LIVE UPDATES
Aktualitet

Projektligji për përgjimet! Debatet në seancë, përfaqësuesja e Komitetit të Helsinkit: S’duhet lejuar, ministri i B

1 Korrik 2021, 10:36 Nga DOSJA
Projektligji për përgjimet! Debatet në seancë,

TIRANË– Zbardhen debatet pas dyerve të Gjykatës Kushtetuese, ku edhe po shqyrtohet padia lidhur me projektligjin që lejon drejtorin e Policisë së Shtetit që të përgjojë qytetarë pa urdhër nga hetues. Ky projektligj, i cili ende nuk ka kaluar për miratim në Kuvend, është kontestuar nga avokatja e popullit Erinda Ballanca dhe Komiteti i Helsinkit, me pretendimin se shkel parimet e hirearkisë, si dhe cënon parimin e sigurisë juridike. Gjatë seancës që po zhvillohet tashmë prej afër dy orësh, Ballanca është shprehur se Policia është duke marrë kompetenca që mund të transformohen. Ndërsa, sipas detajeve të zbardhuras nga Fax, Erinda Skëndaj, përfaqësuese nga Komiteti i Helsinkit ka kërkuar rregullimin e ligjit duke shtuar se ministri i Brendshëm ose kryepolici nuk duhet të ketë kompetenca të tilla, pasi edhe vetë mund të jetë subjekt i SPAK.

Pjesë nga debatet:

Ballanca: Ne mendojmë se dispozita duke i njohur një të drejtë të pakufizuar të policisë për të ndërhyrë në nenin 8 të konventës së të drejtave të njeriut, dhe në disa nene të Kushtetutës së Shqipërisë, kufizimi bëhet rregull. Policia merr një atribut pa asnjë standart për të bërë vëzhgime masive pavarësisht se terminologjia mund të të transformohet. A një autorizim nga prokuroria. Është i pritshëm të paktën verifikimi dhe kontrolli nga ana e një organi tjetër siç është prokuroria, dhe të caktohet nga gjykata. E drejta e privatësisë, përderisa asnjë organ nuk e mbron, është një shkelje dhe argumentat tona i kemi dhënë në kërkesë. Privatësia është një e drejtë e garantuar. Asnjë nga kriteret e përcaktuara nga gjykata europiane nuk zbatohen në këtë ligj. Në projektligj Policisë së Shtetit propozonte që të ishte drejtori i Përgjithshëm Policisë që rekomandonte verifikime. Por nuk ka asnjë lloj sqarimi se për çfarë veprash konkrete duhej bërë diçka e tillë. Kjo tregon thelbin e qasjes së ky projektligj ka, ne kemi të drejtën tonë të flasim të takohemi jo domosdoshmërisht në ambient të hapur, kemi aktivitete sociale dhe s’është e drejtë në disa raste të jemi në survejim. Të qënit person publik edhe e justifikon ndonjëherë, por në të gjitha rastet duhet të bëhen rregulloret e garancive, gjë të cilën ky ligj nuk e përmban. Këto garanci në vend që ti ketë parlamenti, ia atribuon policisë. Ligji duhet të jetë në përputhje me garantimin e të drejtës. Ajo që ne kemi trajtuar, neni 8, i përfshin të gjitha këto elemente pasi është një nen që parashikon çështje të gjëra dhe në varësi të kohës dhe rrethanave edhe ndryshimet e mundshme. Edhe gjykata e ka thënë se ka shumë elemente që mund të dalin falë teknologjisë që është në avancim. E rëndësishme është ruajtja e privatësisë e përcaktuar në Kushtetutë. Kur themi telekomunikimi sigurisht që është i përfshirë, nuk mund të përgjosh çdo ditë bisedat e një njeriu në telefon. Ka patur shumë debate e disa qëndrime, nga shoqëria civile, prokurori i përgjithshme, spak për të mos e patur miratimin e këtij ligji. Nuk kemi dijeni të metëjshme në lidhje me zbatimim e ligjit dhe nuk kemi parashtruar kërkesa të reja. Individët në terren e kanë edhe më të paqartë se ne, dhe paqartësi të tilla çojnë në cënimin e të drejtave të njeriut. Duke lexuar nenin 1 të ligjit që përkufizon veprimtarinë informative, kjo e fundit shtrihet në hetimin penal apo ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike. Gjithë mbrojtja e bërë nga ana e Kuvendit thotë s’jemi në veprimtari përgjuese e gjurmuese, por mbikqyrjeje dhe hetimi pra janë justifikuar me ndryshimin e termit.

Papajorgji: Thelmi i pretendimit ku qëndron?

Ballanca: Ne kemi trajtuar hollësisht të gjjtha këto elementë. Është një diskutim që duhet të jetë i qartë dhe jo vetëm në faqe të parë. Çfarë nuk garantohej më ligjin e parë dhe çfarë ia garanton ljgji i ri. I takon qeverisë të tregojë se ky është i vetmi mjet i mirë për të ruajtur qetësinë e sigurinë. Nëse këto nuk do liheshin vetëm Policisë së Shtetit por edhe organeve të tjera ligjzbatuese, do të kishte mundësi për të përmirësuar diçka pozitivisht. Ne mendojmë se këto kufizime ndaj autoritetit të pakufizuar të policisë duhet të jenë me ligj. Edhe për SHISH duhet bërë me ligj pavarësisht se ka kompetenca dhe natyrë krejt tjetër, por edhe pse i ka këto kompetenca është rregulluar në ligj. Edhe në burgje është përfshirë prokurori. Ndërsa tek policia nuk është përfshirë askush dhe asgjë.

Erinda Skëndaj, përfaqësuese nga Komiteti i Helsinkit: Duhet të rregullohet me ligj. Rregullimin e teknikave të mbikqyrjes nga ana e institucioneve, qoftë kjo edhe policia. Ligji i vjetër kishte afate dhe ekzekutimin e këtyre të dhënave. Mosparashikimi i këtyre garancive me ligjin e ri, nuk përmbush standardin e ligjshmërisë. Nuk ka qartësi për qytetarin. Garancia proceduriale për gjyrmimin dhe mbikqyrjen e këtyre të dhënave, grumbullimin, kohëzgjatjen dhe kontrollin duhet të bëhet nga një organ i pavarur. Nuk përmbush asnjë nga garancitë e kërkuara nga këto standarte. Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK luajnë rol të rëndësishëm për të nxjerrë një udhëzim të përbashkët për aktin. Edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga hyrja në fuqi, udhëzimi nuk është nxjerrë brenda afatit ligjor 3 muaj. I jemi drejtuar policisë dhe ministrisë për zbatimin e ligjit. Çdo pjesë dhe element lidhet ngushtësisht me të drejtat dhe liritë e shtetasve. Mund të çojë në shkelje të këtyre të drejtave,mund ta çojë në abuzime potenciale, lidhur me të drejtën për një jetë private. Me nenin 35, 36 dhe 37 të kushtetutës dhe me nenin 8 të dnj janë lidhur ngushtësisht këto ndryshime. Në rastin konkret e shikojmë si një mjet për të cënuar e ndikuar tek pavarësisa e dy institucioneve. Ministri i brendshëm potencialisht mund të jetë pas disa kohësh i pandehur nga SPAK, dhe ne në këtë kontekst shohim rolin e dobësimit të posicioneve të palëve. Kjo për funksionarët e nivelit të lartë.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese gjyqi per pergjimet e policise gjykata kushtetuese gjyqi per pergjimet e policise

Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Korrik 2021, 08:22

SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin, dy personat e plagosur në masa...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni