LIVE UPDATES
Aktualitet

Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave te Bregu i Lumit, INUV tërhiqet pas 3 orë përplasje (VD)

8 Prill 2019, 08:25 Nga DOSJA
Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave te Bregu i Lumit, INUV

TIRANE- Ditën e sotme policia dhe INUV-kanë mbërritur në zonën e Bulevardit të Ri, për të shembur 7 banesa të kësaj zone, në kuadër të projektit.

Banorët e prekur kanë kundërshtuar për gati tre orë shembjen e shtëpive të tyre, duke u shprehur se pronarët e banesave që janë shembur deri më tani nuk kanë marrë asnjë lloj dëmshpërblimi.

Protestuesit të cilët kanë dalë me shkopinj dhe gurë, janë përplasur me policinë. Një gruaje i ra të fikët, kurse një tjetër, akuzoi policinë ta ketë dhunuar me shkop gome.

Në mbështetje të banorëve ka qenë edhe ish-deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu. Pas shumë kundërshtimesh INUV-I dhe forcat policore janë tërheuqr duke anuluar shembjen e shtëpive për ditën e sotme.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Ora 14:00- Policia dhe INUV tërhiqen, nuk prishen sot banesat

Pas disa orësh përplasje mes baltës dhe shiut, Policia dhe INUV janë tërhequr nga nga shembja e Baneseva tek Bregu i Lumit. Tërheqja e Policisë, Forcave Speciale, Shqiponjave, ka ardhur gati 3 orë pas një përplasjeje, pasi banorët që bllokuan fadromat.

Ora 14:00- U ra të fikët dhe u dhunuan, gratë: Policia nga goditi me shkopinj gome

Gratë të cilat protestuan ditën e sotme kundër shembjes së banesave të tyre në Bulevardi e Ri janë shprehur se janë rrahur me shkopinj gome.

Më kanë gjuajtur dy polica me shkopinj gome, dola për shtëpinë time, në mbrojtje, më kanë rrëzuar policët. Ka një vendim për dëmshpërblim po nuk kemi marrë asgjë,”- tha njëra prej tyre.

Ora 12:29- Prishja e banesave te Bregu i Lumit/ Banorët iu venë zjarrin gomave mbi tarraca, shfaqen me shkopinj në duar

Duam shtëpitë tona, shtëpitë tona u mbrojmë me gjak.” Këto janë disa nga thirrjet e banorëve te protesta te “Bulevardi i Ri” dhe  sipër tarracave të banesave të tyre banorët janë duke djegur goma. Deri më tani janë te tarraca të cilave iu është flaka nga banorët të cilët shfaqen me gurë dhe shkopinj në duar.

Ora 12:03-Protesta te Bulevardi i Ri/ Banori: S’na duhet as PD e as LSI, kemi hequr bukën për këto shtëpi 

Një nga banorët e pranishëm në protestën e Bulevardit të Ri ka thënë se protesta e tyre është e depolitizuar. Banori ka thënë se banorët janë kundër PD dhe LSI, pasi janë të interesuar vetëm për shtëpitë e tyre.

Ora 11:50Protesta te Bulevardi i ri/ Banorët me gurë dhe tjegulla në duar mbi çati: Mos u afroni (VD)

Banorët dhe Policia Bashkiake vazhdojnë të debatojnë dhe të përplasen në protestën që po zhvillohet tek Bulevardi i Ri. Disa prej banorëve kanë hipur mbi çati dhe në duar kanë gurë dhe tjegulla. Ata kanë paralajmëruar që policia të mos afrohet në të kundër do të qëllojnë me gurë.

Ora 11:45- Përplasje mes banorëve dhe policisë Bashkiake te Bulevardi i ri 

Vazhdon të jetë e tensionuar situata mes banorëve dhe policisë Bashkiake tek Bulevardi i Ri. Janë 7 banesa që priteshin që të shembeshin ditën e sotme, ndërkohë që banorët janë përplasur me policinë bashkiake. 

Ora 11: 39:  Protesta e Bulevardi i ri/ Fadroma shkon te banesa, banorja: Do t’i vrasim, s’ka rrugë tjetër

Banorët janë duke hedhur gurë në drejtim të Policisë dhe janë duke goditur me shkopinj. Banorët janë duke kundërshtuar prishjen e banesave dhe shprehet se nuk do të lejojnë që të proshen.

Ora 11:28:Protesta te Bulevardi i ri/ Gruaja ndihet keq, e bija shkrehet në të qara: S’do vdesësh ti ma se do Lali Eri

Janë 7 banesa që pritet të prisheshin ditën e sotme, nga IKMT dhe Policia Bashkiake. IKMT dhe Policia kanë hasur në rezistencën e banorëve që nuk pranojnë t’ju prishen shtëpitë.

ORA 11:20:  Prishja e banesave te Bregu i Lumit/ Banores i bie të fikët, klithma e të bijës: Oj nanë, dua të të shoh

Një banore e zonës i ka rënë të fikët pasi nuk pranon vendimin e prishjes së banesës së saj. Në momentin që gruaja humbi ndjenjat,  vajza e saj adoleshente filloi të qajë dhe bërtiste: “Oj nanë, ik se dua të shoh mamin, më lini”. Në protestë nuk është pranishme një autoambulancë dhe gruaja është ndihmuar nga banorët e zonës.

Ora 10:00- Protesta te Bulevardi i Ri, banori flet për Dosja.al: Do rezitojmë

Një nga banorët që jeton te Bregu i Lumit, ka folur për Dosja.al lidhur me situatën e krijuar sot në këtë zonë, ku banorët kundërshtojnë shembjen e shtëpive të tyre.  Ai ka treguar se ka përplasje mes banorëve dhe policisë dhe banorët janë të pajisur me gurë dhe shkopinj. “Unë jam banor i Bregut të Lumit. Këtu ka ardhur Policia tani për të na prishur shtëpitë.Ka një numër të madh punonjësish policie këtu. Njerëzit kanë dalë të gjithë në rrugë me mjete mbrojtëse. Tani nuk e di sesi do të vejë puna, ne do të rezistojmë. Tani ka ardhur policia dhe ka përplasje mes banorëve dhe policëve. Ne jemi të pajisur me gurë dhe shkopinj dhe do të bëjmë rezistencë. Jo nuk na kanë dhënë asnjë shpjegim nga bashkia,as dëmshpërblime”, u shpreh një nga banorët për Dosja.al.

(F.G.J.V/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e bregut të lumit protestë banorët e shkopinj dhe gurë prishja e banesave te bregu i lumit protesta te bulevardi i ri banorët e bregut të lumit protestë banorët e shkopinj dhe gurë prishja e banesave te bregu i lumit protesta te bulevardi i ri

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari