LIVE UPDATES
Ekonomi

Projekti, depozitat nëntokësore të gazit në Dumre afër fshatit Vlashuk, lidhja me TAP në Dimal

17 Gusht 2021, 07:07 Nga DOSJA
Projekti, depozitat nëntokësore të gazit në Dumre afër

BERAT- Kanë dalë në dritë detajet e para të projektit për depozitat nëntokësore të gazit në zonën e Dumresë që janë lakuar disa herë në deklarata nga ana e qeverisë.

Sipas dokumentit që është mbështetur me një grant nga EU Ipa II, Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor, zona e saktë ku do të vendoset depozita është në një zonë në lindje të fshatit Vlashuk, të njësisë bashkiake Kozare, Bashkisë Kuçovë në Qarkun e Beratit. Kjo zonë sipas raportit është pjesë e Dumresë, me depozitime kripore shkëmbore me shtresë shumë të trashë (formacioni kripor shkëmbor i Dumresë), ku do të zhvillohen kavernat nëntokësore.

Depozitat në vetvete do të përfshijnë pjesën kripore të poshtme si dhe impiante në pjesën e sipërme që do të sigurojnë funksionimin.

“DNG Dumrea do të përfshijë stacionin e gazit, stacionin e matjeve, nënstacionin elektrik, zonën e pusit VL-1, zonën e pusit VL-2, stacionin e pompave për marrjen e ujit, tubacionet mbledhëse të gazit dhe korridoret e ujërave të ëmbla dhe të kripura, si dhe rrugët lidhëse që të çojnë në stacionin e gazit dhe zonat e puseve” sqaron raporti.

Këto depozita do të kenë edhe një lidhje me TAP nga ku do të merret gazi që do të transmetohet në to.

“Lidhja e DNG Dumrea me infrastrukturën e transportit të gazit u mendua të ishte lidhja me TAP-in (drejtimi jugor). Pika e lidhjes së tubacionit lidhës të DNG Dumrea do të sigurohet në ABV30, që është struktura ekzistuese (stacioni i valvulave të bllokimit) në tubacionin e TAP-it në zonën e Dimalit(Ura Vajgurore, Kuçovë). Gjatësia e tubacionit lidhës do të jetë afërsisht 14.5 km” vlerëson dokumenti.

I njëjti sqaron se sipas gjetjeve nga analiza e ofertës dhe kërkesës për gaz, për DNG-në është përcaktuar që sasia maksimale e injektimit të jetë 113.000 m3/orë dhe sasia maksimale e marrjes së gazit 190.000 m3/orë.

Depozita nëntokësore e gazit mundëson uljen e kostos së përgjithshme të furnizimit me gaz për konsumatorët fundorë nëpërmjet ofrimit të shërbimeve shtesë në tregjet e gazit, si fleksibiliteti i ofertës dhe kërkesës, dhe krijimi i mundësive përkatëse të tregtimit.

I gjithë gazi për konsum në të ardhmen në Shqipëri do të furnizohet nga Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP, i cili ka përfunduar dhe ka filluar operimin tregtar) dhe Gazsjellësi Adriatiko-Jonian (IAP). DNG Dumrea synon të përmirësojë dhe lehtësojë furnizimin me gaz në Shqipëri, dhe mundësisht në vendet e rajonit për të mbuluar pikun e kërkesave, për të balancuar ndryshimet sezonale dhe për të ndërlidhur furnizimin me gaz të vendeve të Ballkanit nga Lindja e Mesme dhe Rajoni i Kaspikut. Nëpërmjet lidhjes së DNG Dumrea në rrjetet rajonale të gazit, si TAP dhe IAP, Shqipëria mund të sigurojë struktura rajonale depozituese për vendet fqinje” nënvizon raporti.

Aktualisht në Shqipëri kalon gazsjellësi TAP i cili ka nisur operacionet tregtare që nga nëntori i vitit të shkuar ndërkohë që së fundmi qeveria ka deklaruar se do të avancohet edhe me projektin IAP që është një projekt rajonal që nis nga Shqipëria deri në Split të Kroacisë.

MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi depozitat nen tokesore te gazit tap depozitat nen tokesore te gazit tap

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit