në fund Nesimi tha se nuk do të flas më dhe se ja ka lënë në dorë avokatit të bëjë deklarimin e tij të pafajsisë.
“Para se të deklarohem dua të them se për mua dhe këdo që ka një logjikë, e kupton se kjo prokurori do të heqë fajin nga vetja. Siç edhe po shihet këtu, Kosova dhe qytetarët e saj janë fajtorë kujdestar. Ne duhet të përgjigjemi pse ju dolën sekretet e tyre. OVL-UÇK-ja nuk mund të fajësohet për nxerrjen e këtyre dokumenteve. Pra, në vendin tim duhet të ishin kolegët e tyre ose edhe vetë ndonjë nga ta. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë se ne kemi qenë dyshues në këto prokurorinë e këtyre dhomave. Mohimi i faktit duke anashkaluar se kush i solli ato dokumente në Kosovë e kush na i solli neve, është çmenduri dhe aspak drejtësi. Ne po akuzohemi për t’i larë fajet e kësaj prokurorie. Kjo prokurori është selektive dhe e njëanshme. Por, tani me këto veprime, po bindem se është edhe e korruptuar. Kjo prokurori po mundohet ta njollosë luftën e UÇK-së dhe luftëtarëve të saj dhe po mundohet të dënojë përfaqësuesit e organizatës së tyre. Deklarimin tim të pafajësisë do ta bëjë avokati im dhe unë më nuk do të flas, do të flas vetëm avokati im” , ka thënë ai.
Gucati dhe Haradinaj u arrestuan më 25 shtator, si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës. Më pas ata u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Pas konfirmimit të aktakuzës tani fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre. Dje u mbajt senaca për katër ish-zyrtarët e Kosovës, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli. Seanca u zhvillua me përplasje mes avokatëve dhe prokurorisë.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRUKSEL- Ish-Kreu i UÇK-së, Nesim Haradinaj ka dalë sot para tribunalit të Gjykatës Hagës. Në pyetjen që i është bërë nga Gjykatësi në lidhje me aktakuzë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje të gjithë njerëzve që të qendrojnë në shtëpi për festat e fundvitit. OBSH ka sqaruar se situata me COVID1...
GJERMANI- Mjekja që ka udhëhequr punimet për vaksinën e parë të miratuar kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, Britani dhe vendet tjera, ka thënë se vend...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e diasporës me anë të një video ku përmblidhen të gjitha ngjarjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me Shqipërinë...
Xhihadistët e “Boko Haram” kanë luruar të gjithë fëmijët që morën peng javën e kaluar në Nigeri. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja të cila...
GREQI- Dozat e para të vaksinave anti-Covid pritet që të shkojnë në Greqi në datë 27 dhjetor. Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke të cilat shkruajnë se qe...
TIRANË– Vala e dytë e pandemisë së Covid-19 ka “gjunjëzuar” të gjitha vendet në botë. Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka shkuar në 75...
TIRANË– Seanca e parë për ish-krerët e UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatin në tribunalin e Gjykatës së Hagës ka përfunduar. Seanca për Haradin...
MAQEDONI e VERIUT- Maqedonia e Veriut sot hynë zyrtarisht në izolimin e saj të tretë për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Sipas mediave maqedonase masat e r...
KOSOVË– Një efektiv i Policisë së Kosovës, ka mbetur i plagosur me armë zjarri teksa kryente detyrën e tij. Ekspress shkruan se rreth orës 05:30 minuta, gr...