LIVE UPDATES
Aktualitet

“Vetëm në Shqipëri dëgjoj që makinat shiten më shtrenjtë pasi përdoren me vite”/ Vëzhguesi ndërkombëtar habitet m

1 Korrik 2021, 09:21 Nga DOSJA
“Vetëm në Shqipëri dëgjoj që makinat shiten

Nga Edmond Hoxhaj

Prokurori i Prokurorisë së Vlorës, Dritan Marku nuk u paraqit personalisht të mërkurën në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK që u zhvillua lidhur me procesin e rivlerësimit ndaj tij.

Ai u përfaqësua nga avokatja Antoneta Sevdari, e cila kundërshtoi dyshimet e Komisionit për kontrata fiktive në shitjen e një apartamenti me qëllim justifikimin e burimeve për krijimin e pasurive të tjera, si dhe balancat negative. Komisioni e ka përfunduar hetimin administrativ për prokurorin Marku vetëm për kriterin e pasurisë.

Trupi gjykues që po kryen procesin e vetingut për prokurorin Marku kryesohet nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

Dritan Marku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2000. Ai ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Vlorës për gati dy dekada.

Komisioni rrëzoi një kërkesë paraprake të avokates Sevdari për pranimin e një prove, duke arugmentuar se kërkesa ishte e përsëritur dhe se barra e provës nuk kishte lidhje me burimin e krijimit të pasurisë, por me veprimet juridike të kryera nga subjekti i rivlerësimit.

Dyshimet për kontrata fiktive

Komisioni ngre dyshime se prokurori Marku ka fabrikuar kontratën e shitjes së një apartamenti në Vlorë në vitin 2017 dhe më parë për dhënien e kaparit nga blerësi – me qëllim justifikimin e burimeve financiare për krijimin e pasurive të mëvonshme. Gjithashtu, nga analiza financiare paraprake ka rezultuar se nuk ka pasur burime të mjaftueshme për blerjen e kësaj pasurie.

Sipas relatores Pine, subjekti e ka prenotuar apartamentin me sipërfaqe 103.7 m2 në Vlorë në vitin 2005, kundrejt shumës 3 milionë lekë. Si burim krijimi ai ka deklaruar kursime dhe ndihmë familjare në shumën 1 milionë lekë dhe 2 milionë lekë hua, si dhe se një pjesë të punimeve do t’i kryente vetë.

Pine konstatoi mospërputhje për çmimin dhe mënyrën e shlyerjes së vlerës së apartamentit. Gjithashtu ajo evidentoi se dy shoqëritë e administruara nga huadhënësit nuk kanë shpërndarë divident dhe se nuk është provuar mundësia e tyre me burime të ligjshme për dhënien e vlerave të deklaruara nga subjekti.

Këtë pasuri subjekti ka deklaruar se e ka shitur në vitin 2014 dhe se në 2013-ën ka lidhur një kontratë noteriale kapari me blerësin ku prashikohej se likujdimi i çmimit 45 mijë euro do të kryhej brenda vitit 2015.

Pine sqaroi se kontrata e kaparit hedh poshtë deklarimin e subjektit se në vitin 2013 blerësi i ka dhënë shumën 30 mijë euro dhe 15 mijë euro në 2014-ën, pasi kanë qenë të parashikuara tre këste.

“Subjekti ka thënë se gjithë vlera e apartamentit është shlyer në vitin 2014, por se kontrata noteriale e shit-blerjes është nënshkruar në vitin 2017, pasi nuk janë takuar dot më parë për shkak se blerësi nuk mund të vinte në Shqipëri si pasojë e angazhimeve të tij”, sqaroi Pine.

Gjithashtu, Komisioni konstaton se ka mospërputhje mes deklarimet të subjektit se, A.D. është emigrant dhe se nuk ka pasur mundësi të ndodhej në Shqipëri në momentin e nënshkrimit të kontratës së shit-blerjes me të dhënat e sistemit TIMS, pasi ka rezultuar se ai ka qenë në Shqipëri gjatë viteve 2014, 2015 dhe 2016.

“Kontrata e shit-blerjes është realizuar dhe nënshkruar nga palët kur sipas sistemit TIMS, blerësi nuk rezultonte në Shqipëri”, konstatoi Pine. Ajo vijoi se nga mospërputhjet dukej se kontrata e kaparit nuk ishte e besueshme dhe se subjekti e ka përdorur këtë apartament edhe tre vite pa e deklaruar si adresë banimi. Gjithashtu, u evidentua se kontrata e shitjes ishte nënshkruar në funksion të deklaratës veting.

“Duket se i ka fabrikuar kontratat e kaparit dhe të shitblerjes për të justifikuar burimet financiare që do të përdorte në të ardhmen për krijimin e pasurive të tjera”, tha Pine. Sipas Komisionit, të ardhurat e dekluara si të përfituara nga shitja e apartamentit bazuar në deklarimet e subjektit apo edhe në parashikimet e kontratës së kaparit nuk janë konsideruar në analizën financiare paraprake si burime për pasuritë e tjera.

“Nënshkrimi i kontratës së shitjes i vitit 2017 pa praninë e palës blerëse vlerësohet nga trupi gjykues në kundërshtim me detyrën e prokurorit që ushtron Marku. Duket se ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia”, konstatoi Pine.

Avokatja Sevdari theksoi se deklarimet e subjektit për këtë pasuri, si ato periodike, ashtu dhe ajo veting  ishin të qarta dhe pa kontradikta.

Ajo deklaroi se kishin paraqitur dokumentacion të plotë për mundësitë fonanciare të huadhënësve. Sipas saj, një prej huadhënësve kishte pasur të ardhura në shumën 165 mijë USD dhe se shoqëria tjetër kishte pasur 1.9 milionë lekë, që i konsideroi në të dyja rastet të mjaftueshme për dhënien e huave nga 1 milionë lekë.

Sevdari konstatoi se Komisioni ka kryer një gabim në përllogaritje, pasi ka përfshirë në analizë vetëm pagat e kaluara në sistemin bankar, edhe pse ai ishte paguar për gjithë vitin.

Ajo shtoi se sipas analizës së ekspertit të pajtuar nga Marku, analiza financiare rezultonte pozitive për gjithë pagesat e kryera për këtë apartament.

Avokatja Sevdari u ndal gjatë në kontratën e shitjes së këtij apartamenti nga subjekti duke sjellë në vëmendje se dyshimet e ngritura për kontrata fiktive afektonin me të padrejtë analizën financiare e për pasojë edhe burimet e krijimit të pasurive të tjera.

Sevdari tha se mosrespektimi i kushteve të përcaktuara në kontratën e kaparit janë të zakonshme. Ajo theksoi se likujdimi i gjithë çmimit ishte kryer në vitin 2014 dhe se apartamenti ishte dorëzuar po atë vit.

Sipas Sevdarit, fakti se familja e prokurorit Marku nuk kishte jetuar më në atë apartament që prej vitit 2014, vërtetohej edhe nga faturat e energjisë elektrike. Ajo theksoi se nuk kishte asnjë shpenzim për energjinë, veç rasteve kur blerësi A.D. vinte në Shqipëri dhe kishte pasur shpenzime energjie në vlera të vogla.

Mbrojtësja e Markut tha se shpenzimet e energjisë korespondonin me ardhjet e A.D. në Shqipëri, të verifikuara sipas sistemit TIMS.

Sevdari i cilësoi shumë të rënda dyshimet për fabrikim të kontratave me qëllim justifikimin e burimeve për pasuritë e tjera. Ajo deklaroi se blerësi A.D. ka pasur aktivitet tregtar nga ka siguruar të ardhura shumë të mira. Avokatja këmbënguli se dokumentacioni për të ardhurat e tij që kërkuan të dorëzonin si provë vërtetonte se ai kishte pasur mundësi për blerjen e apartamentit. E kundërta sipas saj, mund të ngrinte dyshime për fiktivitet.

“Ai gjatë gjithë kohës është i zënë me angazhime dhe kanë rënë dakord që të nënshkruanin kontratën dhe data do të vendosej nga noteri kur të plotësohej kartela e pasurisë”, shpjegoi Sevdari lidhur mospraninë e A.D. në Shqipëri në datën e nënshkrimit të kontratës.

“Provat vërtetojnë se apartamenti është dorëzuar në vitin 2014. Çdo gjë ka ndodhur sipas deklarimeve. Kërkojmë zbatimin e prezumimit të pafajësisë”, deklaroi Sevdari.

Ajo kërkoi që KPK të jetë e kujdeshme në daljen e Konkluzioneve dhe pretendoi se  nuk ka cënim të besimit të publikut në veprimet e prokurorit Marku.

Relatorja Pine e pyeti avokaten Sevdari se kur kishte qenë në Shqipëri blerësi i apartamentit në Vlorë, që nuk kishte pasur mundësi ta nënshkruante kontratën. Sevdari shpjegoi se ai kishte qenë në Shqipëri në mes datave 31 dhjetor 2016 dhe 6 janar 2017, por se ende nuk ishte përfunduar procedura për nxjerrjen e certifikatës së pronësisë për apartamentin në emër të subjektit.

Pyetjes së Hamitajt se ku kishte jetuar subjekti që prej vitit 2014, kur kishte shitur de facto apartamentin në Vlorë, ajo iu përgjigj se kishte jetuar tek banesa e vjehrrit.

Dyshime u ngritën edhe për çmimin e shitjes së një Benzi në vitin 2011, me vlerë 2.5 herë më të lartë nga ajo e blerjes në vitin 2009.

Vëzhgusi ndërkombëtar, Steven Kesler vërejti në seancë se, në çdo vend të botës që kishte qenë, nuk kishte konstatuar që automjetet pasi përdoreshin për disa vite, të shiteshin më shtrenjtë nga sa ishin blerë. “Por në Shqipëri kam konstatuar që të rritet çmimi i makinës duke e përdorur”, tha Kessler dhe e pyeti avokaten Sevdari nëse kishte ndonjë shpjegim tjetër veç atij se çmimi ishte rritur prej riparimeve të kryera nga vjehrri. Sevdari tha se nuk kishte tjetër argument.

Në seancë u relatua mungesë burimesh për  blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 90.9 m2 në Yzberisht të Tiranës në vitin 2009. Po ashtu, u konstatua pamundësi edhe për blerjen e një apartamenti tjetër në Tiranë me sipërfaqe 89 m2 në vitin 2015 kundrejt çmimit 55 mijë euro.

Si burim krijimi për këtë pasuri, subjekti ka deklaruar të ardhurat e përfituara nga shitja e apartamentit në Vlorë dhe atij në Yzberisht. Pasi këto burime financiare nuk janë konsideruar në analizën financiare nga Komisioni, ka rezultuar pamundësi financiare dhe për blerjen e apartamentit në vitin 2015 në Tiranë.

Avokatja Sevdari tha se subjekti ka pasur mundësi për kryerjen e paqesave për apartamentin në Yzberisht dhe atë të blerë në vitin 2015 në Tiranë.

“Duket qartë se burimet financiare për blerjen e apartamentit me sipërfaqe 89 m2 janë të ligjshme dhe janë transferuar nëpërmjet transaksione bankare. Kjo pasuri është blerë me shumat e përfituara nga shitja e pasurive të tjera”, tha Sevdari dhe këmbënguli se analizat financiare për këto tre pasuri nuk ishin të sakta.

Komisioni ngre dyshime edhe për pronësinë e një automjeti tip “Volkswagaen” të blerë nga vëllai i bashkëshortes së subjektit në vlerën 6000 euro. Sipas KPK, nuk është provuar që kunati i Markut të ketë pasur mundësi financiare për blerjen e këtij mjeti.

Sevdari deklaroi se policat e sigurimit kanë qenë në emër të kunatit dhe se ka rezultuar që ai ka pasur mundësi për shlyerjen e shumës 6000 euro. “Nga provat hiqet çdo dyshim se mund të jetë pasuri e fshehur”, tha ajo.

Në përfundim, avokatja Sevdari tha se rezultatet e analizës financiare të KPK shtrembërohen nga dyshimet se kontrata e shitjes së apartamentit mund të ketë qenë fiktive. Sipas saj, nëse ky dyshim rrëzohet, atëherë analiza financiare del pozitive.

Ajo kërkoi administrimin e dokumenteve të dorëzuara si provë dhe kërkoi vlerësimin e tyre në unitet me provat e tjera. Gjithashtu, kërkoi edhe riçeljen e hetimit për dy kriteret e tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

KPK njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet më datë 5 korrik, ora 09:30./Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dritan marku dritan marku

Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Korrik 2021, 08:22

SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin, dy personat e plagosur në masa...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje