Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ekonomia e vendit u rrit me 5.53% për qind në tremujorin e parë të vitit, teksa pritshmëritë janë për përshpejtim në tremujorin e dytë. Por Banka e Shqipërisë analizoi se rritja po mbështetet nga volumet e larta në sektorin e ndërtimit, teksa konsumi i popullatës po shfaq dobësi dhe ende është poshtë niveleve para-pandemike.
Konsumi i popullatës u rrit me vetëm 1.5% në tremujorin e parë, megjithatë, prirja e konsumatorëve për të shpenzuar mbetet e përmbajtur dhe poshtë nivelit të para-pandemisë, analizoi, Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të Politikes Monetare. Ekonomitë familjare kanë rritur shpenzimet për shërbime dhe mallra jo-ushqimore, në reflektim të uljes së pasigurive. Rritja e kredisë për individë, rritja e pagave dhe e të ardhurave në formën e remitancave kanë financuar rritjen e konsumit privat në tremujorin e parë.
Besimi konsumator ka ardhur gradualisht në përmirësim dhe ka mbështetur kryerjen e shpenzimeve. Megjithatë, niveli i këtij treguesi mbetet ende nën nivelin e para-pandemisë, duke evidentuar brishtësinë e gjallërimit të konsumit privat.
Bazuar në të dhëna të disponuara për tremujorin e dytë, konsumi privat ka vijuar prirjen rritëse. Si importi i mallrave për konsum ashtu dhe ai i makinave të importuara shënuan rritje të fortë në tremujorin e dytë.
Të dhëna nga vrojtimet e besimit tregojnë për rritje të besimit në sektorët e tregtisë dhe të shërbimeve, duke sugjeruar rritje të kërkesës konsumatorë për mallra dhe shërbime.
Të dhëna më të detajuara nga vrojtimi i konsumatorëve sugjerojnë se sjellja e konsumatorëve do të mbetet e kujdesshme.
Performanca e treguesit për blerjet e mëdha është përmirësuar gradualisht gjatë këtij viti, por vlerësimi i konsumatorëve për kursimet ende është në një prirje rritëse.
Kërkesa e brendshme u zgjerua me 4.8% në terma vjetorë në tremujorin e parë të vitit 2021, nga 4.0% një tremujor më parë. Ndikimi kryesor ka ardhur nga rritja vjetore e “Investimeve” me 21.1%, ecuri kjo dukshëm e përshpejtuar krahasuar me tremujorët e mëparshëm.
Në të njëjtën kohë, rritja e “Konsumit të popullatës” (1.5%) ishte lehtësisht e ngadalësuar krahasuar me tremujorin e mëparshëm (1.9%). Ndikime pozitive kanë ardhur edhe nga “Konsumi publik” i cili u rrit me 5.2% në terma vjetorë.
Marrë nga Monitor.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Pesha e administratës publike në ekonomi është rritur ndjeshëm në 15 vitet e fundit, duke eshndërruar atë ndër sektorët kryesor sidomos në pu...
TIRANË– Efekti i pandemisë në sektorin bankar shqiptar ka qenë relativisht i kufizuar, krahasuar me rajonet e tjera të Botës. Për vitin 2020 kthimi n...
TIRANË– Pas tërmetit të 26 nëntorit, ekspertët nisën verifikimin e dëmeve që pësuan pallatet për të vlerësuar nëse ishin ose jo të banueshme. Për një...
Temperaturat e larta të ditëve të fundit duket se do ti shërbejnë zgjatjes së periudhës së pushimeve në plazhin e Durrësit. Familjarët që japin dhoma me qira nd...
Shqiptarët kanë përqindjen më të madhe të popullsisë që nuk preferon të konsumojë prodhime vendase, por në vend të tyre produkte nga vende të tjera.Sipas anketë...
Banka e Shqipërisë parashikon qe ekonomia e vendit do të rritet në 3-mujorin e dytë te këtij viti me ritme më të shpejta se në të parin, ku sipas të dhënave zyr...
Shqipëria u rendit në mesin e vendeve e normën të lartë të popullsisë në moshë në punë që nuk aktivizohet në forcën e punës.Sipas përllogaritjeve të INSTAT në v...
Nëse do të blesh sot një apartament, në çfarëdo zone të Tiranës, duhet të mendohesh mirë. Çmimet janë shumë më të shtrenjta sesa një dekadë më par...
BERLIN– Kompania e njohur Adidas njoftoi se ka arritur një marrëveshje për shitjen e filialit amerikan “Reebok”.Sipas mediave të huaja, transaksioni është bërë ...
Në zonat bregdetare javën e fundit janë shtuar rastet me viroza, që prekin më së shumti të vegjlit.Në qendrën shëndetësore të Velipojës gjatë muajit gusht kanë ...